FOTOT/ Kush janë dy figurat e larta të PD, që iu bashkuan sot Veliajt?

30 Shtator 2017, 20:01Politika TEMA
FOTOT/ Kush janë dy figurat e larta të PD, që iu bashkuan sot

Përmirësimi i infrastrukturës dhe aktivitetet e shumta të organizuara nga Bashkia e Tiranës kanë afruar  edhe figurat e njohura të PD, të cilat në jo pak raste kanë qenë tepër kritike ndaj Erion Veliajt.

Përkundër debateve të forta politike dhe akuzave në televizion, ish-deputeti Arben Ristani dhe kryetari i grupit të këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli ka lënë pas dallimet politike duke harruar për një moment direktivat  e Lulzim Bashës.

Ata kanë zgjedhur që këtë të shtunë të jenë në Farkë duke shijuar pamjen e mrekullueshme që ofron Liqeni dhe gjelbërimi, por dhe aktivitetet e ndryshme sportive dhe artistike të organizuara nga Bashkia e Tiranës.

Nëse 15 muaj më parë si Ristani, ashtu dhe Olli, protestonin kundër ndërtimit të parqeve të reja për qytetarët duke penguar dhe nisjen e punimeve, duket se që të dy janë penduar, dhe po shijojnë parqet e reja të krijuara gjatë kësaj kohe në zona të ndryshme të Tiranës.

Arben Ristani mbeti jashtë listës për t’u bërë deputet në këto zgjedhje, ndërsa Leonard Olli, njihet si një nga mbështetësit e lëvizjes kundër Bashës në PD, ndonëse që të dy kur ishin në KQZ, e ndihmuan në vitin 2011 për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës duke ndryshuar rezultatin e votimit.

2 komente në “FOTOT/ Kush janë dy figurat e larta të PD, që iu bashkuan sot Veliajt?”

  1. Bureto says:

    Nje gje krejt normale, per nje vend demokratik, qe s’ka pse te perbeje lajm dhe aq me pak sensasional. E mira publike, ajo qe eshte vertet e tille, duhet t’i gezoje te gjithe dhe s’ka pse behet politike me kete. Aq me shume kur ke te besh me nje Park apo cdo investim tjeter rekreacioni per njerezit, te cilet nuk dallohen nga ngjyrat e flamujve partiake. Politika ka se me se te merret, dhe qe per fat te keq nuk merret. Çfare duan qytetaret prej saj dhe me çfare merren ata 24 ore ne 24. Vetem sharrje e grindje, shpifje dhe mashtrime per njëri-tjetrin, sa qe jane bere qesharake dhe te lodhshem per syte e publikut. Me keto lajme duhet te ushqehemi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje