Rritet tensioni Uashington-Moskë, avionët rusë sulmojnë grupet ushtarake të mbështetura nga SHBA

16 Shtator 2017, 16:12Bota TEMA

Grupe ushtarake të mbështetura nga SHBA-ja, kanë thënë se janë sulmuar sot nga avionët rusë dhe forcat qeveritare siriane, në provincën kufitare të Sirisë, Deir al-Zour.

Sulmet kanë plagosur gjashtë luftëtarë nga Forcat Demokratike të Sirisë, njofton kështu Aleanca e përbërë me shumicë kurde dhe arabe, që lufton përkrah një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, mbështesin ofensiva të ndara në konfliktin e shumë-anshëm të Sirisë, me të dyja palët që përparojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në rajonin lindor, në kufi me Irakun.

Ndërsa, sulmet e ndara nga Qeveria siriane, të mbështetura nga Rusia dhe Forcat Demokratike të Sirisë, që mbështeten nga SHBA-ja kanë ngjallur frikën për përplasje që mund të përfundojnë në tensione midis të dyja fuqive botërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje