«Viti i Skënderbeut» rrit shpresat për investime në muzeumet e heroit kombëtar

20 Shtator 2017, 20:30Kulturë TEMA

Shpallja e 2018-ës si viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut është pritur me interes në Krujë dhe Durrës, ku drejtues të muzeut dhe ekspertë të arkeologjisë shpresojnë se do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj trashëgimisë së heroit kombëtar.

Nga Gëzim Kabashi

Kryeministri Edi Rama e nisi mandatin e dytë qeverisës me vendimin për shpalljen e 2018-ës si «Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut».

Sipas vendimit të botuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, një komision shtetëror me pjesmarrjen e shtatë ministrave dhe një numri të gjerë institucionesh do të përgatisë dhe hartojë kalendarin e festimeve me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, që pritet të zhvillohen nga 28 nëntori 2017 deri në 28 nëntor 2018.

Vendimi është pritur me interes në Krujë dhe në Durrës, ku drejtues të muzeumeve apo ekspertë të arkeologjisë shpresojnë që festimet jubilare të shërbejnë gjithashtu për kryerjen e punëve rehabilituese të lëna prej vitesh pas dore.

Muzeu historik «Gjergj Kastrioti» në Krujë rrethohet nga gjelbërimi i ruajtur me vështirësi nga thatësira e gushtit dhe mungesa e ujit, ndërkohë që kthimi i qendrës së qytetit në një kantier ndërtimi e ka vështirësuar mbërritjen e turistëve atje.

Me më shumë se 100 mijë vizitorë vendas dhe të huaj në vit, muzeu i Krujës pritet të kthehet në një pikë kyçe të festimeve për nder të heroit kombëtar.

I kënaqur nga numri i turistëve, drejtori Medi Hafizi numëron megjithatë një sërë ndërhyrjesh që duhen bërë në muze.

Shpresat janë që projektet e ardhshme të mund të përmirësojnë sistemin e ndriçimit të pavioneve, të restaurojnë banesat pranë muzeut si dhe të nisë projekti për rehabilitimin e mureve rrethuese.

Ndërkohë, sipas Hafizit, në oborrin e muzeut mungojnë ende tabelat me të dhëna njohëse mbi funksionet e kalasë dhe të banesave brenda saj.

Drejtori Hafizi shpreson gjithashtu që vitin e ardhshëm, në muzeun e Krujës të ekspozohen edhe armët e Skënderbeut.

Pas ekspozimit të shpatës dhe përkrenares para dy vitesh në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës, ardhja e tyre nga Viena për të qëndruar disa muaj në Krujë do të ishte një vlerë e shtuar përballë vizitorëve të shumtë në vitin e 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Kur moti është i kthjellët, nga kalaja e Krujës mund të shihet Kepi i Rodonit në Durrës, një tjetër zonë ku shenjat e periudhës së Skënderbeut janë të dukshme.

Një grup specialistësh arkeologë të Institutit të Arkeologjisë vazhdon studimin e territorit pranë fortesës së heroit tonë kombëtar.

Arkeologu nënujor, Adrian Anastasi tha për BIRN-in se identifikimi i gjurmëve arkeologjike të fortesës do t’i shërbejë rindërtimit të plotë të planimetrisë së saj.

Dr. Anastasi, që zhvillon ekspeditat e tij që prej pesë vitesh në këtë zonë me një ekip tërësisht shqiptar, thotë se nga studimi i deritanishëm rezulton të njihet vetëm rreth 23 përqind e planimetrisë së përcaktuar nga botimet e profesorëve Piro Thomo, Gjerak Karaiskaj, Neritan Ceka e Moikom Zeqo.

Ndërkaq, pjesa e dukshme e mureve rrethuese të fortesës dhe gjurmët e pjesëshme të themeleve të saj, sulmohen nga erozioni i vazhdueshëm i kodrës, ndërsa në krahun tjetër gjithçka mbetet në mëshirën e ujërave detare.

Instituti i Arkeologjisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtorinë Rajonale të Durrësit po planifikon të përdorë metodologji studimi të avancuara për të kuptuar më mirë problematikën e territorit në këtë zonë në përgjithësi dhe fortifikimin e Rodonit në veçanti.

Anastasi vazhdon punën për të përgatitur një dosje të plotë, që synon kthimin në zonë të mbrojtur arkeologjike, historike dhe mjedisore të gjithë vijës bregdetare, nga plazhi i Shën Pjetrit deri në derdhjen e lumit Ishëm.

Viti mbarëkombëtar i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut pritet të frymëzojë edhe qytetarë apo institucione të tjera për aktivitete të ndryshme.

Ish-nxënësit e shkollës «Gjergj Kastrioti» në Durrës kanë filluar të mbledhin foto dhe kujtime të cilat do t’i publikojnë vitin e ardhshëm.

Një prej tyre, Doranin Agalliu i tha BIRN-it se përmbledhja me shkrime dhe foto të përzgjedhura do të publikohet në 50 vjetorin e emërtimit të shkollës me emrin e heroit kombëtar.

