Pse duhet të trembemi në solidaritetin për Rigertën e dhive

1 Tetor 2017, 11:35Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Rigerta nuk më preku, as përloti. Ndoshta se historinë e saj e di prej dy vjetësh. Kur e kam dëgjuar për herë të parë, më ka lënë përshtypje, si shumë raste të tjerë me të cilët krenohemi pak për fshatin tonë, i cili nuk është tamam-tamam fshat, por si thotë një mikeshë: Katund. Nuk jemi as si fshatrat e Italisë, as si të Francës, as si të Malit të Zi po të doni.

Që një studente mbaron studimet në Itali dhe vendos të bëjë një fermë dhish në fshat, kjo është vetëm një histori e bukur. Pa dyshim në çdo sipërmarrje ka sfida, netë pa gjumë, pesimizëm dhe vuan jo pak. Rigerta është një rast për t’u promovuar dhe mbështetur.

Tani, kjo pjesa e fjalimit në Kuvend, pathosit të vajzës nga Mirdita, që nxori në dukje sfinksin brenda saj, lotëve dhe veçanërisht solidaritetit në rrjet, është pak shqetësuese. Pa dyshim, fjalimi i Rigertës ishte i pari për këtë sesion që ia vlente, por kur sheh reagimet dhe rrjetin, të kujton rrëmbesën e lumit që i merr ta gjitha përpara duke lënë një shije të thatë.

U përpoqa ta pëlqeja Rigertën gjatë gjithë ditës, për shumë motive që i ka hak, por s’di pse dreq më kujtoi fëmijërinë, jo atë kur vrisnim gjunjët tek gjyshërit në fshat, por kur shihja televizor në darkë. Ishte pak provokim i një modeli komunist. Shembulli, fshati, vështirësia, thjeshtësia, dhia….etj., etj. Sikur rrjeti mos kishte shpërthyer në mahnitje, ndoshta kjo panoramë e stilit komunist nuk do e kishte përfunduar rrethin, por për fat të keq, të gjithë e shkatërruat frymëzimin e Rigertës duke e bërë atë të duket patetike dhe ne si shoqëri, ende peng i njeriut të masës.

Rrjeti tregoi se ne simpatizohemi ende me modelin përvuajtës të viktimës. Ndjenjat me themel populist janë duke u forcuar dhe në rritje, gjë që vjen edhe si shkak i një fryme anti- establishment.

Disa arsye pse brohoriti rrjeti “Rroftë Rigerta!”

-Është kollaj të biesh në dashuri me dhitë e studentes së “La Sapienza”-s. Për dembelët, është ngushëllimi më i madh që edhe shkolla nuk ia vlen. Një fermë dhish e bën edhe pa shkollë fare. Mjaft të dish të jetosh në fshat.  Për establishmentin është komode, sepse u thua të rinjve shikoni Rigertën, punë s’ka në administratë, pse nuk e provoni në fshat?!

Për ata që jetojnë mirë në vila, iu shijon rasti dhe e marrin si një rast ekzotik. Të jesh empatik me vajzën nga Mirdita është si një katharsis i shpirtit. Është një mënyrë për t’i thënë botës se jemi njerëz të mirë dhe vlerësojmë njeriun e punës.

Nuk dua të prish festën e heroinës së ditës, por shpresoj që Rigerta të mos i marrë emisionet me radhë prej së hënës, që nga pasditet, emisionet e darkës, pas darkës, sepse do t’i humbin dhitë në fshat duke u marrë më famën bosh të kryeqytetit. Nëse ajo do ta lërë me kaq, pjesa e ekzagjerimit do jetë faturë edhe njëherë e rrjetit dhe dëshmi e varfërisë dhe vulgaritetit intelektual.

Rigerta, e dashur! Nuk qau askush për ty, aq më tepër për dhitë e fshatit tënd. Arsyet pse ata u bënë tifozët e tu, janë shkaku pse ti ke vuajtur aq shumë. Jemi ende kaq të vonuar dhe show i parlamentit ishte një tjetër hap pas! Rroftë Rigerta, poshtë Rigerta! /tiranapost/

53 komente në “Pse duhet të trembemi në solidaritetin për Rigertën e dhive”

  1. Kaonia says:

    Shoqja gazatere ,o gjahtare e problematikash.Ti ketu nuk di se c thua dhe c mesazh percjell.Ti ketu shkruan thjesht per te reklamuar veten si analiste si e zgjuar a ku di une se cfare.Zonja per te cilen ti flet thjesh percolli nje mesazh per politiken dhe kaq,nuk ka pse ja deformoni qellimin.Sa per ate rrofte ajo e poshte ajo shkruaje ne ndonje artikull per francen ose per kryeministrin qe duhet ta varim me zoret e nje biznesmeni…

    1. Shkullaku Uturaku says:

      O shoku kesaj Kazhanit nuk osht tu ja krujt kush ene spo gjen dot as nonji hu gardhi me e krujt. Thojini qe ne fshat ka plot hunj gardhi te cfardo madhesie.

  2. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    Mira ky eshte nje nga shkrimet me te dobta qe ke bere deri me sot.
    nuk te njoh dhe nuk di cfare shkolle ke,por ti u bere e njohur per mua me intervistat e bodigardit te Saliut.
    Ather mu duke vajze kurajoze dhe ambicioze,sot me dukesh vajze xheloze ,tip Mimoze LLastice prej qyteti me fytyr te pudrosun e syt e nxire me rimel.Rigerta foli me fjale zemre dhe tregoi realitetin,Ajo qe ftuar per te treguar pervojen e saj dhe veshtersite qe ka jeta ne fshat,qe dhe pse dihet prap eshte mire qe te rithohet.qe te zgjohen nga gjumi grate dhe burrat qe na perfaqsojne ne parlament
    Zonja KAZANI,duhet qe freskia dhe thjeshtesia e Rigertes ty te nxjerr lakuriq,dhe me kete shkrim ke treguar se je nje KECE-Gazetare,tekanjoze,qe ka kerkuar te gjej tek Rigerta,ato ane qe ajo nuk kishta aspak si qellim per ti perfqasuar.
    Rigerta ka mbaru studimet shkelqyshem per politik,ka kriju familje dhe eshte kthy me deshir ne Shqiperi.
    Dhe a e din ti se pse???
    Ta them une o Mira,se Rigerta eshte vjaze katolike e lidhun me token e te parve qe i rrezistuan gati 500 vjet pushtimit otoman.rigerta ka zgjedhun te jetoj dhe te punoj ne fshat me dinjitet dhe me forcen e krahut dhe e detyruar nga politikanet tane qe vajzat e bukura e te zgjuara bejne sekretare dhe pastaj dashnore.
    Mira te lutem kur te shkruash bej gazetari dhe mos na bej Teta Ollgen.

  3. saliu says:

    Gazetare e llastuar si femijet te rritur me gjysher. Ndoshta gazetares nuk i ben pershtypje asgje qe ka te beje me varferine punen e rende dhe me njerezit e thjeshte, prandaj as skuqet e as zverdhet nga lotet e “fshatares intelektuale” packa se merret me “dhite”. Me mire me dhi ne mal se sa ne tavolinat e ndyra te Tiranes nuk thurren vetem intriga e thashetheme bajate e shpesh here te neveriteshme.
    Rigerta nuk duhet te perkrahet sepse qau gjate fjalimit te saj, por per guximin per ti thene te vertetat ne ate podium ku thuhen genjeshtra. Ne podiumin e parlamentit thurren intriga e genjeshtra pa fund, mu kujtua nje shprehje e Kadarese “po japim emision me genjeshtra”.
    Per kete arsye beri pershtypje fjala e Rigertes, sepse nuk bente pjese ne emisionin me genjeshtra qe transmetohet cdo te enjte. Ai ishte nje perjashtim nga realiteti. Nuk na preken lotet e saj por realiteti qe ajo na afroi.

  4. LORA says:

    Shkrim cinik ,medioker per mira kazanin dhe kazanet e ngjashem me te ,,,,,te cilet I frikeson per vdekje modeli I punes dhe mprehtesise civile e civike te Gerta Lokes dhe solidarizimi shoqeror me kete model.
    Mbeti Gerta dhe shoqeria per keshillat e nje mjeraneje,sikurse mira e kazaneve ,,,,pu,pu,pu !!!!!

  5. idjoti i Bathores says:

    MOJ IDJOTE LERI HARTIMET ME TE QARA ME TE QESHURA E ME TE QIRA PO AS NA ZBERTHE FJALEN ‘KOMU NIST’ E PASTAJ ‘MODEL’ E ‘STIL KOMUNIST’ QE PERRALLIS!? Jam i sigurt qe nuk je ne gjendje te kalosh provimet e shkolles 8 vjeòare te para ’90!

  6. Ilir says:

    Ilri nga Gjermania.
    Zonja Kazhani ju dukeni në mendime
    si ajo Mimoza llastica që,prindërit e juaj
    jua kanë mbushur prapanicen me pare.
    Jua kanë plotësuar të gjitha dëshirat dhe
    nuk doni të pranoni realitetin në sy.
    Është e vërtetë që Ferma e dhive ose e deleve
    mund ta krijojë dhe një njeri pa shkollë por
    nuk ecën më përpara në ekonominë e tregut.
    Pra sistemi që ka Shqipria sot që nga viti 1990
    është sistemi që drejtohet nga ekonomia e
    tregut dhe kërkesës së konsmatorit.
    Pra mendimi i Fermës që edhe një i pa shkollë
    mundet ta krijojë edhe ai,më duket një mendim
    primitiv dhe komunnist.
    Më duket se edhe ju doni ti fitoni të ardhurat pa
    u shkolluar,si mbas artikullit që keni shkruar
    se keni mbaruar shkollën e gazetarisë
    njësoj si kolegë e juaj.
    Sistemi i drejtësisë duhet të ndahet nga Ekzekutivi dhe Legjislativi si në shtetet perëndimore.
    Kështu do të shohim artikuj të gazetarëve me shkollë
    dhe jo gazetarëve që i financojnë politikanët.
    Që të djersitesh kur ta fitosh paranë me anë të shitjes ose leximit.

    Me respekt
    Iliri nga Gjermania.

  7. Kozmo says:

    KY ESHTE PARADOKSI NE SHQIPERINE TONE . ATA QE KANE STUDIUAR PER SHKENCA POLITIKE , PUNOJNE TEK DHITE , NDERSA ATA QE JANE PER TE RUAJTUR DHITE , I KEMI NE PARLAMENT .

    1. spartaku says:

      KOZMO! Bravo.Eshte e vertete ajo qe thua.Ata me shkolle ruajn dhit,ata pa shkolle ne parlament.Hajde demokraci hajde.

  8. Lisi says:

    Nuk hap televizor . Nuk e dëgjova Rigertën . Për të lexova në gazeta .
    Rigertës , bravo I qoftë !
    Ndërsa ty , Mira Kazhani, jazëk të qoftë ! Shpreh shpirtin ambicioz të femrës , ndaj femrës !
    Në këtë rast ti Mira , do ishte më mirë , të mbyllje gojën !

  9. Dean komisari i tiranes says:

    Te dashur komisare dhe sekrekar partie qe diskutoni ne forum ,jeni keqkuptu ,ket gocen e ka vu partia qe te shkruj keshtu,te vazhdojme te meremi me tema shterpe pabuk,sepse pune dhe buke nuk ka ,atehere le ti japim popullit nje Leze nje maloke me rimel qe te merret me llogje kavaje,ej popull po qante edhe kryekari parlamentit e kuptoni merr dera .

    1. spartaku says:

      Ka injorant plot si ty o DEAN.

    2. E verteta says:

      Po pra po, por paska akoma derra si puna jote qe i paska humbur fare ndjesia njerezore!Malokja e sateme apo tyteti o majmun qyteti?

  10. pjeter says:

    Jo jo, ne trembemi nga media ne pergjithesi ne shqiperi, qe deri tani ka treguar qarte qe nuk eshte aspak ndryshe nga politika e korruptuar shqiptare, nuk trembemi nga solidariteti per Rigerten.

  11. Fleta says:

    Shkrim fantastik! E thene e verteta ashtu sic eshte. Le te flasin te gjithe e te bejne sikur ju hap barku per Rigerten e sikur Rigertes ju hap barku per dhite. Rigerta pa nje opsion biznesi dhe e beri dhe i lumte per kete. Jam kurioz do bente Rigerta kaq buje sikur te kishte hapur restaurant ne mes te Tiranes. Tregon se cfare popull axhami qe jeni, u cane lajmet, gazetat, rrjetet sociale dhe cuditerisht te gjithe ishin kaq krenare te jene shqiptare dhe te duan dhite. Meqe ra fjala e dini qe dhite ne Europe nuk lejohet te mbahen mbi nje limit te caktuar se demtojne pyjet.

    1. E verteta says:

      O Fleta, po hape fleten tjeter se ngele tek ajo faqe!Po nga e di ti moj Fleta qe kishte pare opsion biznesi apo me fal, e kete rast po flet per veten se dukesh qe je nga ato qe do te veje miliarda per nje dite. Epo mos i ngatarro gjerat moj e mjere flete. Do byth jeta, djerse e jo llogje kavaje nga kafja e injorances qe pret ti bjeri leku nga qielli apo duke vjedh si ne haradoz. Shkrimi fantastik eshte shkrimi me medioker, me inatçor e me injorant perkundrejt thelbit qe shfaqi Gerta fisnike. Po ku ta kuptosh ti e kjo shkarravina e gazetarise?

  12. Elisabeta says:

    Sa keq per ty!
    Ne fjalen e saj une lexova disa mesazhe. Ai me kryesori eshte se te rinj te talentuar dhe te studjuar jashte nuk mikpriten ne ambjentin tuaj arrogant dhe siperfaqesor. Ajo vajze mua me dha edhe nje mesazh qe duhet te presesh ne menyre aktive ndryshimet dhe jo vetem te kerkosh nga qeveria cdo gje. Sic e shikon e dashur ne nuk blejme cdo gje qe ju gazetaret doni te na percillni dhe ky quhet te menduarit kritik. Mesazhi tjeter eshte se partite qofte te majta te djathta apo te qendres duhet te punojne si organet e nje trupi per te miren e Atheut dhe ketij populli.
    Dhe ne dijenine tuaj une qe po ju shkruaj ju ndjek cdo dite, lexoj cdo germe te shkrimeve tuaja, percjellcdo emision tuajin ( te media ne pergjithesi) dhe me ne fund dal ne konkluzione. Jam e cliruar emocionalisht nga atraksionet partiake dhe ndjek me ankth cdo dite qe ai vend te kthjellohet dhe te shoh nje drite jeshile ne horizont e te kthehem ne vendin tim te percudnuar nga njerez te pameshirshem ne te gjitha fushat. Pres nje dite kur te pakten te filloje hapja e dyerve per te aftet, te drejtet dhe profesionalistet e vertete dhe te paindoktrinuar. Ashtu sic e keni bere jau kemi lene ta gezoni dhe te kenaqeni ne arrogancen tuaj kolektive. Me shume dhimbje por ky eshte realiteti tek vendi im i shtrenjte qe lame pas.

    1. E verteta says:

      Bravo moj Elisabeta bravo!Ky ishte thelbi i saj po kujt ja thua?Ketyre qe e kane fituar çdo gje qyl e me servilizem te theksuar duke prodhuar vetem injorance ne çdo fushe?!

  13. Mira says:

    Sa debile kjo gazetarucja!! Dhe ti boll dhe mend se ngele duke na dhen mend per dite ne gazete

  14. ALTIN says:

    Nje pseudo gazetare qe din te serviloset eproreve te saje per te perfituar nje pale tanga firmato.
    Keta jane intelektualet e albanistanit.
    Ndersa nje bravo te madhe asaj vajzes nga Mirdita qe me kurajo shprehu ate qe miliona shqiptare e diskutojne neper kafe dhe shtepite e tyre.
    Klasa politike qe ne na perfaqson ne paelament eshte nje klase hajdutesh,drogatesh,mashtruesish dhe nje mije e nje te zezat

  15. On says:

    Mbase nuk te ben pershtypje, se je vete nga fshati nuk ke faj. Por je bere celoze sepse jua mori kopertinen, ajo u be lajm ne fshat… imagjino po te ishte ne Tirane. Ajo nuk eshte konviktore e bere me leke. Mbi te gjitha nul kam pare femer te artikuloje aq rrjedhshem mendimin pa leter. Keni hic para saj. Mos u beni celoz.

  16. Tin says:

    Ku e pa partine ky komisari nuk e di.Une pashe qe kjo goditi gjithe pushtetet per gjendjen e fshatit…

  17. ILIRET says:

    Bravo, Kazani, shume mire e ke. Jo po do merremi ne me Gerten apo Kristinen qe mjelin dhite dhe vijne era dhi. Apo ato grate e Divjakes, te cilat ende pa lindur djelli jane ne fushe dhe nuk ju afrohesh dot se vijne era djerse. Ja shiko ne TV. Kenaqesh kur shikon se si e ka nderruar hallatin Linda Rei dhe ne vend te tij ka vene nje domate. Pa le pa kur ai kercimtari Albi, ze e qan tek Ermali se e ka lene dashnorja. Ja vlen ta shohesh.
    Po ato bythet e bera dhe buzet si te vicave qe rrit Kristina ne fshat. Le pastaj Armina qe na befason me pushimet e saj nente muaj te vitit ne kater cepat e botes.
    Po fashion-et dhe blerjet on-line. Ato fshatarkat as e kane idene. Bile ato nuk dine as te bejne sex. Vetem stilin klasik dijne. Obobo bo ta shpifin kur i gjen te virgjera kur martohen.

  18. Jimi says:

    Mira! Ti je gazetare profesioniste dhe me shkrimet e tua mundohesh qe ta evidentosh veten si nje gazetare “klas”, por njekohesisht edhe te sigurosh rekord lexuesish te shkrimeve te tua. Per keto shkrime nuk do te jene te paket komentuesit e kritiket, ata qe do te mburrin e ata qe do te shajne, madje nga keta te fundit edhe ne zhargon. E dime qe ty te eshte “argasur lekura” dhe aqe te ben.
    Te hyjme ne teme! Rigerta eshte nje vajze fshati qe per shume prej nesh ishte e panjohur dhe si e tille kurre nuk ka qen ne qender te vemendjes te ndokujt. Rasti e deshi qe ajo te vendosej ne vemendjen e qytetareve dhe te gazetareve e politikaneve por jo me deshiren e saj
    Po te them nje gje ! Ajo ishte nje vajze fshati e cila kishte enderra per te ardhmen e saj. Studioj ne Itali ku edhe u diplomua. U kthye ne Shqiperi me pretendimin se do te punesohej per cfare studioj, kjo nuk u realizua, ajo nuk priti dhe nuk u qa per fatin, ajo e kerkoi ate. Inisjativa e saj per te nmdermarre nje aktivitet te tille eshte per tu pershendetur, pasi ajo ju fute nje pune te panjohur e te veshtire per te dhe ja doli me sukses dhe kete nuk e beri as per shou dhe as per tu keqperdorur nga politika dhe nga media.
    Si konkluzion! Nese dikush do te thoshte: Cila do te jete e preferuara jote, Mira gazetare “klas”, apo Rigerta “cobane”? Une pa hezituar do te thoshja! Rigerta.
    P.S Mira per nje gje te siguroj qe komentet per kete artikull do te jene te shumt dhe ne shumicen derrmuese do te jene teper kritike ndaj teje, perkrahesit e Rigertes edhe pse e panjohur per ne deri me tani do te jene te shumte e ne rritje.

  19. Atdheu says:

    0000000000000000000 per shkrimin.

  20. Mandi says:

    Vete fakti qe gazetare, politikane, pra dy pushtete te forta qe influencojne direkt te shoqeria dhe ne mbarvajtjen e shtetit, jane hedhur ne sulm ndaj fshatares se La Sapienza tregon se Ajo ka prekur zemren e problemit. Nje gazetari mediokre dhe ne sherbim te politikes se dites nga ku i krijojn vetes kushte komode jetese vetes larg nga misioni fisnik i gazetaris. Dhe pushteti dhe politika qe me kte akt akuze i nxjerr zbuluar sa larg njerzve Jan. Prandaj dhe gjith ky sulm.

  21. tropojani c100 says:

    nuk e kuptoj kete mero bazen pse boton shkrime te kesaj pseudogazetareje kjo eshte debile fare krejt kunder rrymes shkrime te pakuptimta gjithmone rob kot aman boll me mos botoni shkrime te gazetareve te tille pa kuptim,kjo mund te jete kunder gretes por ideja eshte se nuk ka asnje kuptim ajo qe shkruan pa lidhje pa argumenta fare

  22. Mirditori says:

    Ti nje militante e deklaruar e PD, nuk shkruhet kur sheh me syzet e nje foce politike, shihni si e komenton Kryetari partise “Luli qe qesh” pozicionin e gruas nga Rresheni, e njejte me shkrimin tuaj. E keqja me e madhe nuk eshte shkrimi juaj, por mos njohja e problematikave te fshatit, jo vetem nga ju nje miushe zyrash, por as nga partit qoftë te opozites apo te atyre qe jane ne pushtet, prandaj nxjerrin lloj lloj konesh qe lehin ne henë…

  23. ana says:

    Me ne fund….! Nje shkrim qe e prisja nga ndonje gazetar realist. E vleresoj perkushtimin e Rigertes, por patetizmi i saj ishte aq i shfrenuar, sa me erdhi turp! Edhe me te befasueshme ishin duartrokitjet e miletit per kete superpatetizem! Gjendja e mjeruar e pjeses me te madhe te fshatrave tane, nuk eshte as e re dhe as sporadike. Duhet te kishim permbytur lumenjte me lot per gjendjen e turpshme, gati mesjetare te tyre, ne vitet e postkomunizmit. Cdo historie, sikurse edhe kesaj se Rigertes, duhet t’i kushtohen emocionet e duhura, perndryshe demtojne, nuk ndihmojme.

    1. E verteta says:

      Me ne fund u shtua edhe nje mediokre inatçore qe po priste me padurim duke kercitur nofllat binjaken gazetaruce te saj per te nxjerre llumin e radhes nga goja.Po moj Ana po, por nuk ishte patetizem se hajde ti dil aty e te shohim sesi do te te flase zemra me gjithe mendje. Nuk ishte patetizem por kur je pjese e injorances, çdo gje e vertete te duket si genjeshter. Tregoni aspak ndjenje njerezore. Gerta dijeplote por qe ka vendosur te jete e lire ne fshatin e saj, ne vendlindjen e saj, vuri ne dukje ne menyren me fisnike te mundshme problemet qe ekzistojne e nuk kerkoi meshire, por gjera minimale se zhvillimin e dijne vete ata sesi e bejne. Ajo tregoi mend e zemer por kush ta kuptoi?Ti apo kjo qe shkruan?Mos te te vije turp nga e verteta e Gertes, por nga verberia e shurdhimi yt qe ka mbuluar qelizat e ndjesise tende njerezore.

  24. Ajet Delaj says:

    Per cudi apo per fat mbiemri yt more zonjushe afrohet shume te permbajtja dhe puna juaj qe mjaft mire e ka thene Kryeministri. Tani mos luaj me se e ke siguruar vendin ne” kazan”. Po kush je ti qe guxon te besh lojra fjalesh me nje qe ka mbaruar LaSapienzen se vendosi te mos hyje ne “kazanin” uaj por vendosi te jetoje bijo dhe sa po ju dha rasti shpalosi para shqiptareve se vlerat e shqiptareve nuk jetojne vetem ne kryeqytet.
    Madje e paralajmeroni qe te mos hyje ne “kazanin” tuj pasi shqiptare si Rigerta qe po ju garantoj se ka shume sapo te vije rasti do e gjyajne apo cojne “kazanin” tek plehrat atje ku realisht e ka vendin.

  25. shushica says:

    Eshte absurde qe gazetare si Kazhani ,por sidomos nje trendy hipi primitive si Metaj nuk kuptojne asgje nga diskutimi thellesisht politik ,ekonomik dhe njerezor i Erigertes…Erigerta vjen nga nje shkollim perendimor ,me mentalitet perendimor ,,,dhe ben nje pune shume me te nderuar ,te veshtire se dy gazetaret ….Kazhani e lehte ,bulevardeske,…. ,Metaj …postfashiste pinjolle e frymes berishiste kuislinge…
    Z….Kazhani ….ne Itali ,France ….dhe kudo ne perendim ,mbas krizes se 2008…jane qindramijra te rinj …te diplomuar…qe jane transferuar e punojne pak a shume zi Erigerta….Pra Erigerta ka kuptuar thelbin …me mire te besh nje pune te thjeshte….dhe te prodhosh se sa te bredhesh nga mengjezi ne mbremje neper kafene ,lloto ,party me shkume me leket e prinderve …ose leke te fituara ne menyra te dyshimta…Kuptoje z.Kazhani …ne se nuk punon ,gradualisht kthehesh ne pyll…behesh jo njerezor….ose thjeshte kafshe…
    Kazhni,,,,Metaj ,nuk ka rendesi se kush e ftoi ne parlament Erigerten ,kryesorja eshte se ajo leshoi nje britme alarmi ,ku njekohesisht stigmatizoi barbaret e Berishes qe shkaterruan strukturat prodhuese edhe ne fshat ,por nga ana tjeter u kujtoi pushtetareve te sotem ,,,se ne se edhe keta nuk i kthejne syte nga qindramijra njerez qe merren me prodhimin bujqesor e blegtoral …jane bashkfajtore te mizerjes ekonomike..
    Z…gazetare dhe komentues negative….fjala e Erigertes nuk eshte as shou ,as patetizem….Sigurisht ju tre here ne dite hani dicka…dhe ne tavolinen tuaj ,patjeter qe ka dicka te bardhe ,,,ose qumesht ,ose nen produkte ….Zvicra njihet per bankat ,,,natyrisht nga financieret dhe mafiozet ,,,Por zivcra eshte nje nga prodheset me te medha te nenprodukteve te qumeshtit ,bio …dhe fiton miliarda ….Por prodbuesit ndihmohen nga shteti ….kete po kerkon Erigerta ,qe shteti te beje detyren ,prodhimin e realizojne ata qindra mijra njerez te thjeshte…Pra te thuash qe rasti bie ere komunizem ….eshte absurd ,idiot ,keqdashes,,Erigerta ,me shembullin e saj dhe te atyre qe perfaqeson do te mbetet ne kujtese ,…ndersa ju ,edhe pse shkruani rregullisht ,jeni inferiore ,jeni nje boshllek hipokrit mediatik …Ju nuk e kuptoni profesionin tuaj ,,,,ju jeni thjesht interpetuese te punedhenesve dhe poltikaneve ,gazetaria e vertete operon dhe gjykon mbi faktdt dhe jo mbi hamendjet tuaja te coroditura …
    Tani shkoni ne kafenene tuaj ,,,merrni nje …makiato….shikohuni pak ne pasqyre ..perpara se te futeni ne zyren e shefit….
    Shpresoj qe ta publikoni …nuk besoj se jeni shndrruar ne nje kopje e 55….tani per tani…

  26. jo qe s’ma ndjen çfar tha rigerte me 360-te dhi . ej shqiptar 360 dhi, i ka peshqesh nga ligji 7501 dhe çfrytezimi i hapesirave rurale per te …..mbareshtruar dhi, krejt arbitrarisht dhe pa taksa . ejani pyesni ish qytetaret punetor te larguar nga puna ne 90-ten . thjesht u pushkatuan ligjerisht dhe ekonomikisht . une mora rruget e kurbetit . ime shoqe mori 700 leke “privatizimi” dhe…u zhduk nga e drejta, per pune e prone . ankohu dhe denoji, kafshet politike, po per fatin tim, jo per tatin, moj malokja e m…utit, alias “deputete” .

    1. mirel says:

      I ke rene ne koke shoku.
      Ketu eshte ligji i xhungles mesjetare. Ata qe ishin pronare hane veten me dhembe kurbetit.
      Shteti tallet duke na nxjerre kete te diplomuaren e dhive.
      Vafa n culo..dhe ajo.
      Ka te drejte Mira kur thote dale se do na dalesh neper emisione.
      Ky parlament i qelbur e ve pergjegjesine te personi dhe jo te detyrimet qe ka ndaj popullit.
      Nderto e prish nje shesh nja 4 here ne vit.
      Kaq ben qeveria

  27. Ip says:

    Mira, me kete artikull na sqarove cila je ne te vertete: nje gazetare pa brume fare, pa kulture, pa aftesi analitike, krejt siperfaqsore, cinike, e llastuar, e paedukuar, e mbushur me mellefe prej njeriu te pa afte dhe ziliqar qe nuk e ka idene se ceshte puna, dinjteti njerzor, respecti per cilindo qe shareholder nje mendim. Se fundi, mjaft me kete te antikomunizmin tuaj bajat per te fituar ate vend pune etj. Ju cfare po beni per vendin, app vetem fjale lot pa asnje vlere, llukse te shfrenuara, kafe, alkol, droge, seks thashetheme vulgare, ziti, cinizem…. Ajo vajze qe punon bujqesi e blektori ju vuri nje pasqyre perpara te shikoni fytyren tuaj

  28. gjergji thomollari says:

    qe ne titull, nuk ia vlen ta lexosh kete shkrim “rigerta e dhive”. Ku e gjen te drejten ta quash ashtu ti gazetaruce mendjemadhe?! Mire ate qe e quan te dhive, po veten si e quan, Mira e minjve?!

  29. kutalioti says:

    qe ne titull, nuk ia vlen ta lexosh kete shkrim “rigerta e dhive”. Ku e gjen te drejten ta quash ashtu ti gazetaruce mendjemadhe?! Mire ate qe e quan te dhive, po veten si e quan, Mira e minjve?!

  30. toni says:

    o mira e kazhanit pse skane te drejte ata qe vune te fliste gruan nga mirdita o mire a kupton ti mire fshatari ne shqiperi e ka me mire te veje ne vendet fqinje te punoj sesonal te mari ca euro ti edhi karburante makines te bredhi ne qytet dhe kafe dhe po mbaruan eurot vazhdon sesonin ndesa tokat e tyre i lene te shkreta ky eshte mentaliteti i shumices fshatare ne SHQIPERI jane dhe te tjeret qe njoh nuke kane ikur nje dite ne emigrim dhe kane kushte me te mira me djersen e ballit

  31. Fshatari says:

    La Sapienza eshte e rankuar ne vendin e 150 nga 200 000 universitete ne note.Te mbarosh ate shkolle do te thote se intelektualisht je OK.
    Keshtu qe ti Mira me shkollim filoqyli duhet te mendoje 2 here para se te shkruaje per Rigerten ne mentre kaq nenvleresuese.

  32. Engjellushe says:

    Injoranca juaj moj palo gazetare eshte uleritese. Kujt i plasi qe surratit tend te konsumuar nuk i pelqen Rigerta. Rigerta nuk u ankua per veten e saj . Ajo e ka perballuar jeten e saj me pune dhe dinjitet, jo si ju qe zderhalleni kafeneve dhe vec ankoheni. Ajo tani eshte fermere, por edhe shkolla i duhet qe te edukoje femijet e saj sic eshte vete, dhe jo si ju te paafta, spitullaqe, FULL OF SHIT.

  33. Moni says:

    Mira….ke dale huq. Dukesh xheloze dhe cinike. Media nuk eshte e jotja vetem dhe goca nga Mirdita meriton te perfaqesohet, te kete vemendje dhe te beje njerezit te preken po aq sa dhe ti me shkrimin per babain tek min. Drejtesise. Me vjen keq per ty kete rradhe.

  34. Dhite e te nderuares Rigerta ,
    vlejne me shume e jane shume me produktive se ,
    kto Dhite e stanit te Medies i quajtur ndryshe edhe Kazani.

  35. drini says:

    Nje gje del me siguri nga ky shkrim fakti qe Mira Kazhani as nuk ka mesuar ndonje gje as nuk e ka iden se cfare ka shkruar.Eshte i njejti lloj shkrimi me ate kur ngrinte ne qiell Ilir Meten si politikane modern.
    Problemi qenka se dembelet marrin nje mesazh nga Rigerta si te behen biznesman pa vajtur ne shkolle. Ne fakt Rigerta jep mesazhin qe universiteti nuk eshte e vetmja menyre per tu bere nje njeri i sukseshem ne jete. Pastaj edhte po te behen dembelet biznesmen pa mbaruar univeristet por vetem nje shkolle te mesme cfare te keqe ka moj zonja gaztaruce. Problemi tjeter qe nka se lehtsoak qeverine nga pergjegjsia. Po cfare flet moj zonje , akoma me medime te presim te nga gjeje pune qeveria ti. Ti ke nevoje te shkosh ne nje vend jasht shqiperise dhe te jetosh aty dhe ta shohesh sa do te vleje diploma pastaj shkruan sic duhet ti.
    Rrjeti sipas teje qenka gabim se qenka solidarizuar me Rigerten- po rrjeti ka te drejte ti je gabim. Rigerta eshte nje sukses story- she gazetare profesionist eshte ajo/ai gazetar qe shkroi per here te pare per Rigerten BIRN apo MONITOR nuk me kujtohet tani se kush sepse edhe une e kam lexuar me pare kete history
    Dhe ne fund BRAVO Rigertes dhe te shoqit me suksesin e tyre

  36. Dash says:

    ??????shume poshte…

  37. Tresi says:

    Mendoj si Shushica. Vendi ka nevoje per fshatin, token dhe bagetine dhe se qytetaret pordhace qe duan te hane do konsumojne qumeshtin dhe djathin e dhive te Rigertes.

  38. Alban Dega says:

    CILI ESHTE NDRYSHIMIN MIDIS RIGERTES “SE DHIVE”
    DHE MIRES SE LOPEVE

    Eshte ndryshimi midis “LA SAPIENZA “ ( DITURIA )
    dhe UNIVERSITETEVE TE PLEPAVE ( INJORANCES )
    Eshte ndryshimi midis BALLIT TE KAZANIT dhe KAZANEVE TE LLUMIT MEDIATIK !
    Eshte ndryshimi midis ERION VELIAJ dhe LULEZIM TRU- PJESHKES E PUNEHICIT qe per 4 vjet ne krye te Bashkise se Tiranes nuk Nguni nje gozhde te vetme ne
    Kryeqytetin e Shqiperise, qe me ndryshimet mahnitese te Cunit te Tiranes ka pushuar faqet e “The New York Times” , “ The Washington Post”, CNN e BBC……
    Eshte ndryshimi midis DITES DHE NATES ….
    Eshte ndryshimi midis trurit dhe shpirtit punetor e krijues dhe trurit te gomarit qe demokracia e Sali Fazlicit dhe Gramoz Pashkos ua shpelau trurin Shqiptareve me “KUOTEN ZERO” dhe me “ CEKUN E BARDHE” e syrin e UDB-se serbe te Rajerson Mackartit qe erdhi ne Tirane !
    Eshte ndryshimi midis djerses curk te trupit dhe trurit dhe parazitizmit e vetvrasjes kolektive te Piramidave rrenuese qe e shkermoqen si nje kocan misri shtetin shqiptar !
    Eshte ndryshimi midis DITES E DRITES SE MENDJES dhe NATES E TERRIT te injorances, dembelizmit…
    Eshte ndryshimi midis LA SAPIENZA te Rigertas dhe PLEPAVE te Sali Fazlicit dhe Kazaneve mediatike ku eshte zhytur me kete pacavure turpi per gazeten qe boton plehra dhe mesazhe te tilla te Mira Kazhan KAZANIT !

  39. Alban Dega says:

    Ne vend te nje koment mbas komenti

    CILI ESHTE NDRYSHIMI MIDIS RIGERTES “SE DHIVE”
    DHE MIRES SE LOPEVE !?

    ….. apo jo Shqiperi o Nena ime

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte ndryshimi midis “LA SAPIENZA “ ( DITURIA )
    dhe UNIVERSITETEVE TE PLEPAVE ( INJORANCES )
    Eshte ndryshimi midis BALLIT TE KAZANIT dhe KAZANEVE TE LLUMIT MEDIATIK !
    Eshte ndryshimi midis ERION VELIAJ dhe LULEZIM TRU- PJESHKES E PUNEHICIT qe per 4 vjet ne krye te Bashkise se Tiranes nuk Nguni nje gozhde te vetme ne
    Kryeqytetin e Shqiperise, qe me ndryshimet mahnitese te Cunit te Tiranes ka pushtuar faqet e “The New York Times” , “ The Washington Post”, CNN e BBC……
    Eshte ndryshimi midis DITES DHE NATES ….
    Eshte ndryshimi midis trurit dhe shpirtit punetor e krijues dhe trurit te gomarit qe demokracia e Sali Fazlicit dhe Gramoz Pashkos ua shpelau trurin Shqiptareve me “KUOTEN ZERO” dhe me “ CEKUN E BARDHE” e me syrin e UDB-se serbe te Rajerson Mackartit qe ky erdhi ne Tirane !
    Eshte ndryshimi midis djerses curk te trupit dhe trurit dhe parazitizmit e vetvrasjes kolektive te Piramidave rrenuese qe e shkermoqen si nje kocan misri shtetin shqiptar !
    Eshte ndryshimi midis DITES E DRITES SE MENDJES dhe NATES E TERRIT te injorances, dembelizmit…
    Eshte ndryshimi midis LA SAPIENZA te Rigertas dhe PLEPAVE te Sali Fazlicit e Gjin Gjoneve te drejtesi- kusarise dhe Kazaneve mediatike ku eshte zhytur me kete pacavure turpi per gazeten qe boton plehra dhe mesazhet e Mira Kazhan KAZANIT !
    Rigerta e “dhive” na dha te gjitheve nje mesazh , nje kushtrim ala 7 deri ne 70, nje alarm zgjimi mbarekombetar per te gjitha trevat shqiptare e shqiptaret kudo jemi vetem Kazhani dhe Basha duan ta zerojne.
    Thelbi i tij ishte qe mbi cdo parti qendron Bageti e Bujqesia…. Shqiperi o Nena ime …!
    Ndersa dhite e Rigertes mbareshtohen e shumohen, ndersa ferma saj bio lulezon perdite e me shume, si Lulit edhe Mires u kane humbur lopet ne oborr !
    Derisa te mos kuptoojme mesazhet e kushtrimin e Rigertes ne shqiptaret do jemi te denuar te ecim zbathur mbi nje tru all flori nga Konispoli e deri ne Sanxhak, nga Trepca e deri ne Himate, nga Manastiri e deri ne Ulqin!
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne!
    Kushtrimi jepet per ata qe kane burreri te luftojne !
    Alarmi therret per ata qe kane shpirt te jetojne e fitojne !
    Apo jo Shqiperi o Nena ime !?

  40. Vjosani says:

    Moj vajze, po i le te gjitha….Vec dua te te them nje gje sinqerisht si veteran i gjuhes se levruar… Shqipja jote eshte e thate. Tmerresisht e varfer, e ftohte, artificiale ne sintakse, pa jete, pa sharm, anemike, gjuhe ” ha libra e nxirr libra.” E me beso, shkrimtari, gazetari a cdo njeri qe shkruan, nuk eshte gje tjeter si vlere vecse vete gjuha e tij. Mbaje vath ne vesh kete se ke rruge te gjate perpara dhe nuk kam aspak dashakeqesi ne keshillen time modeste…

  41. Alban Dega says:

    TRI SHKALLE ME LART SE DESADA M….

    Sidoqofte pacavurja e Mires se LOPEVE qendron TRI shkalle me lart se bajga e Desada M…. qe kuterbonte deri ketu ne Nju Jork….
    Kuterbonte aq shume sa vete Editori pendmprehte i Temes Mero Baze u detyrua te bllokonte komentet qe e telendisen aq fort sa mori ere edhe Australia ne anen tjeter
    te Botes….
    Kuterbim ala Vicidol , ala BB domethene Beribashic !

  42. E verteta says:

    Sa shpirtlige jane keto qe bredhin kafeve neper bllok, bejne trendin e kur dikush del ne qendervemendje i iken truri se domosdo, vetem keto injorantet e pellgut “qytetar” duhet te qarkullojne neper media. Rigerta nuk eshte Rigerta e dhive moj qelbanike, moj smirezeze por Rigerta e se vertetes e cila foli me zemer te hapur plot ngasherime por plot poezi, mendime e vizione duke lakuar gjera mese te drejta qe te rrenqethnin mishin nga formulimi.Po ku ta kuptojne njerezit si ty, apo ajo qelbesira tjeter Desada Metaj.Po moj po, Rigerta e Mirdites qendron shume, shume, po shume me larte se ju qe doni te formuloni fjali te bukura nga kafet luksoze te bllokut, por qe nuk kane thelb veçse ligesi, mediokritet te theksuar e xhelozi femrash pa piken e ndjenjes njerezore. Ju jeni rrace e qelbur por duhej qe te dilte Gerta t`ju vinte era e kundermonit akoma me shume. Dhe akoma me do ta beni e kjo, fale njerezve qe kur flasin njehere, ama njehere, godasin aty ku duhet e krijojne lekundje te medha ne platformen e mediokritetit, injorances, shpirtligesise, fodullekut, maskarallekut, zhgerryerjes se shpifur te maskes artificiale e cila shkermoqet sa here del e do te dale dikush si Gerta. Bravo Gerta se nuk kane sesi te te kuptojne keta apo keto specie qe qelben ere sa here hapin gojen. Ti, si shiu i bereqetit, bere qe keto shpifarake te dalin e te shperthejne si ujerat e kanalit duke kundermuar gjithe dynjane. Ju lutem botojeni shkrimin tim!

  43. Thanas Mustaqi says:

    Një përgjigje për sharëset/sharësit e mirditores me dy La Sapienza
    Tinka Kurti
    Njerëz, që e kanë humbur aftësinë e të qarës, ose që arrijnë të përloten veç kur bëhet fjalë për ta, gjejnë kritika te fjalimi i Rigertës, e cila i foli parlamentit shqiptar për jetën e rënduar në fshat. Qenka sentimantale! Po ani? Për çka me i rujtë emocionet? Apo ato i përkitkan veç sferës private e punët dhe publikja duhet pa’ me ftohtësi të akullt.

    Mbase është show i përgatitur nga qeveria. Ka gjasë. Meqë, skepticizmin e kemi specialitet, mirë, le t’i kemi dyshimet, por prapë çështja mbetet si shkojnë në shkollë fëmijët e Kristinës.

    Në një Shqipëri ku kritika nuk merr jehonë, vërejtjet ndaj fjalimit të Rigertës, janë tejet luksoze. Ajo, nuk e pati veten kryepersonazh. Duke e ditë që bashkëfshataret si Kristina, kanë halle edhe më të mëdha, nuk foli për vete. Kollaj është të themi që Rigerta ka diplomë prestigjoze. Po de, ka. Kjo e obligon me folë edhe për ata që nuk u mbërrin këmba në parlament. Dhe e bëri në shansën e parë. Nuk foli veç çfarë i duhet fermës saj, por çka urgjentisht u nevojitet fshatrave të Shqipërisë. Edhe sikur të jetë aktore profesioniste ne duhet ta politizojmë e ta ngrisim pyetjen e saj të kërkesës rurale. Por në kohëra cinizmi, fjalimet për varfëri s’mund të dalin jashtë etiketës së patetizmit. Në kohëra shkurajimi e dorëzimi kolektiv, fjalimet për varfëri cilësohen hipokrite.

  44. Soiniku says:

    Bravo,jo Mires,po komentuesvet .

  45. lato says:

    Ftyrat me te ndyra te gazetarise jane katundaret qe llastohen ne qytet,si kjo Mira Kazani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール アダルト

    ダッチワイフ 人々が集まってアイデアを共有するときはいつでも、私はそれが本当に好きです。素晴らしいウェブサイト、良い仕事を続けてください!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje