Mediat italiane: Strakosha, heroi që i siguroi 3 pikë Lazios

18 Shtator 2017, 13:23Sport TEMA

Strakosha shpëtimtar me një pritje që vlen sa një gol i shënuar. Kështu e cilësojnë numrin 1 të Lazios mediat italiane pas paraqitjes pozitive në transfertën e Genoas ku bardhekaltërit thyen tabunë 7-vjeçare.

Goli i dytë dhe i barazimit të përkohshëm për ligurët e futi në kaos mbrojtjen e Lazios që rrezikoi të pësonte edhe të tretin por gardiani kuqezi nuk lejoi që rrjeta të prekej pas një ndërhyrjeje vendimtare.

Refleks i pastër që karikoi ekipin kryeqytetas pasi vetëm pak sekonda më vonë Immobile gjeti edhe golin e tretë. Një paraqitje që konfirmon edhe më shumë momentin pozitiv të 21-vjeçarit shqiptar i cili ka blinduar portën e Lazios.

Në dy golat e pësuar, Strakosha rezulton i pafajshëm pasi ishte mbrojta e Lazios që nuk arriti të blokonte të riun Pellegri i cili shënoi fillimisht me një devijim dhe më pas duke përfituar nga pakujdesia e repartit difensiv bardhekaltër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje