ANALIZA/ Kaosi Katalanas

4 Tetor 2017, 11:24Bota TEMA

Brutaliteti i policisë spanjolle të dielën në misionin e tyre për të mbyllur referendumin mbi shkëputjen katalanase arriti kryesisht thellimin e një krize politike. Kryeministri Mariano Rajoy e kishte ligjin kryesisht nga ana e tij, por Barcelona tani ka imazhet televizive dhe solidaritetin dhe simpatinë që gjenerojnë këto imazhe, duke e lënë kryeministrin të duket si një dhunues i papajtueshëm dhe duke bërë zgjidhjen  e konfliktit me mjete politike edhe më të largët.

Problemi ishte mjaft i ndërlikuar para dhunës të së djelës. Thirrja e njëanshme e qeverisë rajonale katalanase për një referendum të shkëputjes theksoi një kontradiktë të zymtë në qeverisjen globale, midis parimit të vetëvendosjes dhe unitetit politik. Kur perandoritë u thyen në shekullin e fundit, dukej e qartë se kolonitë do të lejoheshin si rrjedhojë të përcaktonin vet parcaktimin politik të kombeve të tyre.

Por luftat për pavarësi dhe rritja e nacionalizmit kanë qenë burime të vazhdueshme të konfliktit qysh atëhere në vende të ndryshme si Çeçenia, Kosova, rajonet Baske, Darfur dhe Kurdistan. Nuk ka rregulla që rregullojnë baraspeshën e saktë midis të drejtës së njerëzve për të përcaktuar të ardhmen e tyre politike dhe ruajtjen e shteteve dhe kufijve ekzistues, mirëpo është krijuar një konsensus kundër copëtimit të një shteti që respekton ligjet dhe respekton të drejtat e njeriut.

Megjithëse katalanasit u shtypën nën diktaturën e Frankos, Katalonia sot nuk mund të pretendojë se është e kolonizuar apo e shtypur. Rajoni ka një nga standardet më të larta të jetesës në Evropë, së bashku me autonomi të konsiderueshme politike dhe kulturore. Por pastaj, nacionalistët katalanas do të argumentonin, kështu veproi Quebec dhe Skocia, dhe ata u lejuan të mbajnë referendume (dhe votuan të mos shkëputeshin).

Në Spanjë, qeveria dhe gjykatat reaguan, Kushtetuta e vitit 1978, për të cilën katalanasit votuan me shumicë, mishëronte “unitetin e pandarë të kombit spanjoll”. Kjo e bëri referendumin e pavarësisë jokushtetuese dhe kur qeveria rajonale katalane refuzoi ta anulonte, Qeveria konservatore e zotit Rajoy urdhëroi masa të jashtëzakonshme – përfshirë arrestimin e organizatorëve të referendumit dhe dërgimin e policëve spanjollë – për ta parandaluar atë.

Lëvizja katalanase për pavarësi, për më tepër, gjeti mbështetje të vogël nga Bashkimi Evropian, i shqetësuar për rritjen e lëvizjeve populiste dhe nacionaliste në shumicën e shteteve të saj anëtare.

Fakti, megjithatë, është se raundi kaotik i votimeve u shoqërua me përleshje me policinë të dielën në Barcelonë dhe në të gjithë Kataloninë. Edhe pse shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur dhe konsiderohen të pavlefshme nga Spanja, kreu katalanas Carles Puigdemont tani pretendon se ai ka autoritetin që parlamenti rajonal të shpall pavarësinë dhe mbrojtësit e pavarësisë kanë bërë thirrje për një grevë të përgjithshme.

Madridi ka kërcënuar të përdorë kompetenca të emergjencës për ta parandaluar atë. Kjo mund të përfshijë marrjen e kontrollit të plotë administrativ të Katalonjës.

E gjithë kjo përbën një krizë që mund të shkojë shumë më keq nëse udhëheqësit kundërshtarë nuk do të tërhiqen. Taktikat agresive nga qeveria spanjolle do të nxisin më shumë përkrahje për separatistët katalanas, duke forcuar një deklaratë të pavërtetë të pavarësisë, mbështetja e vërtetë ndaj të cilës nuk ishte e mundur të vlerësohej nga votimi kaotik i cili mund të zhysi Kataloninë në kaos dhe konflikt të mëtejshëm.

Ka zgjidhje të mundshme politike, ndoshta që përfshijnë autonomi më të madhe për Kataloninë, por për sa kohë që Z. Rajoy dhe Z. Puigdemont mbeten të papajtueshëm, diçka e tillë të do të jetë e vështirë./The Washington Post – Lexo.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje