Ka paqe në Dhërmi. Kryetari i Bashkisë Jorgo Goro prezanton zbatimin e Planit Urban të Dhërmiut. Nis me rindërtimin e shtëpive të rrënuara qindravjeçare.
Në vazhdim të një fushate komunikimi publik me banorët e fshatrave të Bregut, Bashkia e Himarës ka intensifikuar prezantimin e Planit Urban të saj, i cili në Dhërmi duket se ka sjellë edhe interesimin e banorëve të këtij fshati.
Përpara qindra dhërmiasve Kryetari i Bashkisë së Himarës ka dialoguar me banorët e këtij fshati për ato shqetësime të cilat duhet thënë se janë të trashëguara. Ato kanë ardhur prej ligjit famëkeq të 7501, abuzime dhe shkelje të bëra në Dheërmi e kufo në Himarë, kryesisht nga Qeveritë e mëparshme dhe Bashkitë e drejtuara nga OMONIA.
Megjithatë ka një të re në Dhërmi apo edhe Vuno, ku këto fshatra tashmë po ndryshojnë pamjen e tyre. Kjo në saj të marrjes së statusit si Qendra Historike me vendim të Këshilit të Ministrave nga Qeveria aktuale e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama.
Brigada të ndryshme punëtorësh po punojnë në pothuajse shumicën e shtëpive të vjetra të Dhërmiut, për t’u rikthyer këtyre të fundit shkëlqimin e mëparshmëm.
Kjo gje duket se ka sjellë edhe paqen në Dhërmi mes Bashkisë dhe banorëve të fshatit të cilët po kuptojnë çdo ditë e më shumë vlerën e këtyre investimeve në miliona euro që po shpenzon Qeveria Shqiptare.
Krejtësisht ndryshe nga ajo që po mundohet të artikulojë propaganda e OMONIA, një forcë politike që mbolli vetëm probleme mes banorëve në Himarë apo Dhërmi e kudo.
Probleme të cilat në Athinë u përkthyen sipas versionit të këtyre të fundit pa e parë problemin tek e kaluara, ku Kryetari i Bashkisë i atëhershëm i Himarës, Vasil Bollano, bëri batërdi në pronat e himariotëve duke lënë plagë të thella të mos-zgjidhjes së këtij problemi kaq madhor. Probleme të cilat kanë mbetur ende peng i vendimeve të Gjykatave, gjyqeve kryesisht mes vetë banorëve të kësaj Bashkie.
Tashi ta mbyllin kamarren qelbesirat greke
Artikull per te fshire menderen. Sikur eshte nje shkrese per te kerkuar falje te Gerrket. Pthuuuu….
Nuk e bejne per ti kerkuar falje grekut por per ti mbushur mendjen evropjanve qe gjithshka eshte ne rregull qe mos te na cajne trapin
Po per ca paqe flisni, Goron per pak sa s’e kapen me dru!!!!
po shqipkaret kure do ti rindertojne fortesat apo keshtjellat antike ,qe nga antikiteti e ne vijim?!
Po pse mos kishte plasur lufta ne Dhermi , qe u vendos paqa tashti ! C’jane keto shkrime ,shgarravina me mire te quhen!.