Ngjela sulmon Ramën: Nuk e dimë se çfarë duhet të thuhet më kundër një qeverie, se sa ajo që tha dje Donald Lu

1 Tetor 2017, 12:53Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Nuk e dimë se çfarë duhet të thuhet kundër një qeverie dhe një kryeministri më shumë sesa tha dje për ta ambasadori amerikan Donald Lu.
Ai foli përpara rinisë shqiptare, sepse kryeministri i tyre nuk iu flet dot.

Po, ambadadori e tha hapur që qeveria juaj nuk është punëtore e popullit të vet, por zhvatëse e tij. Ai përballi hapur mjerimin e popullit shqiptar me luksin e shfrenuar qeveritar.
“Populli duhet ta rrëzojë këtë klikë” – tha ai.

Por nuk është turp historik për shqiptarët, që atë që rinisë shqiptare duhet t’ia thotë kryeministri i tyre, vjen dhe ia thotë ambasadori amerikan?

l.
E gjithë kjo sigurisht ka dy arsye:
Që kryeministri Rama është një keqbërës i popullit të vet; dhe që, politika amerikane nuk e pranon më këtë keqbërës.
Ky është konteksti i fjalës së ambasadorit, i cili sigurisht që ka një motiv politik në këtë dalje publike në Shqipëri.

Po mirë: a janë në gjendje të kuptojnë manjatët e korrupsionit shqiptar se këta që të gjithë janë të papranueshëm nga politika amerikane?
A janë në gjendje të kuptojnë këta manjatë që nuk duhet të rrinë më në drejtimin e shtetit, sepse nuk i pranon moraliteti i politikës amerikane dhe perëndimore në përgjithësi?
Nuk e kupton dot kryeministri shqiptar se ambasadori amerikan i ka thënë rinisë shqiptare dje se këta që ju drejtojnë janë hajdutë?
E di Ramë ziu se nuk ka më të ardhme, dhe, përse e do që të rrijë kryeministër dhe tre apo katër muaj, kur politika e lartë perëndimore nuk e pranon, se e sheh si njeri të lidhur me krimin dhe korrupsionin?

Nuk arrin ende ta kuptojë Sali Berisha, Edi Rama dhe Lulzim Basha se nuk kanë më perspektivë politike në këtë vend?
Nuk e kuptojnë dot këta se nuk kanë më hapësirë politike që, duke shitur interesin kombëtar, mund të rrinë në pushtet, siç kanë bërë me radhë, pa përjashtim, të gjithë, që nga Ahmet Zogu e deri te këta të tre?
Nuk e kuptojnë këta se sado që të bashkohen, tani nuk e ndalojnë më dot Reformën në Drejtësi?

Il.
Pyetja përmbyllëse e të gjitha pyetjeve të më sipërme është kjo: a do të vendoset ndonjëjerë moraliteti në qeverisjen shqiptare?

Sigurisht, dihet se kjo është një pyetje që është ngritur që në vitin 1920. Por, asnjëherë nuk u tha një “po” prej vërteti.

I vranë shqiptarët, i shitën, i torturuan, i rropatën, i poshtruan në tetëdhjetë vjet, dhe i vodhën e i grabitën ligsht në 20 vjetët e fundit.
Madje deshën që t’i zhbënin fare, Berisha me taborin i tij beogradas, në vitin 1997.

Po sot?
Sot shqiptarët kanë një aleancë me Perëndimin, që spikat në qëndrimin e Uashingtonit kundrejt Tiranës zyrtare.

Kjo, në fakt, e krijon pengesën reale që këta vjedhës nuk e shesin dot më interesin kombëtar.

Duhet të kujtohemi gjithmonë: pika kyç e shitjes së interesit kombëtar, ka qenë grabitja e territoreve shqiptare dhe genocidi antishqiptar nga shtetet fqinje.
Zotërinj! mësoheni historinë – ne nuk kemi fqinjë, në kemi përreth “shfarosës historikë” të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe.
Këtu ka qënë edhe epiqendra e shitjes së interesit kombëtar nga korrupsioni i gjatë i qeverisjeve shqiptare.

Por kjo çështje tani është mbyllur: shqiptarët kanë hyrë më në fund në eskalimin e realizimit të të drejtave të tyre historike.
Prandaj, korrupsioni shqiptar po lodhet kot së koti e fare kot.

Ill.
Sepse çështja sot është e thjeshtë: të gjithë e pranojnë që korrupsioni i qeverisjeve shqiptare është i dukshëm.
Por, pse nuk luftohet?

Sepse ata që duhet të bëjnë luftën kundër korrupsionit, janë vetë të korruptuarit.

Atëherë, ç’duhet të bëjmë?
Duhet të vuajmë në mjerim se nuk na lënë të korruptuarit e pushtetshëm të vendosim moralitetin në vendin tonë?
Ja, kjo është pyetja që ngre ambasadori amerikan.

Po si do të dalim nga kjo gjendje e ngrirë? Se kjo është një akullnajë njëqindvjeçare në Shqipëri.
E pra si duhet të dalim?

Përgjigjia e kësaj pyetje, është çelësi. Si?

Po, duhet theksuar se politika është interes, dhe intetesi shqiptar sot është i përcaktuar si rrugë: drejt Perëndimit.

Deri tani ky ka qenë vetëm interes shqiptar; por koha e solli që ky të jetë edhe interes amerikan.
Atëherë?
Kjo është risia: edhe interesi shqiptar edhe interesi amerikan janë kundër korrupsionit shqiptar. Të dy interesat kanë konverguar në një pikë: të vendoset moraliteti në qeverisjen shqiptare.
Në fakt ky konvergim është falimentimi i korrupsionit shqiptar në qeverisje. Pse?
Sepse këta krerë të korruptuar të politikës shqiptare nuk e shesin dot më intetesen kombëtar për të ruajtur pushtetin e tyre të korruptuar.

Dhe mos mendoni se nuk punojnë: rrugëve janë sa në Moskë e në Pekin, sepse Athina dhe Beogradi nuk i ndihmon dot më, se nuk kanë forcë përpara politikës amerikane dhe gjermane, që sot është me të drejtën historike shqiptare.

Atëhetë, këta duhe të ikin?
Po, pa tjetër, madje një orë e më parë.
Por a e kupton Berisha, Rama dhe Basha këtë?
Basha nuk ka ç’të kuptojë derëziu, se është një lejlek që i kanë dhënë të pijë qumësht në një pjatë të sheshtë.

Kurse Rama dhe Berisha, për të mirën e tyre, duhet të tërhiqen me paqe drejt hetimit gjyqësor; sepse, çdo bashkim për të qëndruar, është një përkeqësim i historisë së tyre vetjake.

Kurse bashkimi i nëndheshëm i tyre kundër interesit shqiptar; është pastaj një akt që i “varros” të dy pa funeral, duke i flakur jashtë normalitetit shoqëror, pa i dëgjuar fare se ç’mund të thonë.

37 komente në “Ngjela sulmon Ramën: Nuk e dimë se çfarë duhet të thuhet më kundër një qeverie, se sa ajo që tha dje Donald Lu”

  1. alphade says:

    Kur i prishen pazaret personale dhe jo ato te shoqerise ,Avokati
    kercen si dhi e eger kunder te gjithve duke kapercyer njekohe–
    sisht disa HUNJ ! Kujdes Avokat se mos te dale perpara ndonje
    Vlad Drakula i ketij shekulli dhe Ti e di si e peson?! Kujdes nga
    HUNJT e Drakules ! Nuk e di mbase edhe te pelqejne …..!!!

    1. Kujtim says:

      Ngjela je i pabesueshem. Se pari ke qene pjese e struktures komuniste dhe ke gezuar gjthcka qe ajo u jepte juve me babain tuaj Kico Ngjela si Minister i Tregetise. Je rritur mes te mirave dhe me privilegje qe shume shqiptare nuk i kishin. Na del sikur paske qene i persekutuar sepse nga perplasjet mes Hoxhes dhe klikave anti-shqiptare, ku perfshihej edhe babai i jot, fitoj Hoxha dhe ju kalbi ne burg. Tani ato qe thote ambasadori mund te behen si presione per leshime qe i kerkohen qeverise shqiptare. Psh, ci duheshin Shqiperise mijra muxhahedin. Vetem emri te tremb. Na futen ektremiste dhe fanatike ne Shqiperi. Kush e di se cfare kerkojne te fusin tjeter. Eshte e qarte qe ne si shqiptare nuk fituam asgje nga futja e muxhahedineve. Te ishte Jugosllavia do te kish kerkuar miliarda si shperblim per ate qe do te bente. Ne morem brrylin. Cdo qeveri demokratike perdor makina normale europiane. Qeveria jone nuk mund te perdore makina vollga ruse per te levizur. Por kini parasush qe qeverite demokratike udheheqesit e tyre i vene ne avione speciale qe kushtojne miliarda dollare dhe makina te blinduara. Nderkohe qeveritaret tane me ne krye kryeministrin udhetojne ne klasen ekonomi. I kemi pare vete neper avione bashke me ne. Nese ai ambasador na e doka te miren dhe meqe ne i paskemi bere kaq leshime (kujto muxhahedinet) perse nuk na ben nje dhurate disa milioneshe per te blere librat per falas. Po ashtu Shqiperia merr pjese ne cdo mison ne Afganistan, Iraq, Bosnje, Kosove e Ne detin Balltik. E cfare fitojme ne qe dergojme djemte tane ne gjithe keto vende? Asgje! Fitimet i marrin te tjeret me bizneset qe kane ne keto vende. Ne marrim berrylin. Vetem humbasim miliona dollare dhe marrim nga kater pese makina ushtarake. Une do te propozoja qe qeveria shqiptare te terheqe te gjithe forcat tona ushtarake nga ato ende ky sherben pa asnje interes dhe parate qe harxhon per keto misone ti perdore per te blere librat e femijve.

    2. Star says:

      More Taku na thuaj ndonje fjale per Liken. Per Liken more,per ate ne presidence se me pare na caje veshet per te. Duket se je paguar per keto shkrime nga floriri i Likes. Dhe gjithnje e me shume po behesh i pa besueshem.

  2. niki says:

    Nje gje nuk kuptoj tek Ngjela: si ka mundesi ,deri dje thonit Berisha. Basha,Meta, ndersa sot thua Rama Berisha Basha.Me tej eshte e tepert.

  3. Kombi says:

    Nu ka asnje dyshim, qe dhe keta kane perfituar , jane bere super te pasur .Berisha, ishte nje antishqipetar ,qe vepronte sipas urdhrave te Beogradit, per ta shkatarruar Shqiperine dhe popullin, qe bota te thonte, JA SE KUSH JANE SHQIPETARET ,VRASIN NJERIN TJETRIN , JANE POPULL BARBAR .
    RAMA NUK ESHTE I PERKRYER ,POR PO NDRYSHON RRUMPALLEN E MADHE , SHQIPERISE PO I HAP DYERT E TURIZMIT , SOT NE CDO QYTET ESHTE SHUME NDRYSHE .
    KETE MANDAT TE DYTE DUHEG TD BEJE PER TE GJITHA FSHATRAT TONA , QE JANE LENE MBAS DORE GATI NJE SHEKULL .
    KY VEND PRET SHUME NE CDO SEKTOR , PRANDAJ LUKSI I QEVERITAREVE NUK SHKON . DUHET TE JENE FARE TE THJESHTE DHE TE PLOTESOJNE NEVOJAT E POPULLIT , NDRYSHE NUK E KANE TE GJATE .

  4. Bogonica says:

    Z.Ngjela as na thua se c’gatoi Gjiknuri ne “palet ne konflikt” ne Himare?As na thua se c’i propzuan palet Gjiknurit?A eshte e vertete se Hipoteka e Vlores do transferohet ne Himare per shkak se Himara qenka “larg Vlores”?A eshte e vertete se po hidhet ne ere Ndarja e Re Teritoriale?A eshte e vertete se Himara po merr statusin e Minoritetit pa u shpallur zyrtarisht?Po ne Sarande e Delvine a do te krijohen zyra Hipotekash sepse edhe ato dy bashki jane me larg se Himara nga Vlora?Po me tej c’behet?

  5. LORA says:

    O Ngjele ,nese ti ke zgjedhur te varesh torben e interesave te tua ne bolete e Lu-kinezit,,,,,,,une e percmoj zgjedhjen tende vet-skllaveruese.
    Boll mo burre,,,se je bere nje vuvuzela e cakordume.

  6. Ladi says:

    Ne Shqiperi te gjitha punet kryhen me llafe, te gjitha hallen zgjidhen me fjale, po keshtu edhe e ardhmja ndertohet me lloqe. Ja, si kjo qe thote Spartaku avokat!!!

  7. Liri says:

    Rama s’ka fillu pune akoma e ti je I pakenaqur. Jepi kohe pastaj gjyko.

  8. alphade says:

    Shenim: Avokati Ngjelush permend 3 te korruptuar,3 kriminele por
    nuk permend te katertin qe mbase duhet te ishte i pari apo i dyti,
    Ilir Floririn,” nickname”-n e te cilit ia ka vene bash miku i tij i ngush-
    te “Doktorri”, qe e lejonte te fliste ne parlamen sa e si te donte sepse
    kishte “debolese” per te…….!? Apo tash myteberi i Skraparit i ka prem-
    tuar si dikur Edi,ndonje thele te madhe Avokatit ?! Shkove per lesh edhe
    Ti zoti Avokat.,.

  9. taku bubulaku says:

    OOO TAAAKUUUU , ne nuk shkojm mas deshires se ambasadorit merikan por mbas dashuris per vendin TAKU , mbas ambvasadorit si bythlepires dhe si miza mbas mutit shkon shkon vetem ti dhe noj nje si puna jote , ne nuk e duam ameriken me shum se vendin ku kemi lindur , ju qe para amerikes harroni origjinen tuaj , shkoini nga pas orekseve te ambasadorve amerikan qe i thoshin vrasesve te 21 janarit pa u lar akoma gjaku ne bulevard BURR SHTETI , mbas majmunve qe ndiekin interesat e shtetit tyre ne nuk vemi , kushdo qoft kryeministr vendit ton nese e ka zgjedhur shumica ne rrespektojm ate ne fillim , pastaj dipllomat qe kenaqin orekset e tyre sa her i do qefi ne kte vend dhe qe qajn me lot krokodili per ne SHQIPTARET.

  10. por cfare pret more i rrjedhur,bej bashke te gjithe te rrjedhurit,hajdutet,gjykatesit, dhe prokuroret e korruptuar dhe rrezojeni qeverin per te mbrojtur interesat tuaja,te saliut ,t ilirit me vidio e gjithfare shkaterrusi te ketij vendi.
    ketu eshte ber mooti mullar dhe te gjithe kane mare lugen te hane.
    te gjithe kritikojne socializmin(sidomos komunistet) krimet e tij dhe nuk po shikojne se cfare krimesh makabre po behen ne cdo minut,edhe ne kete kohe qe llap ky i rrjedhuri krime ne vlore,banda ne elbasan e ne te gjithe Shqiperine.
    censur tek tema per te gjitha temat.
    rrumpall ne kohen e saliut dhe te nanos aq sa shqiptaret nuk ka zinhxir qe ti lidh me.

  11. kasem gahinji says:

    spartak i rrjedhur.nese mbeshet thirrjet per permbysje tregon se lerat e tua si jurist jane zero.meqenese doni permbysje le ti precizojme gjerat.une pretendoj permbysje te rendit te ashtuquajtur demokratik ku klasa politike ka degjeneruar cdo qelize te jetes,ku shumica dermuese e popullsise jeton ne varferi,ku (per te pembledhur mendimin) rret 60 %e popullsise ,sipas sondazheve te osbe,mendon se ishim me mire ne ate kohe kur y dhe babai tend iu futen ne burg(pra thone se ishim me mire ne jashte dhe ti ne burg).tani,nese doni permbysje ti dhe lu ambasadori,a ta bejme fundore,pra nje revolucion qe te rikthejme diktatorin.ai iu vinte hakut hajduteve,spiuneve te huaj(sot ish te burgosur politike),te degjeneruarve si ti,gramoz pashko alias ceku i bardhe,saliu,tritani,edi,etj,etj.ti nuk je me i mire se ata,ndaj mos shpreso se amerika do te te beje minister.sa per ambasadorin mund te them se qenka infektuar nga semundja trampus donaldus,qe po rrezikon boten.

  12. Stela says:

    Ka te drejte avokati Jane te gjithe hajdut po’ me hajdut Eshte populli shqiptar qe voton maskarenjte nuk ka ardhur nje firme serioze te investoje ne shqiperi resorte qendra tregtare pastrojne lekun ku Jane fabrikat nuk ecet. Me qendra tregtare e kulla kjo Eshte mafia politikane shqiptare o derra kuptoni apo jo

  13. Fari~hu says:

    Edhe ti ja ule ne maksimum vlerat vetes,para zgjedhjeve dhe formimit te qeverise,mire ishe me Ramen,po tani cpate,cfare tha Lu,LUja tha qe rrezoni qeverine,po Luja e di shume mire qe qeveria ne nje vend demokratik rrezohet me vote,me vote i rruajten trapin,vota tjeter akoma ska filluar,prandaj mos u merzitni,se keni kohe deri ne 2025,shendet e bythe te forta avokat,deri atehere

  14. Taras Bulba says:

    Z Ngjela qe ke kohe qe ke rjedhur dihet por qe te arishe deri ketu nuk mund ta mendoja,kete thirja nuk po e bejne as dy kriminekrt Berishe e Bashe si dhe krye hajduti Meta por juve nuk ju dha ajo qe deshe e tani pret si ai qeni per nje kicke ,si duket ta kane premtuar keta te tre,por nje gje duhet te dishe qe populli i shef vete ndryshimet dhe evdi se kur duhet te hedhe qeverine besoj se ata mund te vine ne pudhtet andej nga viti 2029 dhe ju nuk do jeni ose do jesh nga liqeni duke fjetur

  15. Pol says:

    nje gje esht e vertet, rama berisha meta dhe lulushi jan super te pasur dhe rrjepin popullin nga dita ne dit, kaq kam une per te thene.

  16. Dike Mullai says:

    Taku- MARMARAKU ! Shpesh perdoret shprehja ” I Pa BYTHE! ” Por ti je nje specie e vecante : ” Me BYTHE SFERIKE !!! ” I biri i Kico e Vera NGJELES , ti “Fluturon ” nga te con ERA !!! Hidhu nje Sy shkrimeve qe ke botuar ne Gazeten TEMA para Zgjedhjeve, si dhe Vlereso komentet e mesiperme !!!

  17. agim vlora says:

    o i rrjedhur e i pjerdhur,si munde te rrezosh nje qeverja legjitime,ajo fitohet me vite.Nuk te beri ministero qe te vidhje,prandaj te kane ikur trut.Hajt u sherofsh shpejt…

  18. Meta ik says:

    Ngjela te respektoj voten e popullit dhe te mos flasin marrezira sepse nuk e votoj populli as per te bere opozite. Ambasadori Amerikan nuk eshte kryetar opozite dhe te respektoj rregullat diplomatike. Ka edhe Ambassador te tjere, por nuk bejne opozite sepse nuk ju takon. Ambasadoret vetem vezhgojne.

  19. Lali says:

    O Spartak Ngjala!Te analizosh levizjen e Lu-se keshtu si ti do te thote te mos marresh vesh fare nga politika,te jesh verbuar nga interesi i prekur ose te besh ngjalen per ndonje kocke.C’pune kishte ambasadori te shkonte atje ne nje qoshe te humbur te vendit e te bente thirrje per revolucion disa njerezve qe as i shkon ne periferi te trurit per kete pune se jane te bindur qe nuk i luan kujt as qimja.E per cfare? Per librat e shkolles.Se perse shkoi atje Lu-ja dhe tha ato fjale e di ai, por mund ta di edhe Rama.Ty te mbetet vetem te fantazosh e te sillesh si ato anijet me timon te thyer.

  20. Apo jo? says:

    Na thuaj dhe piken IV qe sipas teje kush eshte i paster dhe kandidat per te bere kete vend se jeni mesuar te hidhni balte e jo te jepni zgjidhje.
    Ambasadori Lu dje dha nje leksion demokracie e nder te tjera tha se NESE NUK JU PELQEN MENYRA SE SI PO QEVERISENI ….
    nuk tha qe keta jane hajdute e te korruptuar, besoj keto deklarata behen ne konferenca shtypi e jo ne takim me te rinjte, se ti e njeh mire politiken amerikane zoti Ngjela.
    Jam dakord me parafolesit qe diku te eshte prishur ndonje pazar ty ose Likja te ka mbushur xhepat me flori HAHAHAHA

  21. 456 says:

    BRAVO ,,AVOKAT NGJELA C’JERRUA MASKEN KETYRE PALACOVE HAJDUTE…////

  22. shoku " Shpati " says:

    Avokat , duhet te japesh prova !!! Denonco me prova dhe fakte nje gjyqtar apo nje prokuror te korruptuar , pastaj do te te marrin seriozisht lexuesit …Po ke nxirri , po nuk ke fillo te shkruash kujtimet .

  23. Koba says:

    Rama duhet te nis nje Veting vete duke filluar nga rrethi i tij me i afert.Zapata ,heroi i Meksikes.,kur pa qe i vellai degjeneroi ,i futi plumbin kokes.Qarkullojne SMS -Kujdes mos ta marri vesh I GJATI”.Flitet per tendera,Nderhyrje etj.Po me te ndyre jane Sali Gerdeci dhe Lulsumkapuci,po ama ke harruar Like Floririn ,SIMBOLIN E KORRUPSIONIT ne Pushtet.Pse nuke permend Zotrote?Pra e ke gabim.Dili te vertetes perballe Potencialisht.Eshte bere zakon ne Shqiperi ,qe Operacionet mbesin pergjysem .

  24. ALPINI.
    Si te gjithe shkrimet e tjera edhe kjo do te fshihet.Por nuk prish pune.Taku jo se uk e din por ka dashire te hiqet si debil.Thirja e luse te ishte bere ne korrik ose ne gusht do te kishte vlere por sot ne fund te shtatorit i vjen ere dhije.Kjo eshte sa per te revoltuar popullin.per te prishur vetingun dhe reformat e tjera te qeverise Rama 2.

  25. taraboshi says:

    O Taku ne fillim po te pyes pse e zevendsove ILIR METEN me EDI RAMEN apo punet tuaja si kurvat .E DYTA :Kur na dashka kaq shume Amerika ketu na ka pase tash 27 vjete e cka na ndihmoj ?Na ndihmoj ne shkatrrimin e vendit nepermjet ish ambasadorit Amerikan RAJERSON qe porosiste Salen dhe Azem Hajdarin qe shkatrroni cdo gje se kan qene te komunizmit .NDIHMA e dyte ka qene ajo e krijimit te ngjarjeve te vitit 1997 .NDIHMA e trete ka qene GERDECI NDIHMA e katert ka qene perveshja e mengeve te ish ambasadorit Arvizu qe tjetersoj voten ne zgjedhjet lokale ne Tirane dhe me veprimin e tij i tha popullit shqiptare keshtu vjedhen zgjedhjet se i fiton aj qe duam ne dhe jo aj qe zgjedh populli .DHE e fundit eshte ndihma qe dha po Arvizu ne 21 Janar qeBerishes i tha te lumte ti je burre shteti dhe Bashes i tha ti je me perspektive Keto na i zberthe ti si avokat i zoti qe je .

  26. Lisi says:

    Kemi 27 vjet që zbatojmë direktivat e guvernatorëve amerikanë , që nga Rajersoni , e me radhë , deri tek Lu !
    Dhe ja rezultati – kemi Shqipërinë e sotme !
    Mua s’më vjen keq për politikanët tanë të këtyre 27 viteve -njerëz pa personalitet , të krimbur né vese . Më dhëmb në shpirt , si u katandis ky vëndi ynë !
    Sharlatanët që qelben era mut , si ky kokëboshi Spartak Ngjela , nuk meritojnë t’u përmendësh as emrin .
    Por , gazetat tona kanë për moto interesat komercjale .
    I kërkoj k/ ministrit Rama , që , sipas standarteve ndërkombëtare , t’ a shpalli ambasadorin Lu ,
    PERSONA NON GRATA !

  27. Konti Sbalta says:

    Tashti e tha qarte Spartaku qe nuk i ngjan fare emrit qe mban , se perse Ilir Meta nuk ben pjese ne katershen qe do te “permbyset nga nxenesit e shkollave: Me siguri presidenti do ti kete siguruar ndonji vend ne presidence.

  28. shqipe says:

    MENDON RAMA..
    “Hiqu dreq c’mu poftis,
    nje mize kali me cingris,
    rreze bishtit m’u kolis
    aty ku e ka per fis….”

  29. lenci says:

    O komentatore te paguar nga Rama!
    Besoni se ambasadori flet ne emrin e vet?
    Rama fitoi (pak rendesi ka se si), por pa kaluar as nje muaj, SHBA e shpallen Shqiperine dhe qeverine e Rames, si me te korruptuaren dhe bashke me Gjermanine deklaruan se investime per kete qeveri nuk do kete. Kjo eshte e rende dhe do kete pasoja shume te medha.
    Spartaku eshte i pabese. I futi “cimken” Berishes qe e beri 8 vjet deputet dhe kandidat per kryetar bashkie te Tiranes.
    Ne librin e trete te kujtimeve, qe ka ngelur pa u shitur, i kendoi hymne Edi Rames, deri ne lepirje prapanice. Rama e perdor, e poshteron, por sigurisht nuk i beson. Spartaku eshte si akrepi, kafshon per force zakoni, edhe kur rrezikon jeten e tij. Kete ves e ka patur gjithnje.
    Lum ai qe shahet nga “avokati”, e ka te ardhmen ne ngritje. A nuk ndodhi keshtu me Ilir Meten, qe Taku i bente parashikimin e burgut, kurse ai u be president.
    Edhe Rames keshtu do i ndodhe. I qete do komandoje keto 4 vjet! Pastaj? Ehuuu pas 4 vjetesh te rroj,e e te shikojme. Ja keshtu!!!

  30. Sirius says:

    Ngjela kunder rilindjes dhe ed droges, nderkohe qe ju beri llape per cdo gje? Po pse o djali i Veres e konsumon veten tende me halabake.Apo nuk e dije qe Edi Rama eshte bukeshkale e pa integritet. Ska gje se do rritesh e do mesosh.

  31. Epo kjo pune! says:

    O ngjale, vertet SHBA ka qene prane nesh por ti mor zotni e himnizon aq shume sa i bie te shperfillesh kombin tend. Nuk e do Amerika me shume Shqiperine se shqiptari prandaj bej thirrje per te vetedije qytetare sepse sado te yshti amerika ketu ne ia fusim gjumit top. Pastaj ka rradhe ajo pune se ke salen e co. me shume gjynahe dhe mos i vi te gjithe ne nje kandar… se nuk zuri b..tha vend mor zoteri. Te bie imazhi po bere kthesa te forta.

  32. xholi says:

    Taku , nuk e di pse Ambasadori me kujtoi Revolucionin e Madh Proletar Kinez ku mbizoteronin disa parulla anakronike si fshati te rrethoje qytetin etj. qe me ben te dyshoj , dhe kjo ne kohen qe vetingu eshte gjeja e pare qe duhet kryer. Ketu kjo thenie na con ne vitin 0 , dmth kam pershtypjen se dicka kerkohet te fshihet nga kujtesa dhe pesimi ekonomiko moral qe pesuan shqiptaret ne keto 26 vjet . Mos valle vetingu prek pervec klases politike e pushtetit te drejtesise dhe miqte tane ????? Mos valle tepsia qe ka qene hambar per ata qe mbushen xhepat bashke me ndonje nga miqte tane? Shqiptaret kete gje e dine ndaj zor se mund te kete ndonje rremuje se si ka lene mendja. Ke qene me fat qe ske hyre ne tepsi. Korrekto parametrat se i ke gabim.

  33. M says:

    ZUZAR , BIRBILgjuzar.

    Kape koken e gjelit dhe hiqe.
    Pse zotrote e nderove SIL e bereRSL?
    S’ka gje do te mesosh i ri je!
    Kur amerika na do aq shume, na ndihmoi 27 vjet me shkaterimin e vendit se lshin te komunizmit,thua kish nje motiv politik ambasadori, e pe vet( se mbajti nje leksion per demokracine), po arme kish? haram…maskarenje..dera..zuzar..doc komuni..lereni rehat tju lej rehat.
    Pse nuk ben padi per ketakondrabandist qe di apo na ruan qetesine,opingat do tu maresh.
    Ose keni pare ose keni degjuar gabim.
    Mos mer ne qafe(Kadri Roshi iteti ne bronx) ter fshatin qe te do aq shume po zamet ta mare kujtim ne boten tjeter me puth nje here ketu ne prapanice.

  34. manastiri says:

    BRAVO AVOKAT……….Gjithe njerezit e mencur qe kane ngelur ne kete vend te bukur , por te neveritur nga kusaria dhe bashibozukeria……..te ngrihemi ne protesta paqesore dhe te kerkojme protektorat nderkombetar pasi ketu nuk ka elita per ta bere kete vend ,por vetem kusare ,mashtrusa ,vrases dhe parazite. Ky vend ngelet puseta e ujrave te zeza te europes ,ku muti eshte i veshur me kollare dhe shurrerat te lyera dhe te parfumosura per te hequr ererat e veta te ndyra .

    Sovranitetin e pusetes lerjuani ne goje ketyre fekaleve qe permenda me lart , bashke me militantet e tyre parazite.per ta perdorur si argument per te ruajtur placken e vjedhur te halese se tyre.

    Por nje gje eshte mese e sigurte ……….nese do te mbije ndonje fare luleje ne kete gjiriz te qelbur , filizi i saj ka per tu zhvilluar i shendetshem sepse vendi eshte i gjithi ne mut ,dhe ushqimi eshte i bollshem. KETE VEND E SHPETOJNE VETEM NDERKOMBETARET , VETEM KETA MUND TA PASTROJNE KETE HALE……. NEPERMJET LULES QE QUHET PROTEKTORAT………RRUGE TJETER NUK KA ….OSE HAKMARRJA E ZOTIT DO TE JENE E TMERSHME DHE E PA MESHIRESHME .

    KUSARE ! ……HAPINI RRUGE PROTEKTORATIT SHPETONI VETEN TUAJ DHE FAMILJET TUAJA ,SE DO TE JETE TEPER VONE…….E KENI FRYRE AQ SHUME TULLUMBACEN E ZEMERIMIT TE NJEREZVE DINJITOZE , SA KA KALUAR LIMITIN E TOLERANCES , DHE HAKMARJA E ZOTIT DHE MALLKIMI I NJEREZVE TE DREJTE , KA PER TU ZENE KUDO KU JENI JU DHE FEMIJET TUAJ.

  35. Senza parole says:

    Zoti Ngjela ke filluar pune keshilltar I presidentin bravo se ate se nominon me è ke harruar.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje