Shumë banorë Bangladeshit çdo ditë udhëtojnë me trena, në fakt, mbi trena, deri në destinacionin e dëshiruar, duke rrezikuar kështu dhe jetën e tyre.
Kjo eksperiencë e frikshme ndodhë për shkak të numrit të pamjaftueshëm të trenave respektivisht numrit të madh të pasagjerëve, për të cilët nuk ka vend të mjaftueshëm në vagonë, andaj ata janë të detyruar të udhëtojnë në hapësirat mes vagonëve, e më se shumti mbi vagonët.
Që nga viti 2006, fotografi GMB Akash, ka realizuar fotografi të pasagjerëve që zënë vend mbi trena, ndërsa albumin e tij e ka titulluar “Nothing to Hold On To” (Kur s’ke ku mbahesh).