Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi sot se marrdhënjet Shqipëri -Gjermani në këto 30 vite kanë qenë të shkëlqyera, madje e rendit Gjermaninë në krye të shteteve për investimet me burime shtetërore në vendin tone.
Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook, Balla i kushton vëmendje marëdhenjeve hitorike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. “1 tetori shënoi 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, e cila asokohe ishte një ngjarje që u prit me shpresë të madhe në Shqipëri”, shprehet Balla.
Po ashtu, Balla thekson se “Në këto 30 vite marrëdhëniet Shqipëri – Gjermani janë zhvilluar në mënyrë konstante dhe kanë përparuar progresivisht qoftë në aspektin politik, qoftë në aspektin ekonomik. Mbi një miliardë euro ka investuar qeveria gjermane që prej 1992 në vendin tonë në ujësjellësa, rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, shkolla, spitale etj, duke e renditur Gjermaninë në krye të shteteve për investimet me burime shtetërore në vendin tonë.
“Gjithashtu edhe prania në rritje e investimeve private gjermane ka bërë që Gjermania të jetë një ndër partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Shqipërisë. Gjermania është një mbështetës i rëndësishëm i rrugëtimit tonë drejt familjes së përbashkët europiane, siç u shpreh javën e shkuar Presidenti gjerman, Steinmeier, Shqipëria është krenare të jetë “një ndër partnerët më të ngushtë të RFGJ-së në Ballkanin Perendimor”, shkruan Balla, duke postuar edhe një foto të Kancelares gjermane, Angela Merkel, në zyrën e kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së saj në Shqipëri dy vite më parë.