Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur këtë paradite për herë të parë nën drejtimin e presidentit Ilir Meta.
Pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim për mediat Presidenti dhe njëkohësisht kreu i KLD-së Ilir Meta foli për ligjin e vettingut.
“Besoj se këto do të bëhen publike, sepse diskutimet në KLD bëhen publike por ky është proces plot sfida dhe vullneti është maksimal për të bashkëpunuar me institiucionet e reja të vetingut dhe EURALIUS dhe OPDAT që asistojnë këtë proces”, tha z. Meta.
Në rend dite është përfshirë raporti mbi ndjekjen e detyrave që ndiqen nga gjykatat për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje.
Bëhet fjalë për rastin e gjyqtares së Shkodrës Fildez Hafizi, për të cilën KLD, me urdhër të presidentit Meta ka nisur një proçedurë verifikimi për vendimin e marrë më 28 prill 2016 nga Gjykata e Kavajës ndaj Fadil Kasemit.
Dhe bashkë me të do të shqyrtohet edhe kryerja e hetimit për proçedurat e lëshimit të urdhërit të mbrojtjes për një tjetër çështje të nxehtë, vrasjen e Liljana Rukajt, nënës së dy fëmijëve që u vra nga bashkëshorti i saj në dhjetor të vitit të shkuar.
Pas vrasjes së Fildez Hafizit nga bashkëshorti, Meta bëri publike disa nisma në cilësinë e kompetencave që i jep posti i rëndësishëm që mban, duke deklaruar se nuk do të japë amnisti për të dënuarit për vepra penale në marrëdhëniet familjare.
Likja prap me filma “ka vullnet”!!! Vetingu duhet te miratohet dhe pike….