«Në ditën e festës, do të publikojmë një përmbledhje me shkrime dhe foto të përzgjedhura ndër vite, mes të cilave edhe foto të ceremonisë së 17 janarit 1968, kur shkolla mori emrin «Gjergj Kastrioti», përfundon Agalliu./BIRN

4 komente në “«Viti i Skënderbeut» rrit shpresat për investime në muzeumet e heroit kombëtar”

  1. Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    ”investime” per museum-et e G.Kastriotit nga misheruesit apo festuesit e sulltan Muratit muslimon brothers………..!!!!!???

  2. Glauk says:

    O Zote ku eshte katandis ky populle i mjer, 2000 vjet. Luftra vetm luftra dhe vuajtje. Tash prape ne 2017, ne kohen e internetit ne majen e teknologjis dhe civilizimit njerzor kur popujt, tjer po behen gati te eksplorojn universin. Ne kombi shqiptare qe per 2000 vite, nuk na esht ndale mjerimi dhe lufta, Prape po kthehemi 500 vite mbrapa te luftrat dhe dhuna e mesjetes.

    Prape ne dhe femijet tan edhe ne 2017 duhet te kalojm nje vite me trauma te luftes nje vite ku ne duhet te perkujtojn luftrat e mesjetes te para 500,vitev.

    O Zot kush e ka mallkue ket populle.

    Ne vende se te shpallnim vitin 2017 vite, te dijes, paqes, mirsis, tolerances ,shkences, arsimit, te Naim Frashrit. Ne kombi i lodhte shqiptare nga luftrat kthehemi prape te lufta dhe mesjeta.

    Ky kombe shkon perpara vetem, me dije shkollim shkence. dhe duke i shkrire trute nga mesimi mesimi mesimi shkollimi shkollimi shkollim.

    Zoti na ndihmoft kece i kem punet.

  3. Figura e Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbe,pejetesine fituar !
    2018 – Vit jubilar 550 vjetori .
    Pena Glauk-komentues, nese mund ta quajme PENE, me fal, po jeni nxituar ne formulimin e ketij komenti,nuk po them tjeter.
    Ajo figura e Herroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti-Skendebe, duhet nderuar, eshte nderi kombit tone.
    Kambi nderohet me te dhe vepren e tij.
    Pa tjeter qe Naim Frasheri yne e Madh (une jam bir i asaj krahine dhe me ben krenar)dhe jo vetem Ai, duhen nderuar e them se po nderohen.
    Si bir i “Dangellise Naimjane”ndihem krenar, cdo 25 Maj “Diten e NAIMIT”, shkuar e festuar atje rreze Kokojkes me “Teqene bektashiane”mese atdhetare ne veprimtarine e saj. i pergezoj MISIONARET e saj. Galeminderit Shoqatave “Vellezerit Frasheri” dhe “Permeti” per organizimin qe bejne.
    Mos harro, po harrove te shkuaren, s’ke te ardhme ! vecanerisht ato ne rrang kombetar.
    Herroi yne kombetar Gjergj Kastrioti eshte GJiTHEPERFSHIRES.na ben KRENARE.
    Dhe tej OQEANIT -Gjergj Kastriotin Skenderbe ne 550 vjettorin e tij,tere aktivitet me ate 550vjetor KRYEFJALE-
    Toronto 28-09-2017 Guri Naimit D(Dh .Xhoga)

  4. Figura e Heroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbe,pejetesine fituar !
    2018 – Vit jubilar 550 vjetori .
    Pena Glauk-komentues, nese mund ta quajme PENE, me fal, po jeni nxituar ne formulimin e ketij komenti,nuk po them tjeter.
    Ajo figura e Herroit tone Kombetar Gjergj Kastrioti-Skendebe, duhet nderuar, eshte nderi kombit tone.
    Kambi nderohet me te dhe vepren e tij.
    Pa tjeter qe Naim Frasheri yne e Madh (une jam bir i asaj krahine dhe me ben krenar)dhe jo vetem Ai, duhen nderuar e them se po nderohen.
    Si bir i “Dangellise Naimjane”ndihem krenar, cdo 25 Maj “Diten e NAIMIT”, shkuar e festuar atje rreze Kokojkes me “Teqene bektashiane”mese atdhetare ne veprimtarine e saj. i pergezoj MISIONARET e saj. Faleminderit Shoqatave “Vellezerit Frasheri” dhe “Permeti” per organizimin qe bejne.
    Mos harro, po harrove te shkuaren, s’ke te ardhme ! vecanerisht ato ne rrang kombetar.
    Herroi yne kombetar Gjergj Kastrioti eshte GJiTHEPERFSHIRES.na ben KRENARE.
    Dhe tej OQEANIT -Gjergj Kastriotin Skenderbe ne 550 vjettorin e tij,tere aktivitet me ate 550vjetor KRYEFJALE-
    Toronto 28-09-2017 Guri Naimit D(Dh .Xhoga)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje