VIDEO/ Këngëtarit të famshëm i bie mbi kokë skela metalike

1 Tetor 2017, 10:50Lifestyle TEMA
VIDEO/ Këngëtarit të famshëm i bie mbi kokë skela

Këngëtari Marilyn Manson ka pësuar një incident teksa performonte në skenë, gjatë një koncerti në Nju Jork.

Ai është shtypur nga një pjesë e skenografisë  e cila i ra përsipër.

Këngëtari 48-vjeçar po këndonte të famshmen “Sweet Dreams” kur dy pistoleta gjigante ranë sipër tij.

Ai po mundohej të ngjitej në to, por pesha bëri që pistoletat të mos mbanin dhe e zunë poshtë.

U deshën disa minuta për ta nxjerrë Mansonin nga skena. Përfaqësuesit e këngëtarit thanë se Marilyn Manson është shtruar në spital, por nuk kanë sqaruar gjendjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje