Basha i kërkon Ramës votim dhe numërim elektronik për zgjedhjet e ardhshme

15 Shtator 2017, 16:50Politika TEMA

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka sqaroi se dy synimet për zgjedhjet ardhshme janë votimi dhe numërimi elektronik.

“Reforma zgjedhore do të jetë fokusi kryesor i PD dhe grupit parlamentar.

Menjëherë do bëjmë kërkesën për ngritjen e një komisoni ad hock për reformën zgjedhore, një komision i cili ndër të tjera do të ketë si pikë kryesore apo të rëndësishme votimin dhe numërimin elektronik”, tha Paloka për gazetarët.

Bashkëpunimi për reformën zgjedhore pas zgjedhjeve ishte një ndër pikat e marrëveshjes Rama-Basha në 17 maj.

Mbetet për t’u parë cilat do të jenë kërkesat e Edi Ramës për të arritur deri në konsensus mes palëve.

Deri tani, LSI është jashtë loje, njësoj si në marrëveshjen e 17 majit.

5 komente në “Basha i kërkon Ramës votim dhe numërim elektronik për zgjedhjet e ardhshme”

  1. Tropical says:

    Te gjitha demokracite perendimore po kthehen tek votimi me leter dhe laps pasi votimi elektronik eshte lehtesisht i manipulueshem nga hackersat. Nqs Rama pranon votim e numerim elektronik ka pranuar qe Vladimir Putin te vendose kush i fiton zgjedhjet shqiptare.

  2. avduli qe ta nguli says:

    MIRE e keni po si do justifikoni humbjen pastaj

  3. sal says:

    Per 4 vjet kush e di se c’behet: ” gomari o izoti”
    Po edhe Basha e ka per show, jo “prej verteti”.

  4. petrit says:

    O Bashe Mavrija ! nuk ta ka fajin votimi elektronik por ” Ligjerimi yt i peshtirosur , i pavertete , i neveritshem ,kercenues , fallco , ai qe nuk ze vend ne mendjet dhe zemrat e njerzve ! mos shkeputja nga BERISHIZMI , hedhja e baltes per cdo gje , qendrimi i mos bindjes ndaj nderkombetareve , vreri qe nxier kur takon te huajt ,te ka bere te pabesueshem ne popull ! meresh me ceshtjet e dites se nuk ke vizjon qeverises .Besimi ne popull nuk krijohet kur ti shan per cdo gje , kritikon pa vend cdo gje nuk je bashkepunues , Me nje fjale je i deshtuar , Nuk ke shance as per zgjedhjet e ardhshme .

  5. LORA says:

    Trupa shqiptare zgjedhese eshte aq e limituar saqe edhe ne zgjedhjet e para pluraliste te 31 marsit 1991 rezultati doli per nje nate,me nje prill,,,,,pikerisht atehere kur nuk ekzistonte infrastuktura kompjuterike,,,por vetem me centralet e asaj kohe eshte arritur koha rekord (e 27 vjetve te fundit) e daljes se rezultatit te votimeve.
    Shpresat e shqup-it mbeten tek ruset ,per nderhyrjen e tyre ne tjetersimin e vullnetit te shumices se shqiptareve,,,,,,nese do te ligjerohet “votimi dhe numerimi elektronik”.
    Une si individ dua t’a shkruaj vullnetin tim zgjedhes me doren time,,,,jo me vullnetin e elektronikes se Putinit.Mjafton ,per tere Globin,fatkeqesia e zgjedhjeve presidenciale te nentorit 2016 ne USA per rrefuzimin e votimit dhe numerimit elektronik edhe ne vendin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje