“Gjaku nuk bëhet ujë”, vajza e Topallit: Krenare për mbiemrin e nanës

17 Shtator 2017, 13:23Politika TEMA

Vajza e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli ka reaguar ashpër një ditë pas ceremonisë përkujtimore të Konferencës së Pezës dhe shfaqjen e portrerit të diktatorit Enver Hoxha.

Megi Topalli me nje shenim te gjate ne faqen e saj ne FB, duke shkruar se “gjaku nuk behet uje” ka nderuar kujtimin e kryetarit te Konferences, Ndoc Coba, ish minister i qeverise se Ismail Qemalit, kusheri i nenes se saj, i cili me pas vdiq i torturuar, e per te cilin dje gjate nderimeve nuk u tha asnje fjale.

Reagimi i Megi Topallit 

“Nje vend qe harron deshmoret e vet, komprometon te ardhmen e tij”.

Dje ishte pervjetori i Konferences se Pezes.Nje date qe meriton nderim. Ate dite te 16 shtatorit 1942 shqiptaret bashkuan perfaqesuesit e tyre pa dallim bindjesh idesh dhe krahinash per te luftuar okupatorin ne emer te Shqiperise dhe lirise. Qellimi i saj idealist u tradhetua shume shpejt. Kemi degjuar shpesh te thuhet se historine e shkruajne fitimtaret.Ne fakt ate e shkroi tirani me kalemxhinjte e tij, e tradhetoi dhe manipuloi ate.

Dje nostalgjiket e tij bij te tjetersimit dhe ideologjise e perkujtuan Enverin e tyre.Nje tjeter turp ne vargun e turpeve qe ndodhin cdo dite.

Askush nuk u kujtua per Kryetarin e Konferences se Pezes,ministrin e qeverise se Ismail Qemalit, per intelektualin patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Coba i cili pak vite me vone do te vdiste nen torturat e regjimit komunist.

Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partite sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndergjegjen e cila funksionon vec per retorike politike dhe interesa personale.

Por gjaku nuk behet uje.Kudo neper ngjarjet e medha te vendit tone Ndoc Coba shkelqen dhe mirnjohja e brezave eshte detyrim.Pardje rrenuan shtepine e Prek Calit heroit te rrezistences antikomuniste personazhit me te lavdishem te qendreses ne te gjithe lindjen komuniste.Por dua tju kujtoj te gjitheve fjalet e filozofit At Gjon Shllaku nje tjeter martiri te lirise.Nje vend qe harron deshmoret e vet kompromenton te ardhmen e tij.

Personalisht jam krenare qe mbiemri i nanes sime eshte Coba. Nderim per Ndoc Coben,nderim per te gjithe ata burra e gra qe e deshen Shqiperine pa interes per te cilen dhane jeten duke na lene pas modelin sublim te idealizmit qe nuk shitet nuk blihet nuk korruptohet

5 komente në ““Gjaku nuk bëhet ujë”, vajza e Topallit: Krenare për mbiemrin e nanës”

  1. nord.al says:

    Po moj zemra jeme, ashtu asht, por as nana jote kur ishte ne pushtet nuk u kujtua asnjihere per Ndoc Coben e nacionalistet e tjere. Kujtohet vec kur bjen prej fikut.

  2. tropojani c100 says:

    zemra vogel

  3. anton says:

    o ti na rrofsh topet ti e nana jote,nana jote e shfrytezoi postin sa mundi dhe nuk la gje pa vjedh per sa nejti ne pushtet,vetem se nuk vrau njerez,per te tjerat nuk i la gja mangut komunistave.

  4. Arber Iliri says:

    Mos dashka me i hi politikes edhe kjo, ik moj merru me kengetaret se jane me seksi c’a po duhen politikanet barkderra e impotente, hajde zemer vujti nana mos vuj ti e, kam fjalen per hanxhar, se paret i boni nona per ty.A je nda nga ai kongtari shkodran, si po ja con tani, me cfare e mban shpirtin gjalle.

  5. Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    nuk eshte harrese i nje patrioti por harrese i nje kristiani,ndryshe nuk ka sesi shpjegohet qe sumqiret muslims kujtojne me buje sulltan Muratin edhe pse kane kaluar 600vjt…….!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje