PD kundër dekorimit të Rexhep Qoses, sherr edhe për Prek Calin në Malësi të Madhe

26 Shtator 2017, 18:24Sociale TEMA

Shembja e shtëpisë së heroit antikomunist Prek Cali është kthyer në ‘mollë sherri’ në Këshillin Bashkiak të Malësisë së Madhe.

Kanë qenë këshilltarët e djathtë që i kanë kërkuar Bashkisë të kërkojë ndjesë publike, pasi sipas tyre është cenuar rëndë figura e Prek Calit, një njeriu që i dha shumë zonës së tij.

Debati ka plasur pikërisht në mbledhjen ku janë nderuar me titullin “Qytetar Nderi” tre figura të tjera të rëndësishme si akademiku Rexhep Qosta, shkrimtari Nikollë Spathari dhe ish-futbollisti i kombëtares Rudi Vata.

Por këshilltarët demokratë janë shprehur se është e papranueshme që të denigrohen figura si Prek Cali dhe të nderohen figura më të varfra në kontribute në këtë zonë, raporton Balkanweb. Kjo ka bërë që ata të mbajnë qëndrimin e tyre duke braktisur sallën.

Kryetari i grupit të këshilltarëve demokratë Gjovalin Vneshtaj, ka thënë në emër të grupit se do bojkotojnë këshillin deri në momentin që të kërkohet ndjesë për cenimin e kullës së heroit Prek Cali.

Të dekorohet Rexhep Qosja që nuk ka asnjë kontribut për Malësinë e Madhe për ne është e pavend.

Ne nuk ia jep askush llogari.

Muri tek Kulla e Prek Calit është rrënuar.

Bashkia të ndërpriste punimet por jo të prishte”, tha Vneshtaj.

4 komente në “PD kundër dekorimit të Rexhep Qoses, sherr edhe për Prek Calin në Malësi të Madhe”

  1. Pamuk: ''.....muslimonet shqipfoles,jane turq ,jane vazhdim i identitetit turk ne Evrope.........'' says:

    nuk ka ngel ”hasan” apo ”rexhep” pa u dekoruar keto 27vjt……….
    por nese ki eshte ”rexhepi” i fundit,varini nje dekorate ne qafe edhe ati se nuk behet kiamet[tourkiko] por me shpresen se nuk do te kete ”rexhepa” te tjere ne vitet qe pasojne………….se fale Zotit ”enveret” po zhduken ishte mbush vatani krejt ”envera” por qese doli ne drite se ”laveri” i binte sumes,muslimonet u stepen me kete emer.

  2. Fatosi-kosove says:

    Se ne çnivel ka degraduar PD e shqiperise me se miri e deshmon kjoinjorance e keshilltareve te saj ne Malesi,ku pa fije turpi deklarohen kunder nderimit te akademikur Qosja!!!!!
    Po ke do ta dekoroni ju more te “uruar”,millosheviqin per “kontributin” dhene sali berishes ne shfarosjen e shqiptareve ne kosove apo fazlliq keshilltarin special te dy kryetareve vrases,apo te dy keta dhe nikoliqin,vuqiqin,sheshel bartin e sali berishes e lul bashes,turp te keni ju dhe gjithe ata qe ju kane votuar,por turp edhe per Prek Calin qe flliqet nga goja e juaj por edeh per te afermit e tij nese ka dike pas veti ne te vertet.

  3. kurt kurvnori says:

    maloket!
    u prish shpella//
    vraponi burra.. shpella po prmytet..

  4. Albert says:

    Rexhep qoqes duhet varur jo dekoruar nje shpirtZI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje