VIDEO/ Kapet i forti i Bulqizës, përplas makinat e Policisë gjatë arrestimit

15 Shtator 2017, 18:13Politika TEMA

Policia e Dibrës ka kryer një operacion ditën e sotme për kapjen e një personi të cilësuar të rrezikshëm, i cili lëvizte i armatosur.

Ai është Besmir Sula (Zeneli), 31 vjeç.

Zeneli gjatë përpjekjes së parë të Policisë për ta arrestuar ka tentuar të largohet duke përplasur automjetet e policisë. Mirëpo ai është neutralizuar disa minuta më vonë.

Njoftimi i policisë

Në zbatim  të Planit Operacional “Vjeshtë 2017” , për kapjen e personave në kërkim , të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo që janë kthyer në shqetësim për komunitetin, nisur edhe nga shqetësimet e banorëve të zonës së Zerqanit, Bulqizë se një shtetas qarkullon me armë dhe është kthyer  në shqetesim për banorët, Efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim  me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Zerqani”.

Bazuar edhe mbi informacionet e marra në rrugë operative se shtetasi  Besmir Sula (Zeneli), 31 vjeç, banues në Tiranë, po qarkullonte me një automjet “Land Rover”, me targa false, Tr 95 65 P,  në dalje të qytetit Bulqizë , në zonën e quajtur ‘Pishat’,  kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit me të cilin udhëtonte ky shtetas si dhe kapjen e arrestimin e tij.

Ky shtetas në momentin që ka parë forcat e policisë, ka tentuar të largohet duke goditur makinën e  Policisë ku ka vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë.

Reagimi profesional dhe i guximshëm i punonjësve të policisë ka bërë që makina tjetër e policisë ti bllokojë rrugën duke bërë të mundur arrestimin e tij.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 10  fishek pistolete.

Shtetasi Besmir Sula (Zeneli), qëndronte i fshehur në një banesë të gjyshes së tij, në Zerqan , dhe në bazë të informacioneve policore kishte aksione në një fabrikë të pasurimit të kromit në Ternovë  të njësisë adminsitrative Zerqan Bulqizë.

Ky person ishte i shpallur në kërkim  nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” & “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pasi:

Më datë 06.05.2017, Besmir Sula (Zeneli), shpallet në kërkim, pasi me datë 04.05.2017 në Rrugën “Kongresi i Manastirit”, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. R., ku nga veprimet e para  hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi Besmir Sula (Zeneli). Vepra penale: “Vrasje me paramendim mbetur në tentativë” & “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armëve luftarake”, parashikuar nga neni 78, 278/2 dhe 22 të K.Penal.

Shtetasi i lartpërmendur do ti dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë për  veprime të mëtejshme, ku krahas veprave për të cilat është shpallur në kërkim do të procedohet edhe për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë si dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.


d68fcb8d-189f-4fa4-b975-3bd4ccbf7699 (1) by e-d21

2 komente në “VIDEO/ Kapet i forti i Bulqizës, përplas makinat e Policisë gjatë arrestimit”

  1. Destani says:

    Te poshtrit, pse e fsheh policija qe e kane dhunuar seksualisht ne menyre brutal tre police ne darken e arrestimit?

  2. tomorri says:

    Celsat e biruces ne det dhe kjo merr fund dhe populli i thjeshte shpeton nje here dhe mire.Ndryshje vazhdoni avazin e mukes.Kreminele 40 vjeçare dhe poshte qe sote ka me shumice ne tere vendin duhet te zhduken pa meshire o ligjerishte ose me vetegjyqesi se ndryshje nuk po i behet dermani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje