BE, Fleckenstein: Shqipëria i plotësoi kushtet, të hapen negociatat

14 Shtator 2017, 19:20Politika TEMA

“Shqipëria i ka plotësuar kushtet, ndaj Bashkimi Europian duhet të hapë negociatat” Thirrja vjen nga eurodeputeti dhe raportuesi Knut Fleckenstein, në një intervistë dhënë për Klan Plus

Sipas Fleckenstein, Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vëna nga BE që kanë të bëjnë me reformën në Drejtësi, nisjen e procesit të Vettingut si dhe zgjedhjet e 25 Qershorit.

Eurodeputeti thekson se kjo nuk është një kërkesë vetëm e tij, por e një pjese të rëndësishme të Parlamentit Europian, ndërsa shton se tashmë BE-ja duhet të veprojë.

Nuk duhet të vendosen më kushte penguese. Deklarata e sotme e Presidentit Juncker nuk është ndonjë lajm i madh! Në të gjithë e dinim se në këto pesë vite nuk do të ketë anëtarësime të reja.

Gjithsesi negociatat duhet të vijojnë, madje duhet të nxitojmë pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane. Me Shqipërinë duhet të nisim sa me shpejt negociatat”.

Ju keni kërkuar publikisht nga Komisioni Evropian datën zyrtare të fillimit të negociatave. Cili është qëndrimi i tyre?

“Ata nuk më kanë dhënë datë konkrete. Jo veten unë por edhe parlamenti evropian kërkon që komisioni të veprojë tashme.

Kishim kërkuar të niste reforma në gjyqësor, Vettingu, zgjedhjet që u realizuan mirë. Pra siç e shihni janë realizuar kushtet paraprake.

Çështjet më themelore mund të trajtohen gjatë negociatave, por nuk mund të shtojmë çështje të tjera penguese në këtë moment”

3 komente në “BE, Fleckenstein: Shqipëria i plotësoi kushtet, të hapen negociatat”

  1. DETARI [email protected] says:

    bravo Edi Rames dhe ekipit te tij !

    shqiptaret meritojne nji jete me te mire.

  2. tfgs1 says:

    birazeret turq kane” plotesuar” kushtet ketu e 40vjt,por akoma i pret pas dere ”i gjati” evropian……….

  3. Kuq e zi says:

    Kurre… mos hapen pa dhene pelqimin ne
    Nuk i keni lexuar letrat qe ju kemi derguar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje