Blindohet Franca, panik nga sulmet terroriste. 20 mln euro për rrethimin me mur xhami të Kullës Eiffel

19 Shtator 2017, 16:15Bota TEMA

Kulla Eiffel do të mbrohet nga një mur anti-plumb prej xhami së shpejti, janë shprehur menaxherët e njërës prej 7 mrekullive të botës në Paris.

Baza e saj tashmë është rrethuar me një gardh metalik, ku pritet të ngrihet muri prej xhami.

Një mur anti-plumb prej xhami do të ndërtohet së shpejti rreth Kullës Eiffel. Lajmi u bë i ditur nga menaxherët e pikës ikonike dhe zyrtarët e qytetit të Parisit.

Sipas zyrës së Kryebashkiakes, Anne Hidalgo, puna për barrierën e re do të fillojë më vonë gjatë këtij viti.

Ndërkohë, e përditshmja franceze ‘Le Parisien’ bën të ditur se kostoja e këtij projekti do të arrijë rreth 20 milionë euro. Disa turistë e pritën lajmin me pozitivitet.

Të tjerë shprehen më skeptikë nëse masa e re e sigurisë do të ndalojë një agresor të vendosur.

“Nëse dikush është i vendosur për të sulmuar, ai do ta bëjë sido që të jenë kushtet. Prandaj nuk mendoj se barriera e re do të ndihmojë,” thotë një turiste franceze.

Ky vendim u mor pas sulmeve të shumta terroriste që janë bërë në pikat turistike, shkruan BBC.

2 komente në “Blindohet Franca, panik nga sulmet terroriste. 20 mln euro për rrethimin me mur xhami të Kullës Eiffel”

  1. shiiti baba Mondi nuk paguan dritat! says:

    keshtu ndodh kur sunitin e shkretetires e ben ”qytetar” francez me te drejta te plota!!!!

  2. WEB says:

    Nuk duhet mbuluar kulla eifel me xham ,por duhen nxjerre politikanet francez nga bota prej xhami ku rrojne .Te mbushesh rruget e parisit me police apo ushtare thjesht per te trembur dike ,apo gjoja e te krijuarit e idese se sigurise eshte po aq neveritese sa ata politikane qe i mbeshtesin keso lloj teorish .Thjesht kane frike te hapin kapakun qe vete para ardhesit e tyre e vendosen ,dhe keta te tjere me pas e legalizuan ,derisa me ne fund vendosen qe te bashke jetojne me kete lloj meseleje duke ja imponuar edhe vete qytetareve te tyre .Ky lloj soji,,ka vetem nje emer ,…..bashkepuntore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje