Vangjeli: Nuk kemi frikë nga Young Boys, kemi mundur ekipe më të forta

28 Shtator 2017, 13:58Sport TEMA

Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli ka folur në prag të ndeshjes nda Young Boys që do të luhet nesër në mbrëmje në stadiumin  “Elbasan Arena”. Ish-futbollisti i kombëtares ka kërkuar nga skuadra përqendrimin për duelin ndaj skuadrës zvicerane, duke mos marrë në konsideratë duelin e së hënës ndaj Kukësit.

“Me Dinamon e Zagrebit luatëm një pjesë të parë shumë të mirë, dhe i patëm të gjitha mundësitë për të bërë më shumë. E dimë shumë mirë që kemi përballje të forta në grup, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Në Kiev humbëm vetëm për 5 minuta që humbëm përqendrimin.  Shpresoj që nesër të na ndjek fati i mire, edhe një barazim nuk do të ishte keq për ne.”

A do të ndikojë sfida e radhës në kampionat me Kukësin?

Jemi optimist për një rezultat pozitiv në ndeshjen e nesërme. Të gjithë forcat duhet t’i japim nesër dhe mos mbajmë asnjë force për ndeshjen ndaj Kukësit në kampionat.

Rivalët? I kemi studiuar nëpërmjet videove, dhe kanë futbollistë cilësorë në mesfushë dhe sulm. I vlerësojmë maksimalisht, por nuk i kemi frikë. Kemi fituar me skuadra më të mira se Young Boys. Kanë lojtarë shumë të shpejtë dhe krijojnë hapësira në zonat përpara.

Kisha besim se do të arrinim një rezultat pozitiv në Kiev gjithsesi nuk ja dolëm. Skuadra e ka kualitetin për t’u kualifikuar. Një fitore nesër do të na fusë në lojë për të arritur kualifikimin”, tha Vangjeli në konferencë për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje