Skëndërbeu ka triumfuar në super sfidën e javës së tretë të Kategorisë Superiore duke mundur në fushën e saj një rival të drejtëpërdrejt për titullin kampion siç është Partizani.
Korçarët arritën që të marrin tre pikë shumë të arta duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.
Një tre pikësh i merituar për skuadrën e drejtuar nga ana e trajnerit Ilir Daja, të cilët arritën që të dominonin përgjatë gjithë 90-minutave përballë një Partizani i cili ende nuk po bind në këtë fillim sezoni.
Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes, ku i pari që hapi serinë e golave ishte bomberi Sowe në minutën e 66-të i cili pas një asisti të marrë nga ane Vangjelit arriti që i vetëm përballë Hoxhës ta dërgonte topin nëfund të rrjetës.
Goli i dytë dhe i qetsisë erdhi në minutën e 87-të me anë të mesfushorit Sabjen Lilaj, që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit duke vulosur shifrat në 2-0.
Një fitore e merituar për Skëndërbeun që merr kreysimin e tabelës së renditjes me 7-pikë të grumbulluara.
Ndërsa, Partizani merr humbjen e dytë në këtë kampionat duke mos e gjetur ende rrugëne fitores dhe të golit të parë.
Të kuqtë në tre ndeshjet e para kanë arritur që të grumbullojnë vetëm 1 pikë duke berë një start shumë negativ.
Goli i shenuar nga Sowe.
Goli i shenuar nga Lilaj.