Për një komb si Meksika, që ende vajton dhe numëron të vdekurit pas tërmetit shkatërrimtar të së martës, Frida, qeni i stërvitur i marinës është kthyer në burim frymëzimi e krenarie.
Labradori 7-vjeçar është sot një yll i mediave sociale. Imazhin e tij e gjen si tatuazh në krahun e një burri e shfaqet edhe në një kartmonedhë 500 pesos.
Gjatë karrierës së saj, Frida ka zbuluar 12 njerëz të gjallë nën gërmadha e ka diktuar edhe 40 trupa të pajetë, më shumë se çdo qen tjetër meksikan shpëtimi.
Nuhatja e Fridës ka hyrë në punë në raste fatkeqësisht natyrore, si tërmeti i Ekuadorit muajin e kaluar, ai në jug të Meksikës përpara dy javës, në një rrëshqitje dheu të Guatemales në 2015-n dhe gjatë një shpërthimi gazi në Mexico City në vitin 2013.