Rama zbulon datën dhe vendin: Ja kur zhvillohen dy mbledhjet me qeverinë e Kosovës

14 Shtator 2017, 18:52Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ashtu si katër vite më parë ku zhvilloi mbledhje të përbashkëta me qeverinë e Kosovës, vijon ta ndjekë këtë shembull edhe në mandatin e dytë.

Përmes një postimi në Twitter Rama konfirmon edhe datat kur do të zhvillohen mbledhjet e ardhshme të dy qeverive.

MBLEDHJA E PARE E DY QEVERIVE

Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive të dy shteteve shqiptare në Ballkan, Shqipërisë dhe Kosovës u zhvillua në Prizren më 11 janar 2014.

Kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi e cilësuan atë si fillimin e një faze të re. Pika kryesore e këtij takimi ishte ngritja e një fondi për Luginën e Preshevës.

Paratë e këtij fondi shkuan për ndërtimin e një materniteti dhe një shkolle në Preshevë.

Ndonëse e parashikuar të zhvillohej në muajin nëntor të vitit 2014, për shkak të zgjedhjeve lokale në Kosovë mbledhja u shty.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje