FOTOT/ “Dhomë gjumi” në avion

20 Shtator 2017, 11:43Lifestyle TEMA
FOTOT/ “Dhomë gjumi” në avion

A kishit menduar që mund të flinit në një krevat dopio teksa fluturonit me avion?

Epo tani kjo është bërë e mundur falë Qatar Airways.

Kjo kompani ofron tashmë në avionët e saj për herë të parë dhe krevate dopio në klasin e biznesit.

Quhet Qsuite, dhe u jep mundësinë pasagjerëve që dy kolltuqet e mesit t’i kthejnë në një krevat të plotë duke e ndarë me panele për të krijuar një dhomë gjumi private me dy ekrane televizorësh.

Kjo iniciativë është e para në botë për këtë industri dhe duket se do të jetë një precedentë për kompanitë rivale.

Përveç kësaj, deri në 4 pasagjerë mund të udhëtojnë bashkë dhe të transformojnë kolltuqet për të krijuar një zonë private, kështu që familjarë, miq apo koleg mund të darkojnë, të rinë bashkë por dhe të punojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje