Matja e forcave mes qeverisë qendrore të Spanjës dhe nacionalistëve katalonjas po vazhdon. Guardia Civil (garda civile) hyri në qendrën e IT-së të qeverisë rajonale dhe sekuestroi sistemin e numërimit të votave.
Policia qendron përballlë përkrahësve të referendumit që demonstrojnë në për pavarësinë e Katalonjës. Autoritetet spanjolle po përpiqen me intensitet për ta ndaluar referendumin për pavarësinë e Katalonjës.
Një zëdhënës i qeverisë qendrore njoftoi, se disa nëpunës të njësisë shtetërore të policisë Guardia Civil në Barcelonë kanë siguruar aksesin në qendrën katalonjase të teknologjisë dhe komunikacionit, ku ndodhet sistemi i numërimit të votave. Përmes bllokadës së sistemit elektronik duhet të ndalohet një votim online. Me këtë është dhënë një “goditje e mëtejshme për thirrjen ilegale për referendum”, tha zëdhënësi në Madrid.
Katalonjasit të përҁarë për pavarësinë
Presidenti rajonal i Katalonjës Carles Puigdemont i tha gazetës “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”, se miliona zgjedhës do të marrin pjesë në një “cunam demokratik” në votime. Agjencisë Reuters ai i deklaroi, se më shumë se në 2000 qendra votimi janë përgatitura të gjitha – ka kuti votimi dhe fletë votimi, “të gjitha që u duhen njerëzve për të shprehur mendimin e tyre”.
Një milionë pjesëmarrësh?
Separatistët ndërkaq kanë deklaruar si objektiv të tyre që të arrijnë një pjesëmarrje prej një milionë votuesish. Duke marrë parasysh aksionet e pengimit të votimit një milionë vota “paraqesin një sukses të madh”, tha presidenti i “Asamblesë Kombëtare Katalonjase” (ANC), Jordi Sánchez, në Barcelonë. Për të votuar u është bërë thirrje më shumë se 5,3 milionë katalonjasve. Kundërshtarët e referendumit nuk do të marrin pjesë në votim./dw/
Spaniotrt jane ata qe akoma nuk e njohin pavaresine e Kosoves…..por tani ajo qe ata nuk kane perkrahur ju eshte shfaqur ne dyert e tyre….Revolucioni filloi…dhe katalonia do fitoi….kush e ka rradhen mbas kesaj…
Viva katlynia……viva. Barca