Basha takim me të rinj nga Ballkani: Një brez i tillë po rritet edhe në PD

1 Tetor 2017, 18:07Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një statusi në Facebook njoftoi praninë e tij ditën e sotme në akademinë e lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) me të rinj nga Ballkani.

Në postimin e tij, Basha  nenvizoi se keta te rinj janë një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore që po rritet në Ballkan. Kryedemokrati shtoi se po ashtu me të njëjtën kulturë po rritet edhe një brez i ngjashëm në Partinë Demokratike.

Statusi i Bashës

Sot pata kënaqësinë të përshendes akademinë e lidershipit të organizuar nga Instituti Republikan Amerikan (IRI) me të rinj nga Ballkani, e cila po zhvillohet prej katër ditësh në Durrës.

Një brez të rinjsh me mendje të hapur dhe vlera perëndimore po rritet në Ballkan. Ata do t’i çlirojnë shoqëritë tona nga mentalitetet e qasjet e vjetra, do t’i sjellin integritet dhe vlera demokratike politikës.

Një brez i tillë po rritet edhe në Partinë Demokratike. Ata do të kenë mbështetjen time dhe të gjithë drejtuesve të PD-së në rrugën e tyre drejt politikës. Jam i bindur se ata do të na bëjnë shpejt krenarë të gjithëve.

Jam i lumtur që IRI do të vazhdojë të mbështesë demokracinë shqiptare dhe Partinë Demokratike në veçanti, duke përcjellë vlerat amerikane të lirisë dhe demokracisë dhe vlerat e djathta të Partisë Republikne amerikane në veçanti.

2 komente në “Basha takim me të rinj nga Ballkani: Një brez i tillë po rritet edhe në PD”

  1. Kuq e zi says:

    Shkoni e shkollohuni ku te doni kurre nuk ju shqitet virusi komunist
    ai thonte qe femijet rriten me frymen e partise ja dhe basha qe po rrit brez per pd-n

  2. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Nje brez i tille ritet ne pd ?? Si kush p.sh ?? Na trego nje , ta dime kush eshte . Ngateron brezin e ri me banditet e hajdutet e pd-se?? O Lyli te ka mbetur ndonje fije truri ?? Vihet re qe cdo gje pozitive mundohesh ta pervetesosh politikisht , nuk behet opozite keshtu o trangull , prandaj vajte dhe paguajte 10 000 $ per nje foto me Trump?? E ti je koqe kandari o Lyl , jepi fund ketyre praktikave o karabush , perndryshe jo 4 por 24 vjet do ri kryeminister Edi …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje