Faturat e ujit tashmë online, UKT platformë elektronike

28 Shtator 2017, 10:56Sociale TEMA
Faturat e ujit tashmë online, UKT platformë elektronike

Çdo abonent i UKT-së, qoftë familjar apo biznes, mund ta kontrollojë vet dhe në kohë reale sasinë e shpenzuar të ujit, por edhe gjendjen e faturës në rrjet. Ujësjellës Kanalizime Tirana, ka mundësuar tashmë për të gjithë klientët e vet platformën elektronike ku gjithkush mund të verifikojë online faturën e konsumit të ujit për muajin paraardhës si dhe sasinë e ujit të harxhuar në muajin ekzistues.

Jo vetëm kaq, pasi nëpërmjet kësaj platforme elektronike abonentëve u krijohet mundësia për të tjera lehtësira, siç mund të jetë edhe gjetja e adresës. Për të patur akses në këtë shërbim duhet të bëhet regjistrimi, i cili është një procedurë shumë e thjesht. Mjafton që abonenti të ndjek udhëzimet e faqes nëpërmjet vendosjes së të dhënave të kontratës me UKT-në. Gjithashtu duke u regjistruar në këtë faqe çdo abonent mund të krijojë një user me një fjalëkalim të veçantë, të cilin duhet ta ruajë që të ketë llogarinë e tij në faqe.

Për tu regjistruar klikoni në adresën: www.online.ukt.al

Ndërkohë që nëse gjatë procesit të regjistrimit hasni problem, mund të telefononi në numrin falas 08004488 për të marrë ndihmën e nevojshme teknike nga operatorët e UKT.

1 komente në “Faturat e ujit tashmë online, UKT platformë elektronike”

  1. Taqi says:

    Ky sherbim Fatura Online e UKT ka qene qe ne krye te heres.
    Ajo qe duhet te thonit Ju eshte, pse nuk ka futur te njejtin program si OSHEE e cila na tregon edhe kanalin, zyren ku eshte paguar fatura.

    UKT, ka menaxhim tmerresisht te dobet.
    OK, punonjesit perpiqen, por se cfare mungon aty qe sherbimi eshte pertoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje