Nis puna për Rrugën e Arbrit, tre kompani shfaqin interes për ndërtimin e saj

2 Tetor 2017, 14:48Ekonomia TEMA

Në ambjentet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u mblodh sot Komisioni i dhënies me koncesion të procedurës me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”.

Nga shqyrtimi i sistemit elektronik, rezultoi se kishin shprehur interes 3 (tre) operatorë ekonomikë dhe konkretisht:

1) Operatori Ekonomik Adem Pojani

Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumenta, të cilat nuk rezultojnë të mjaftueshme për tu konsideruar ofertë zyrtare;

2) Operatori Ekonomik Shoqëria “Alb-Star”sh.p.k.

Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur disa dokumente, por nuk u konstatuan të dhënat e ofertës financiare.

3) Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a;

Nga shqyrtimi paraprak i sistemit, rezultoi se ky operator kishte paraqitur dokumentacionin teknik, financiar dhe ligjor si dhe kishte paraqitur Propozim Financiar. Nga shqyrtimi paraprak i Propozimit Financiar rezultoi se Operatori Ekonomik Shoqëria “Gjoka Konstruksion” sh.a; kishte propozuar si vlerë projekti shumën prej 33,6 miliardë lekë, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në përputhje me përcaktimet ligjore, brenda afatit ligjor 60 ditor, komisioni do të kryejë shqyrtimin e plotë dhe të detajuar të ofertave të paraqitura dhe do të dalë me vendimmarrjen përkatës

 

2 komente në “Nis puna për Rrugën e Arbrit, tre kompani shfaqin interes për ndërtimin e saj”

  1. nord.al says:

    Tri kompani, o i…..

  2. Jak Boston says:

    Bejeni ate rruge qe te justifikoje emrin qe mban.
    Arberia eshte zemra e Shqiperise. Ska Shqiperi pa Arberi ama Arberia ka ekzistuar para Shqiperise.
    Arbereshet e Italise dhe Arvanitet ne Greqi jane deshmite reale te kesaj gjeje. A nuk qe arber Gjergj Kastrioti, Marin Barleti, Shen Nena Tereze ( Gonxhe Bojaxhiu ) e shume e shume te tjere???
    Tre gjerat duhet te jene kriteret kryesore:
    1- Perespektiva per te qene rruge Internationale, qofte edhe si devijim ne rast nevoje urgjente per rrugen e kombit per shkaqe te ndrysheme natyrore apo dhe emergjenca te drejtave te ndryshme.
    2- Cilesia e punimeve.
    3- Dem sa me te paket te mjedisit natyror dhe perkujdesje per gjerat antike, jo sic u veprua me vendin antik te quajtur Kisha e Brarit qe u zhduk cdo gje perfshire dhe varrezat e vjetra me gjithe artifaktet qe kane ekzistuar brenda tyre.
    Uroj te nise sa me shpejt dhe te behet nje shembull i mire se si duhet te ndertohen rruget ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje