E panjohura e 14 shtatorit ‘98: Zhdukja e dosjes dhe “asgjësimi” i prokurorëve që do arrestonin organizatorët

15 Shtator 2017, 09:42Politika TEMA
E panjohura e 14 shtatorit ‘98: Zhdukja e dosjes dhe

14 shtatori ’98 ka hyrë në historinë e politikës së pas ’90-ës në Shqipëri, si ndër ngjarjet më të rënda. Pasojë e vrasjes së deputetit Azem Hajdari, ajo shërbyu dhe si një shfrim i demokratëve për pushtetin e humbur një vitë më parë, nga revoltat e ’97-ës me shkak firmat piramidale.

Mazhoranca e kohës e skanoi dhe më pas e cilësoi si grusht shteti, pasi për disa orë disa institucione të sulmuara me armë, pothuajse ranë në duart e militantëve demokratë.

Dhe ishte ndërhyrja e fortë e Perëndimit, ajo që bëri të mundur tërheqjen e turmave nga zyrat e Kuvendit, Kryeministria dhe RTSH-ja, për fat pa patur të vrarë, por me dëme materiale të jashtëzakonshme, përfshirë dhe vrimat e plumbave në muret e selisë qeveritare, të cilat Ben Blushi, si zëdhënës i Nanos, ia servirte medias me shumë pasion politik.

Për pasojë, Sali Berishës iu hoq imuniteti në mënyrë të rrufeshme, në një mbledhje emergjente të Parlamentit që nuk mblidhej dot në sallën e shkatërruar të tij por në selinë e kryesisë, nga frika e një sulmi nga njerëz të armatosur që ishin pranë në selinë e PD-së.

Po ashtu u hapën tre dosje penale ndaj personave të implikuan. U arrestuan edhe disa njerëz të njohur si kryetar i Legalitetit, Ekrem Spahia; Sali Shehu, thjesht militantë PD-je e më pas deputet; e gjithashtu Shemsi Premçi, sot Drejtor i Emergjencave Civile ai aset i së majtës, që në atë kohë ishte porsi Shehu  thjesht një militant demokrat, duke qenë njëherësh ish-oficer i lartë policie etj.

Në Prokurorinë e Përgjithshme që drejtohej nga Arben Rakipi, u ngrit një grup i posaçëm prokurorësh që drejtoheshin në atë kohë nga Nasip Naço, sot deputet i LSI-së në Parlament.

Por akuza për organizatorët u shua dalëngadalë, pikërisht pas një negocimi të atëhershëm të ambasadorit amerikan në Tiranë, Robert Froëick me liderin e opozitës Sali Berisha, për ta bindur këtë të fundit që të dëshmonte zyrtarisht pranë një prokurori ndërkombëtar që këshillonte porkurorinë shqiptare për vrasjen e Azem Hajdarit.

Ngritja e grupit “Hajdari” në Prokurorinë e Përgjithshme eleminoi si pa zhurmë grupin e prokurorëve të 14 shtatorit.

Por nga viti në vit, ky grup prokurorësh u larguan dhe tashmë ata janë degdisur larg institucionit të akuzës, kryesisht gjatë qeverisjes së PD-së në vitiet 2005-2013.

Politika bëri me qetësi punën e saj për ta çmontuar grupin.

Ilir Meta, kur ishte kryeministër emëroi një nga prokurorët kryesorë të 14 shtatorit, Bujar Himçin si zv.ministër të Brendshëm, i cili pas një makinacioni politik u arrestua dhe u dënua së bashku me numrin dy të Policisë Shqiptare, Veli Myftari, për t’u bërë “viktima të luftës ndaj peshqve të mëdhenj” që kërkonte BE.

Por më vonë u mësua se akuza ndaj tyre për skandalin e pasaportave ishte e montuar.

Nasip Naço e kuptoi herët se situata po degradonte dhe u largua nga Prokuroria duke iu afruar Ilir Metës, i cili në vitin 2009 kur iu desh të kandidonte në Tiranë për të marrë vota për LSI-në, i dorëzoi Nasip Naços “kështjellën” e tij, Skraparin.

Prokurorët e tjerë si Ylli Bedalli, që ishte një ndër juristët më të ndershëm shqiptarë u degdisën nga prokuroria me ndërhyrjen e politikës.

Ylli Bedalli për shembull, i cili tani është në prag të pensionit, është një ndër prokurorët model në vend dhe mjaft të rrallë në Shqipëri që ka jetuar të gjithë jetën vetëm me rrogë. Ai është një rast “arkeologjik” në drejtësinë shqiptare të mbushur me njerëz të pasur që ecin me makina të shtrenjta, jetojnë në shtëpi të mëdha, fëmijët i kanë shkolluar në Perëndim dhe jetojnë në luks.

Pra të gjithë prokurorët e 14 shtatorit u larguan dhe dosja juridike e cila ka shumë rëndësi sepse si e tillë mund të rifillojë, nuk dihet se ku është.

Kjo sepse kryeprokurorët Arben Rakipi, Theodhori Sollaku, Ina Rama e në fund Adriatik Llalla, sido që kanë pasur vetitë e tyre ndoshta edhe guxime në raste të caktuara, ishin gjithsesi pjesë e politikës dhe bënë kompromise të mëdha me të.

Rasti i14 shtatorit ka brenda dy ngjarje: vrasjen e Azem Hajdarit dhe më pas sulmin e armatosur ndaj qeverisë.

Për të parën janë dënuar disa persona që nuk kanë qëlluar direkt ndaj deputetit të PD-së, ku më kryesori është Jaho Mulosmani.  Por Flamur Haklaj që ishte një ndër ekzekutorët u vra. Ndërsa ai që dha urdhër që të vritet Azemi nuk u gjet asnjëhrë.

Ndërsa për kryengritjen e armatosur, edhe pse një nga pjesëmarrësit e saj, Izet Haxhia ish-truproja e Sali Berishës, ka shprehur me vullnet se është gati të bashkëpunojë me drejtësinë, asnjë nuk ka shkuar ta pyesë zyrtarisht.

Izet Haxhia është shumë aktiv në rrjetet sociale me analiza dhe kujtesa mbi ngjarjet që kanë ndodhur në vend. Ai jeton në ekzil në Turqi, pasi ka fituar gjyqin që të mos vijë në Shqipëri në vitin 2006, pasi sipas tij do të eleminohej nga shteti. (Tesheshi.com)

6 komente në “E panjohura e 14 shtatorit ‘98: Zhdukja e dosjes dhe “asgjësimi” i prokurorëve që do arrestonin organizatorët”

  1. bregdetari says:

    PA KALUAR NE SITEN E VETINGUT NGJARJET ME KAPITALE TE NDODHURA NE KETE VEND , QE NGA VRASJA E 2 PRILLIT E DERI NE NGJARJEN E FUNDIT QE KA NDODHUR E KU JANE PLEKSUR POLITIKANE E LIGJVENES , KANE LYER DUART ME GJAKUN E POPULLIT , JANE PASURUAR DUKE E VJEDHUR ATE NUK MUND TE FUTET SHQIPERIA E QETE , E PASTER NE RRUGEN DREJT ZHVILLIMIT DEMOKRATIK APO TI HAPEN DYERT E BE-se.
    POPULLI KA PRITUR DHE PRET , KA DURUAR DHE DURON KOHEN POR JO PABESINE.
    ME SHPRESE SE NE KOHEN E DUHUR DO TE VENDOSET DREJTESIA E SHTREMBERUAR DHE E MUNGUAR.

  2. fate says:

    Po Fatmir Mediu qe vajti menjehere ne TV dhe e pushtoi ate ( ka edhe foto per kete) perse nuk merret ne pyetje ose ne burg?

  3. spartak says:

    Katrahuren e vitit te zi ne 97-en dhe vrasjen e Azem hajdarit e ka bere kryekimineli,antishqipetari me i madh i ketij vendi,SALI BERISHA.Ai vrau Azemin per te justifiuar grushtin e shtetit,per te rrezuar qeverine e ligjeshme te socialistev,me Fatos Nanonsi kryetar qeverie.I gjithe populli shpreson,qe te vije nje dite,per te gjitha keto te zeza qe i ka ber Saliu te jap llogari,dhe denimin e merituat me varje ne litar,ose me burgim te perjtshem.Nqs nuk behet kjo,eshte e kot reforma ne drejtesi,dhe vetingu etj.

  4. Agım kraja says:

    ALPINI.
    NE PUSHTIMIN E RTSH.PERVEC FATMIR MEDIUT KA QENE DHE KA MBAJTUR FJALIM EDHE ZV MINISTRJA E ARSIMIT NORA MALAJ.PO ME KETE CFARE U BE APO U BE ZV.MINISTRE E ARSIMIT. PRA NUK JU FUT FERR NE KEMBE DHE STREH PER KETO KRIMINELA ESHTE BERE LSI SI ME NACON DHE ME NOREN. TE PAKTEN KETO QE JANE EDHE DREJTUES SI NE PARTI DHE NE QEVERI.

  5. Ju te temes mos i seleksiononi komentet.Na i shkruani dhe na thoni te mos ju shkruajm me.mos ja ulni vlerat e gazetes tema.

  6. shqip says:

    ” Per nji viç m’zu nata jashte ” . Kjo lloj specie nuk eshte kompatibel me nocionin shtet . Keta te vene flaken . Mjafton ti manipulosh e ti shtysh drejt zjarrit , ata i ke gati . Rasti i fundit ishte kur ju sulen bunArt-it . Dhe 2B rrinin e sodisnin zjarrin e gomave qe digjeshin mes Tiranes .Kafshe eshte pak tu thush .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje