Sabiah Kasimati
“Dosja” e Sabiha Kasimatit dhe skema e dënimit të 22 martirëve
Nga Kastriot Dervishi
Dosja hetimore-gjyqësore në ngarkim të grupit të supozuar të hedhjes së dinamitit në legatën sovjetike është bërë publike qysh në vitin 1992. Madje është botuar disa libra me autorë të ndryshëm e janë bërë disa dokumentarë. Ajo nuk është dosje agjenturiale operative, (sepse të gjithë personat që u listuan apo u ekzekutuan e kanë pasur dosjen në ngarkim), por një dosje e sajuar në mënyrë shumë primitive pas ekzekutimit të martirëve. Dosjet formulare të personave që u implikuan në këtë histori, me një përjashtim (edhe ky rast nuk ka informacion konkret, përveçse datës së ekzekutimit) janë asgjësuar në vitet ’50. Kësisoj historitë që lidhen me ekzekutimin e 22 personave mesnatën e 25-26 shkurtit 1951, domosdoshmërisht kërkohen në burime të tjera.
Dinamitin (gabimisht shumë thuhet “bombë”) e hodhi organizata Bashkimi Kombëtar e kryesuar nga Sejfulla Shima. U zgjodh ajo kohë atentati për t’i dhënë një goditje regjimit komunist në kohën kur në Tiranë organizoheshin aktivitete për nder të Ushtrisë së Kuqe.
Ora 19.30 të datës 19 shkurt 1951 Hysen Llulla dhe Qazim Laçi u nisën me biçikleta drejt legatës sovjetike në rrugën e Durrësit në Tiranë. Hyseni hodhi dinamitin me fitil 2 metra të gjatë, ndërsa Qazimi nuk mundi të hedhë gjë. Shpërthimin e kanë dëgjuar të dy kur ishin në lumin Lana. Zbulimi i këtij grupi u bë rastësisht pas dy javësh, vetëm sepse një anëtar i Bashkimit Kombëtar e tregoi ngjarjen në formë mburrjeje (po kjo është çështje tjetër) te një person tjetër.
Menjëherë pasi Byroja Politike vendosi mënyrën e veprimit si dhe dënimet me vdekje që do jepeshin, organet e punëve të brendshme në Tiranë nisën një valë arrestimesh me të cilat izoluan gjithë elementin antikomunist të menduar. Të arrestuarit për këtë ngjarje shkuan rreth 170 persona (lista unike kryesore), përfshi ata para ngjarjes që dyshoheshin për një veprim të datës 8 shkurt 1951, por nuk rezulton kurrkund të jetë i vërtetë. Historia e kësaj ngjarjeje nuk mund të njihet kurrsesi e veçantë, por e integruar me 170 personat e tjerë. Në këto arrestime mungonin pikërisht anëtarët e organizatës që hodhi dinamitin, gjë që tregoi mungesën e inteligjencies së organeve të Sigurimit dhe syleshtësinë tipike karakteristike të tyre. Organet e punëve të brendshme përpiluan tri lista nga kontingjentet “armike”. Duke menduar se patjetër armiku duhej të ishte këtu, u përzgjodhën për t’u pushkatuar 22 persona, ndërsa 2 të tjerë u ekzekutuan në një proces të mëvonshëm (jashtë tri listave, por pjesë e grupit prej 170 personash). Nga Instituti i Shkencave ishin përzgjedhur tre persona, njëra nga të cilët ishte shkencëtarja Sabiha Kasimati (dy të tjerët, me histori shumë interesante kaluan në procese gjyqësore të veçanta). Sabihaja u mor në pyetje nga shefi i seksionit të Degës së 2-të, Koli Shuke (me profesion rrobaqepës). Listat u përpiluan në këtë mënyrë:
A-Lista e parë, “agjentët e të huajve”
Dega e 1-rë (Zbulimi Politik) drejtuar nga Zoi Themeli (me profesion furrxhi) dhe Dega e 5-të (legatat e huaja) drejtuar nga Delo Balili përpiluan një lista të përbashkët me gjithsej 19 persona. Nga kjo listë u ekzekutuan: Tefik Shehu, Hekuran Troka, Lluka Rashkoviç, Haki Kodra, Thoma Katundi, Mehmet Ali Shkupi, Gjon Temali, Fadil Dizdari.
B-Lista e dytë, ballistët, legalistët, pronarët
Dega e 2-të Dega që drejtohej nga Niko Ceta (me profesion furrxhi) me zëvendës Rasim Dedjen (me profesion rrobaqepës) përpiloi një listë me gjithsej 10 persona. Nga kjo listë u ekzekutuan: Ali Qorraliu, Zyhdi Herri, Gafur Jegeni, Jonuz Kaceli, Sabiha Kasimati .
C-Lista e tretë, nëpunësit “sabotatorë”
Dega e 3-të (Mbrojtja e Ekonomisë Socialiste) që drejtohej nga Edip Çuçi (me profesion specialist djathi) përpiloi një listë me gjithsej 12 persona, kryesisht nëpunës në ministri apo ndërmarrje. Nga kjo listë u ekzekutuan: Pjerin Guraziu, Qemal Kasoruho, Anton Delhysa, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia.
TERRORISTET NE LITAR, si atehere si sot!
Ke te drejte. Edhe shteti shqiptar para Dhjetorit 1944 vepronte drejt kunder terrorosteve sllavo-komuniste.
Nuk ka patur “shtet shqiptar” nga 1939 – 1944 o BIR KURVE! Shqiperia ka qene nen pushtimin fashist dhe te gjithe ata qe “benin shtetarin’ ne ate kohe, ishin kolaboracioniste te fashizmit dhe ashtu si ne gjithe boten e pas Luftes moren denimin e merituar (dikush plimbin ballit e dikush burgun)!
Shteti fashist italo-gjerman do te thuash ? ? ?
Redaksise se gazetes TemA
Zoterinj, kohet e fundit jeni duke botuar shkrime te nje fare Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit te MPB. Nuk po flas per personin dhe personalitetin e ketij njeriu, por per shkrimet e tij. Z. Dervishi, si drejtor i ketij arkivi, ka patur detyra te tjera aty, dhe jo te vjedhe dokumente nga ky arkiv me qellim botimi. Sigurisht keto ndodhin se nuk ka shtet, dhe kur nuk ka shtet nuk ka as ligje qe mund te zbatohen.
Se pari, Z. Dervishi, duhet te ndiqet penalisht per vjedhje te dokumenteve arkivore;
Se dyti, Z. Dervishi duhet te ndiqet penalisht per publikim te dokumenteve te arkivit, ne nje kohe kur njerezit qe perfshihen ne shkrimet e tij sipas dokumenteve te arkivit, jane ende gjalle, dhe kjo bie ndesh me rregullat e klasifikimit te dokumenteve per persona fizik;
Se treti, edhe redaksia juaj, nga ana tjeter, duke publikuar dokumente te ketij lloji, behet bashkepunetore ne shkelje te ligjit. Kete e them per Gazeten tuaj, dhe jo per gazeta te tjera si Panorama, RD, Gazeta 55 etj., gazeta me orientim teresor politik dhe shume larg te vertetes.
Sigurisht, sic thoni edhe vete, mund te jene gazeta me e lexuar, por kjo nuk do te thote qe ju te beheni percjelles dhe bartes te paligjeshmerise.
Po sikur ne shkrimet e Z. Dervishi, te kete emra te implikuar nga te afermit e familjeve tuaja, s do t’i botonit keto shkrime?
Me shume respekt,
16 shtator, 2017
Per çfar shqetesohesh ti muzhik kriminel?
Pse i merr per te verteta ato qe mendon se jane te verteta?
Ne mesin e viteve 80 ,ne dyqanet e fruta -zarzavateve te Tiranes ,ne rafte binte ne sy nje zarzavat ose perim .Ishte i famshmi PRAS.Aq besnik ishte ne te qenit sistematikisht ne rafte sa populli i thonte me sarkazem….BESNIKU I PARTISE.
Dhe ju zoteri Besnik keni ngelur BESNIKU I PARTISE.
Nuk te ben pershtypje masakrimi i intelektualeve pa gjyq ,sa edhe vete nje pjese e kupoles komuniste dyzonte per ti pushkatuar pa gjyq ,por te beka pershtypje pse dalin emrat e persekutoreve ???
Ne Rumani ,komandantet e burgjeve dhe kampeve te punes dolen ne gjyq edhe mbas 27 viteve.Njeri prej tyre ishte 90 vjec.Ne Shqiperi edhe ca Byroiste qe i futen ne burg ,me ardhjen e PS ne pushtet be 97 ,u nxorren nga burgu dhe u demshperblyen me qendra miliona lek ????
Nje popull qe duron fuksat ,kalecat ,sigurimsat ,80 lekshat ti bejne akoma karshillik me arrogance perverse krenare ,eshte popull legen dhe pa dinjitet.
Shprehje qe nuk e harroj kurre ,eshte nje e Nexhmije Hoxhes ne nje interviste ne TV. …..edhe Enveri e donte demokracine ,por jo si kjo qe eshte sot.Ca ti thuash kurves plak qe del e flet si ti doje picka kanceroze.Po kjo demokraci moj kurve plak te thuash cmendon ,ndersa ai sistemi yt nuk te linte as te mendoje.Mendonte Partia per ne.
Keshtu qe shoku Besnik vazhdo i qete dhe mos e caj trapin se u hapen dosjet.Ky popull eshte legen dhe pa kod moral njerezor.Mos harro te futesh neser ne sqetull gazeten Dita ose Sot.Do shajne Salen dhe futi edhe nje kafe me shoket e idealit.Nuk ju pergjon njeri……o Prasi i Partise.
Populli shqiptar, terreni pjellor për kriminelë,spiunë, hajdutë, degjenerata, pamoralshëm, ziliqarë,inatçi,fudullë , mëndjemëdhej, servilë, sahanlëpirës, mercenarë,si dje edhe sot ,dhe gjithmonë.
Po po intelektualet w vendit si kasimati qe I thote hoxhes do ta besh vendin me teneqexhinj dhe kepucare te mbaruarit ne perendim paskan qene narciste nuk paskan patur aspak respekt per njerezit e punes sepse shoqeria eshte nje bashkesi produktoresh
Furrxhiu teneqexhiu,opingari,
Veshgomari te gjithe keshtu ishin atehere
Merr nga dhite e co Zabit.
Ky zotti dervish,hajdut arkivash,pse nuk ben publike dosjen gjyqesore te kasimatit?ta dimë perse eshte akuzuar dhe dënuar,cili eshte qëndrimi ne iTALI APO NE SHQIPERI gjate luftës antifashiste.Po pas lufte?Eshte dënuar si agjente e SIM-it italian,si agjente engleze Etj,etjApo eshte dënuar per temën e doktoratures,qe botoni.Nese eshte per kete te fundit,te pergjigjen kriminelet qe e kane vrare.Nese eshte per spiunazh,akte diversioni, hedhje bombash dhe te tjera akte te tipit terrorist,qofte edhe ndaj ambasadës armike ,atëherë ndryshon puna.Qartesoini gjerat,qe te dimë te mbajmë qëndrim.Sa per bukëpjekësit,bojaxhijte mekaniket shoferat bujqit,barijte qe u bene kuadro,shikoni çfarë shkollash kane mbaruar.Shkollat Ruse kane qene dhe janë edhe sot te kualifikuara ,me nivel shkencor si edhe ato te amerikes anglise frances italise polonise hungarise,etj.Jane këta “plebej qe bene shkence ne shqiperi se bashku me shume te tjerë qe kishin mbaruar ne perëndim dhe qe themeluan e lartësuan shkencën shqiptare,qe kualifikuan shkencetaret e brezit te sotëm.A me thoni dot emrin e nje akademiku qe nuk eshte produkt i asaj kohe’.Po te bazohesh edhe te dokumentat e cia-s ,rrisni vlerat e tyre .
Ore ish kalecat e sigurimit,po ju prandaj ju dekoroj enveri,se bete krime.
Sot pse ju djeg Dervishi ju ? qe ju nxjerr emrat ! Dje ishit krenare rrihnit
gjoksin kush kish vrare me shume “armiq”Pse sot duhet t’ju ruaj “sekretet” e arshives
Dervishi ? ! Akoma se kuptoni se arshivat s’jane me prone e juaj !
Koha e funderinanave enveriste ka mbaruar,sot nuk e beni me dot historine,
ajo ju ndjek nga mbrapa me fakte e dokumenta,packa qe ju(pergjegjesit) na nxirrni
maskat e”patriotizmit”duke pandehur se do mbuloni krimin.
Debil, faktet ( qe nxjerr edhe ky Dervishi) tregojne se halabakeria hengri plumbin bythes, se e meritonte. A kupton o idiot i lindur!? Vleresimi qe i beni ju funderrinat ketyre fakteve, eshte thjesht tjeter ceshtje dhe eshte gallate e madhe ne fakt ?