E mbaj mend që kam shkruar për Agronin, me një dallim të vogël

15 Shtator 2017, 17:06Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Dje është shpërndarë një artikull i imi i disa viteve më parë, për Agron Shehajn biznesmen. Djali që erdhi në Shqipëri nga Italia dhe u bë i pasur me idenë e duhur. Disa më paskan sharë, disa kritikuar, disa mund të jenë edhe keqkuptuar se pse unë para disa vitesh ju kam thënë njihuni me Agronin biznesmen dhe sot kam shfaqur rezerva për Agronin politikan. Dikur kam thënë ky djali ka ditur si të bëjë lekë, sot kam mbajtur një qëndrim duke mos e miratuar mënyrën e tij të mbajtjes së fjalimit në Kuvend, i cili në fakt jo aq nga përmbajtja por nga interpretimi me kapadaillëk krijoi ilaritet në sallën e Parlamentit dhe më pas online!

Unë kam bërë profile pafund ne median e shkruar që prej vitit 2007 ,nga gazeta Shqip, Standard, Shqiptarja.com, Mapo dhe Dita. Rubrika Lunch u bë për hir të së vërtetës pa modesti e klikuar dhe e kërkuar. Kam shkruar për shumë personazhe të jetës shqiptare, biznesmenë, politikanë, artistë. Samir Mane, Ilir Meta apo Ndriçim Xhepa. Spartak Ngjela, Mustafa Nano (me të cilin kemi pasur edhe një replikë publike në atë kohë) Henri Çili, Erjon Braçe, Saimir Tahiri, Andi Bushati dhe për ambasadorë, amerikanë, europianë, asnjë arab!

Diku nga numrat e fundit të rubrikës sime Lunch që është përmbyllur në gazetën Mapo ka qenë edhe një për biznesmenin Agron Shehaj, për të cilin kam vetëm një peng se kur e rigjeta në kohë zgjedhjesh pashë që e kisha shkruar dobët. Ndodh! Gabriel Garcia Markez u përgjigj kur e pyetën se pse nuk po shkruante një roman, (gjatë një periudhe mungese): Do e shkruaja, sepse teknika nuk më mungon, por njerëzit e dinë gjithmonë kur nuk e vë zemrën.

Menjëherë pas shpalljes së listave të gjithë u turrën të flisnin për të parin e Vlorës dhe në tiranapost.al u kujdesa vetë bashkë me Geljanon, redaktorin, me të cilin bashkuam disa informacione nga unë dhe disa nga mediat italiane (Lajmi në link).

Pa paragjykuar siç bënë disa të tjerë me foton e tij me Erion Veliajn. Tek e fundit ishte një foto e bërë në një kohë apolitike, ai biznesmeni që priste në një kompani me mbi 2 mijë të rinj të punësuar ministrin e Punës. Ku qëndron e keqja këtu?! Aq më tepër kur vetë kryetari i Agronit kish foto si shok i ngushtë me kundërshtarin e tij Edi Rama.

Unë e kam njohur Agronin në 2013 dhe kemi pasur për disa muaj një bashkëpunim për PR, kryesisht për Call Center por edhe për atë si individ. Janë bërë disa materiale, një reportazh për të rinjtë që gjendet në Youtube, një artikull personal në rubrikën Lunch, një intervistë në emisionin pasdite në Top Channel (drejtohej në atë kohë nga Ulpiana Lamaj) dhe të gjitha këto kundrejt pagesës nga ana e biznesmenit.

Ku qëndron problemi këtu?! Jetojmë në shekullin e PR, reklamës, like-ve, ndjekësve apo followers-ave. Gazetarët në shumicë dërrmuese janë edhe njerëz PR-i! Alfred Lela sot kujdeset për imazhin e Agronit politikan. Unë dje jam paguar për Agronin biznesmen për të cilin do mendoja gjithmonë njëjtë. Sipërmarrës i zoti, i pasur dhe me ambicie. Tani nëse Erjon Braçes i teket të bëhet futbollist, pa asnjë dyshim të gjithë bashkë do qeshim me të! Dhe për ta mbyllur me aq sa e kam njohur në ato 4 apo 5 muaj bashkëpunimi, Agron Shehaj nuk është tipi që ka nevojë për avokatinë e Facebook. Po të më kërkonte sërish bashkëpunim do e këshilloja të ndryshonte stil! Po seç kam një bindje që e ka bërë miku im Lela tashmë!

Për të gjithë ata që më shkruajnë se pandehin që më paska thënë Alfred Lela sharabajkë do ju përgjigjem të hënën!
Për ata që kërkojnë fytyrën time nga një dritare ku fshehin të tyren, nuk jap dot këshilla, as me pagesë. Nuk janë punë e imja por e farmacistes.

23 komente në “E mbaj mend që kam shkruar për Agronin, me një dallim të vogël”

  1. adi says:

    Mira
    Je rasti me skandaloz i keqperdorimit te nje femre gazetare nga pushteti.
    Ajo qe bere me kete tipin ishte kurveri gazetareske dhe ke humbur cdo moral per te shkruar.
    Je per te ardhur keq moj vajze.

    1. kulla bjeshkve says:

      Respektoheni femren,,krtikojeni me kujdes dhe miresjellje edhe kur ajo bene gabime dhe faje.Ne rastin e femres shqiptare ,ne duhet te gezohemi qe ato flasin,shkruajne,edukojne,krijojne ,punojne ne sektoret me te veshtire dhe jane ne balle te rruges se gjate te demokratizimit te shoqerise se mykur shqiptare.

    2. era says:

      Mira ka te drejte

  2. Mona says:

    Ti je nje cope idiote. Surrati i beqareshes se hidhur shqiptare. Te doli boja. Shko harrohu ca kohe. Lekiste.

    1. Ematia says:

      Mona ne nje rresht koment ke shkruar 6 shprehje vulgare. Pa dashjen tende, urrejtja, egoizmi dhe paaftesia per te qene ne nivelin e Mires si gazetare dhe si femer, ka zbuluar zbrastesine dhe vulgaritetin tend.

  3. Ana says:

    Bravo Mira me pelqeve shume.

    1. Flamur says:

      Gazetarët i bëjnë reklamë biznesmenëve në vend që të shkruajnë të vërtetën! Domethënë paguhen për tu bërë qejfin. Këta që mendojnë e veprojnë kështu nuk janë gazetarë po kurva gazetarie!

  4. Fani says:

    Se mos shkruan perse bankat britanike refuzojne politikant shqiptare?! Apo nuk eshte interesant indeksi i korrupsionit per ty?!
    Ju jeni funderina, punoni me “material porositesi”.

  5. astrit berudi says:

    …. ma hoqi trrrrruuuuurin me keto zyzet kjo goca .

  6. Aseni says:

    Zonje, mos prit opinione te shendosha. Keta qe shkruajne me siper nuk Jane komentues apo njerez te ekuilibruar, po tifoz, shumica te verber e injorante.

  7. Zigur Qarri says:

    Ti justifikohesh,pra nuk pranon qe e ke menderosur,ky eshte rreagim jo i qytetruar.
    Nuk kishte aspak “kapadaillëk” ne fjalimin e Z.Agron Shehaj,perkundrazi,nje qytetrim te papare ndonjehere
    ne Parlament me rreagimin ndaj qeshjes se hienave.Ne raste te tilla kemi pare shpesh rreagim agresiv te
    Deputeteve,ndoshta ky ka qene edhe qellimi i provokimit.Pastaj,nuk ishte fjalimi i tij qe krijoi “ilaritet”,por
    e verteta e padegjuar me pare,qe ne pamundesi te kundershtohej,u mundua te perqeshej.Kete metode te
    depersonalizimit te intelektualeve e kan perdorur shpesh diktaturat.Perderisa askush nuk u perqendrua
    tek permbajtja e fjalimit(as edhe ti),por tek e siperfaqeshmja,tregon degradimin politik dhe intelektual te
    “elites”shqiptare.Gjithesesi,je keqperdorur nga pushteti,apo niveli yt intelektual eshte zerro,te dy rastet
    jan kundra teje.Ti u bere pal me te keqen,duke demtuar me patedrejte imazhin e nje politikani ne
    fillesen e karrerieres se tij.Ajo qe tha Z.Agron Shehaj ne Parlament,e erresonte çdo lloj interpretimi te
    dobet oratorik,por ti ne sinkronizim me te keqen,patë qimen dhe jo traun.

    1. fllad says:

      Te vjen keq nese jane te detyruar te perdoren nga pusht- etet, por kjo zonjushe duket qe vetofrohet me kenaqesi per te sherbyer ashtu si rendom ndodh ne baltovinen e medias shqiptare

  8. Jimi says:

    Ka edhe komentues qe nuk e pranojne dote arsyetimin e shendosh, (me skandaloze kur ka edhe kolege) dhe qe ne mungese te argumentit kalojne ne fyerje!? Jo ne te gjitha rastet fyerja eshte e justifikueshme, sidomos ajo vulgare dhe mbi te gjitha ndaj nje femre.

  9. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Kam lexuar me kenaqesi te gjithe artikujt e shkruar nga Mira dhe kam komentuar ne shume prej tyre. Edhe tani nuk kam ndryshuar mendim : Mira , ne shkrimet e saj eshte kurajoze dhe realiste, por edhe shume e sinqerte. Mua si lexues nuk me intereson asgje me teper. Nuk me vjen mire kur lexoj disa komente kaq fyese e dengruese nga njerez anonime ,por te pamoralshem, te pakten nga ato qe shkruajne…

  10. tomori i beratit says:

    Mira eshte NUMURI NJE i gazetaris shqiptare. O njerez qe shani ashtu kuturu. Te kishte sa me shume gazetar si Mira vendi yne nuk do te ishte aq posht sa esht sot. Te arish e te shash a hedhesh balt mbi Mira Kazhanin eshte vertet nje çmenduri. Vazhdo me shkrimet e tua te shkelqyera o MIRA e mos degjo seç thone horrat lart e posht.

  11. BUJARI JU DEGJON says:

    Mos ma shani Miren,mor muter!…

  12. Toni says:

    Po sa po e zgjat moj shoqe….
    E ca do te thuash ti tani(se nuk kisha nerva ta lexoja deri ne fund)…

  13. Mirakatunare says:

    Kur Karon klasen me kastravec dhe behesh gazetare duke nderruar kastravecat dhe artikulli do jete one kastravec one kungull.

  14. nguleni ne koke o t..,,nuk ejohet, si individ te pasurohesh ne shoqeri shtet . nuk di, ne e ka thene ndonje formacion akademik ne bote, kete aksiom, perveç komunizmit . por kjo dhe vetem kJo aksiom ..kompletizon, llogjiken sociale te ekonomise . se nuk mund te vesh pasuri, lek, mireqenje, o ç’a dreqin mund te thuash . se kudo te vesh dore, per t’u pasuruar, ke vene dore ne pasuri natyrore, qe i perket gjithe komunitetit . dhe ti s’mund te veprosh pa lejen e tjetrit, shprehur ne forme ligjesh kushtetuese . por ligjet ne bote, por sidomos ne shqiperi, u bene nga godot dhe godoja, qe thoshte se njerezit e ndritur dhe te “ndershem” jane fisniket, bejleret e pashallaret, e tipit ali pashe tepelena dhe sejmenet e tij, kujton se demokraci eshte, t’i futesh natyres, ku te teket, kur te teket e si te teket . te maresh prej saj ç’te mundesh, ne syte e anetareve te tjere te komunitetit, qe shikojne duke pritur, te kete hapsira veprimi per te gjithe dhe ne barazi ligjore te plote per sejcilin, siç paralajmerojne te gjitha preambulat e kushtetutave demokratike . por “biznesmeni” paguan takse, thote “kostitucionalisti”, “godo”. ..paguan, por jo takse progresive, qe s’do t’a lejonte te behej oligark dhe te nderpriste mundesine e qytetarit tjeter, per t’u mare me biznes . a kane tru GODOT, te kuptojne kete llogjike, socialo-ekonomike, apo duhen fshire me ruspe demokratike, nga faqja e dheut???!!!

  15. lato says:

    Po pse moj katundare Burreli,kush ta vershelle ty?Kush i lexon pacavuret e tua?Ngordhi Sonila Meco nga Kucova,mbiu si miza ne mut mira kazani nga katunet e Burrelit,dhe ec te hapesh gazeten me keto shore katunare.Paska zbuluar kjo nje torollak,qe u dhi gazit parlamenti,sikur ka zbulu Ameriken!

  16. pilo lala says:

    Vetem idjotet me kryeidjot A. Lelen mund te shajne kete gazetare kaq kyrajoze. Por them se do te ishte ne nderin e kombit te kishim vajza te tilla. Vazhdo ounen bije, se njerzit te kuptojne e te duan.

  17. demo says:

    O zot,cfare portreti,o zot !Cfare ka me teper Kardashiani se Kazhani,pervec butheve si trasta.

  18. Iris says:

    Nuk e kuptova permendjen e faktit qe nuk paskeni intervistuar asnje ambasador arab, si dhe pikecuditjen qe e shoqeron. Nuk e kuptova as tonin pretencioz dhe ekzigjencat ndaj fjales se Agim Shehajt ne parlament. Nga te gjitha poshtersirat qe fliten e behen cdo dite ne ate kuvend te padenje, nga te gjitha ato te verteta te pathena qe Shehaj tha, toni i tij ju qenka dukur me i rendesishmi per t’u permendur?
    Kjo me kujton goxha traditen e nje kohe kur i benin njerezit per dy leke, per mungese konformiteti (kishin floket paksa me te gjata se rregullorja psh…).
    Zhgenjyese, Kazhani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje