Reportazhi/ Aksioni antiinformalitet, bizneset e presin me qetësi

2 Tetor 2017, 13:26Ekonomia TEMA

Ndryshe nga dy vjet më parë, qepenat nuk janë të mbyllura dhe tatimorët nuk po ushtrojnë presion nëpër rrugë. Të gjithë nxitojnë të japin kupona tatimorë…

Sot është dita e parë e aksionit të paralajmëruar anti-informalitet.

Ora është nëntë e mëngjesit dhe gjen të hapura pjesën më të madhe të dyqaneve të veshjeve në Tiranë, të cilët për çdo ditë, pa përjashtuar as të dielat, punojnë plot 12 orë .

Në pjesën më të madhe të rasteve, si shkak i rënies së punës, por edhe për të menaxhuar më mirë bizneset e vogla,  pronarët kanë shkurtuar shitësit dhe kanë vendosur që të paktën në njërin prej turneve të punojnë vetë.

Me qetësi, ata tregojnë për Monitor, se janë në pritje të ndonjë kontrolli të mundshëm nga ana e Tatimorëve, por edhe pse po shkonte ora 10 akoma nuk dukeshin në horizont.

Situata duket tepër e ndryshme në krahasim me dy vjet më parë, kur në shtator 2015 nisi një aksion masiv dhe agresiv antiinformalitetit, që detyroi bizneset të mbyllnin dyert.

Për bizneset e rrugës Myslym Shyri sot duket se është një ditë normale pune.

Vita, tregtare e vjetër, ka një dyqan të vogël në zonën Bllokut.  Duke qenë se ishte lajmëruar më parë nga Mediat që së shpejti do të nisë aksioni i tretë anti- informalitet  është parapërgatitur që Tatimet “të mos e gjejnë në gabim”.

Por ka dhe nga ata që nuk kanë qenë në dijeni se sot do të niste aksioni.

Me një qasje të ndryshme nga ajo e dy viteve më parë, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për shtyp ditën e djeshme, tha se ky aksion i tretë ka në fokus përmirësimin e komunikimit Administratë-Tatimpagues, por edhe edukimin e këtij të fundit. Gjuha më e zbutur përkundrejt biznesit është reflektuar edhe në terren, ku bizneset po zhvillojnë aktivitetet e tyre si normalisht.

Megjithatë, duket se ndër ta është rritur ndërgjegjësimi. Dikur, bizneset e vogla ishin më të kursyera në lëshimin e kuponëve fiskalë  për blerje të vogla, ndërsa në ditët e sotme të ndjekin nga pas edhe në rast se klienti harron që të tërheqë kuponin.

Sipas deklaratave të Tatimeve, në fokus të grupeve të punës do të jetë kryesisht biznesi i madh, por nuk do të përjashtohen as bizneset e vogla, duke realizuar kështu  kontroll të plotë në gjithë zinxhirin e transaksioneve deri tek konsumatori final.

Dy vite më parë, kur u njoftua aksioni i parë kundër informalitetit, bizneset ulën qepenat prej frikës së Tatimorëve. Aksioni i parë u përqendrua te bizneset e vogla, teksa gjobat u shumëfishuan dhe bizneset u kërcënuan me burg. Qeveria u tërhoq vetëm pak pak muajsh nga ky represion, teksa ai nuk dha efektin e pritshëm në një ekonomi, ku bizneset e vogla po vuajnë konsumin e dobët dhe rritjen e konkurrencës nga qendrat e mëdha.

Bëni kujdes inventarët

Këtë herë, sipas njoftimit që i ka shkuar bizneseve me probabilitet të lartë për të qenë subjekt kontrolli nga tatimorët, në fokus do të jetë kontrolli i inventarëve. Bizneset duhet të dorëzonin online në Tatime inventarin analitik, ndërsa pas 1 tetorit do të bëhet dhe kontrolli fizik në bizneset që do të jenë subjekt kontrolli. (monitor)

12 komente në “Reportazhi/ Aksioni antiinformalitet, bizneset e presin me qetësi”

  1. goni says:

    Nje aksion qe eshte shume i vlefshem per te gjithe si per qeverine, si per biznesmenin. Per shtetin se me ane te taksave mbahet dhe per biznesin se po nuk pagoi gjobitet. Tani eshte nje gje shume e mire qe bizneset e presin me qetesi se tregojne qytetarine e munguar prej shume kohesh

    1. eda says:

      Shume i drejte ky aksion dhe eshte per tu vleresuar, shume qytetare jane ndergjegjesuar per nevojen e aplikimit dhe avantazhet pozitive qe sjell ne ekonomi :).

      1. Alketa says:

        Kjo tregon qe gjthcka eshte ne normalitet. Qe bizneset kane filluar te jene te qeta me punet e tyre dhe se frika nga tatimoret eshte pakesuar. Ministri e tha edhe dje qe I ka dhene porosi te vecante punonjesve te tatimeve qe te jene sa me te kominukushem dhe te drejte si dhe duke I treguar vendin te kurruptuarve.

    2. Palushi says:

      Mbaj mend para 2 vjetesh nuk ishte degjuar ndonjehere per aksion informaliteti dhe tregtaret benin ctju desh qejfi. U deshen dy aksione, qe te vinte kjo dite qe tregtaret e dine qe duhet te jene ne rregull me shtetin dhe mos ti tremben kontrollit dhe drejtesise.

  2. arsela says:

    Kjo tregon qytetari qe i ka munguar shume ketij vendi . Me ne fund po ndergjegjsohen te gjithe per faktin se nuk mund te luajne me me shtetin.

    1. Vladimiri says:

      Kush eshte I paster nuk ka pse te kete frike. Kjo tregon qe biznesi ka besim tek veprimtaria e tyre dhe tek ky aksion qe Ministria e Financave ka ndermarre.

  3. Ervini says:

    Me ne fund po fillojne te reflektojne edhe ato, dihet qe kjo qe po behet, po behet per te miren e te gjitheve dhe te vendoset barazi midis bizneseve.

  4. Besmiri says:

    Edhe bizneset duhet ta kuptojne dhe te ndergjegjesohen se ky vend behet vetem me rregull dhe luften ndaj informalitetit ne raste te tilla.

  5. niku says:

    aksioni informalitetit eshte nje nga aksionet me te domosdoshme qe qeveria ka ndermarre duke e shtrire kontrollin nga bizneset e vogla e deri ne ato sektore me te ardhura te larta qe i jane shmangur ligjit dhe detyrimeve prej kohesh duke sjelle pasoja negative qofte ne buxhetin e shtetit, qofte edhe tek te punesuarit nepermjet punes se zeze qe eshte nje forme e informalitetit qe duhet te reduktohet ne mase, prandaj e pershendes si aksion se synon te vere rregull e displine

    1. Nderimi says:

      Shpresoj qe me te njejten optimizem te vazhdojne cdo dite e ketij aksioni informaliteti dhe te denohen ata qe vertet I meritojne.

  6. fatri says:

    Lufta kunder informalitetit duhet te jete pakompromis pasi jane detyrime qe duhet ti paguajne te gjithe i madh e i vogel dhe kushdo qe i shmanget pageses se taksave dhe sigurimeve shoqerore duhet te marre ndeshkimin e merituar, fakti qe eshte pritur me kaq qetesi tregon ndergjegjesim te qytetareve dhe bizneseve rreth ketij aksioni dhe ky eshte nje zhvillim shume pozitiv.

  7. tani says:

    Aksioni ndaj informalitetit nuk eshte per te vendosur gjoba por per te keshilluar dhe ndergjegjsuar akoma dhe me shume te gjithe qytetaret dhe per ti treguar qe nuk eshte se fiton ndonje gje shume te madhe por qe e ke ne kurriz ne te ardhmen. Vlersime per kete aksion dhe suksese te metejshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje