Shitja e fanellave të brazilianit, Neymar, kanë thyer të gjitha rekordet.
Gjatë 30 ditëve të fundit, në drejtim të klubit të Paris Saint Germain ka pasur një intersim shumë të lartë për të blerë fanellën e Neymarit, ku janë shitur mbi 120 mijë fanella të tij që i kanë sjellë klubit francez një fitim prej 8.9 milionë eurosh.
Sipas “Daily Mail”, dyqani i klubit ka pasur një rritje të shitjeve prej 75 për qind në dallim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që mendohet se është inspiruar nga transferimi i sulmuesit brazilian Neymar, që u ble me shiftën e 222 milionë eurove nga Barcelona.
Por, fluksi i blerjeve ka lënë PSG-në, ka trembur PSG pasi mund të mbetet pa fanella të Neymarit deri në nëntor, kjo për shkak se interesimi i tifozëve për të pasur një fanellë të Neymarit po rritet çdo ditë e më shumë.
Neymar deri më tani ka zhvilluar gjashtë ndeshje për PSG-në në të gjitha kompeticionet, duke shënuar pesë gola.