Këshilltari shpërthen ndaj Bashës: Në “partinë e lirisë” ndalohet të mendosh….

14 Shtator 2017, 19:11Politika TEMA

Largimi nga puna i dy prej punonjëseve të Partisë Demokratike, Genta Boksit dhe Estela Konduras përkatësisht prej 21 vitesh dhe 8 vitesh në këtë forcë politike ka sjellë reagimin e dhjetra demokratëve të thjeshtë e jo vetëm.

Një ndër reagimet e para ishte dhe ai i këshilltarit të PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj i cili ndër të tjera shprehet se Genta dhe Estela kërkuar dorëheqjen e Bashës pas disfatës së 25 qershorit.

“Ne “partine e lirise” ndalohet te mendosh….”,-shkruan Topollaj, i cili vijon: “Basha ka hequr nga puna Genten dhe Estelen respektivisht si keshilltare prej 21 vitesh dhe asistente prej 8 vitesh te grupit parlamentar te PD ne Kuvendin e Shqiperise.

Kjo sepse Genta dhe Estela kerkuan per te miren e PD doreheqjen e Bashes pas disfates se 25 qershorit.

Sa keq per militantet e PD, sa keq per PD. Kjo tregon qe asgje ska ndryshuar.

PD sot ka me shume se kurre nevoje per ndihme”,- përfundon ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje