VENDIMI/ Vendoset ekstradimi i rusit që akuzohet për pastrimin e 4 mld dollarëve

4 Tetor 2017, 19:37Bota TEMA

Një gjykatë në Selanik ka urdhëruar ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të një shtetasi rus, që akuzohet për shpërlarje parash.

38 vjeçari Aleksandër Vinik akuzohet nga autoritetet amerikane për shplarjen e 4 miliardë dollarëve përmes platformës elektronike Bitcoin.

Sipas akuzës, nëpërmjet kësaj platforme ai legalizonte fitimet e paligjshme të grupeve të ndryshme kriminale.

Procesi në Selanik, që kishte filluar javën e kaluar, përfundoi të mërkurën, me shpalljen e vendimit.

Gjykata ka vendosur që t’u dorëzojë autoriteteve amerikane edhe kompjuterat, tabletat dhe telefonat celularë që iu gjetën Vinikut në momentin e arrestimin.

Aleksandër Vinik u arrestua në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar. Atij iu hodhën prangat në muajin korrik në një hotel të zonës turistike Halkidiki.

Para trupit gjykues Vinik i mohoi akuzat dhe kërkoi që mos të ekstradohej.

Tashmë ai do të bëjë apelmi dhe i mbetet Gjykatës së lartë që të vendosë nëse 38 vjeçari rus do të ekstradohet apo jo.

1 komente në “VENDIMI/ Vendoset ekstradimi i rusit që akuzohet për pastrimin e 4 mld dollarëve”

  1. cesmja e ferres says:

    Ca BQmash keshtu ja dorzun dhe Ocalanin turqve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje