ROMANI/ Surprizon Alfred Peza, vjen me libër të ri

25 Shtator 2017, 20:56Kulturë TEMA
ROMANI/ Surprizon Alfred Peza, vjen me libër të ri

Me anë të një postimi në facebook ish deputeti Alfred Peza ka befasuar duke njoftuar botimin e romanit të tij të ri.

Me titull një emër biblik “Sarah”, i vetmi shënim që mban postimi i gazetarit, është: Së shpejti… duke njoftuar në këtë mënyrë daljen në treg të librit në një nga ditët e ardhshme. Libri është botim i ‘MAPO Editions’.

Ajo që mësohet deri tani nga burimet pranë shtëpisë botuese, është fakti se libri ndodhet në fazën e korrektimit dhe përpunimit grafik.

Ngjarjet zhvillohen në Tiranën e viteve ’20-’30, para luftës së Dytë Botërore.

Protagonistët kryesorë janë Mbreti Zog I dhe Sarah Blloshmi, mbesa e Ismail Qemalit, e konsideruar si gruaja më e bukur e Shqipërisë së shekullit XX.

1 komente në “ROMANI/ Surprizon Alfred Peza, vjen me libër të ri”

  1. Truni i vogel TEMA says:

    tju “suprizoje” trurin Meroja ju se si fshatare nuk mbushni….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje