Sadiku: T’i japim më shumë kohë Panuçit, ja çfarë më ndodhi në Poloni

4 Tetor 2017, 14:27Sport TEMA

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, ka folur në një konferencë shtypi, ku është fokusuar të ndeshjet me Spanjën dhe Italinë, por ka sqaruar edhe incidentin me tifozët e Legias, duke dhënë detaje të tjera. Ja çfarë tha Sadiku:

“Po, është e vërtetë që tifozët e Legias u mërzitën shumë pas ndeshjes derbi me Lech Poznan. Por është ekzagjeruar nga media në Poloni. Kemi pasur një takim me tifozët dhe asgjë më shumë se kaq. Ata u mërzitën, sepse, siç e thashë, është një derbi, është një ndeshje “për jetë a vdekje” atje, ndaj dhe donin ta fitonim.

Me Spanjën është shumë e vështirë, sepse ata kanë lojtarë klasi. Ndeshjen e parë e kam parë nga televizori, nuk kam qenë. Nëse shtrëngohemi dhe luajmë si skuadër, mund të bëjmë mirë, siç kemi bërë në Izrael. Duhet të jemi grup.

Goli? Do të doja të shënoja në dyja ndeshjet. Mund t’i krijojmë vështirësi kundërshtarit dhe mund të marrim rezultat. Ishallah shënoj dhe marrim pikë, do të ishte diçka perfekte.

Kam besim dhe dua që në çdo ndeshje të jap më të mirën me Kombëtaren. E bëj edhe kur nuk jam në formën më të mirë. Dua të lë gjurmë.

I kam dërguar një mesazh trajnerit De Biazi, e kam uruar për detyrën e re. Nuk kam pasur ndonjë komunikim të gjatë.

Fat i keq, që na qëlloi të kemi në grup këto dy skuadra të mëdha. Do të jenë dy ndeshje, ku më shumë do të përgatitemi për eliminatoret e Europianit. Nuk kemi presion dhe e dimë që kemi kundërshtarë shumë të fortë përballë. Thjesht duhet të shohim lojën tonë. Nuk shohim problematikën e Spanjës, që ka shumë lojtarë dhe mund të zëvendësojë këdo që mungon.

T’i japim kohë trajnerit Panuçi, sepse duhet të na njohë më mirë. Trajneri De Biazi na njihte shumë mirë dhe ishte pak më e lehtë, ndërsa Panuçit i duhet pak më shumë kohë.

Ndihem shumë mirë fizikisht, i kam luajtur ndeshjet e fundit. Mund të kem pushuar në ndonjë ndeshje, sepse trajneri ka bërë rotacion, për shkak të numrit të lartë të ndeshjeve, sepse luanim edhe në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje