FOTOT/ Shtrohet një rrugë e re në Tiranë

5 Tetor 2017, 10:02Sociale TEMA
FOTOT/ Shtrohet një rrugë e re në Tiranë

Gjithnjë e më shumë investimet e Bashkisë së Tiranës po shtrihen në nivel kapilar. Pas investimeve madhore në qendër të qytetit dhe rehabilitimit të disa lagjeve, ndërhyrjet po përmirësojnë infrastrukturën edhe në zonat në periferi duke zbutur diferencat që ekzistojnë.

Një prej investimeve të fundit është dhe ndërtimi i rrugës “Fadil Gjuzi” në zonën e Saukut, e cila u vjen në ndihmë dhjetëra familjeve që në periudhën e shirave ishin të detyruar të kalonin përmes baltës. “Po punojmë në çdo rrugë të qytetit! Ekipi, në Sauk, ku asfaltoi rrugën “Fadil Gjuzi”. Tirana në punë”, shkruan Veliaj.

Ndërtimet në këtë zonë janë kryesisht të reja pas viteve ’90, ku si rezultat i dhënies së lejeve pa kriter nga ish-komunat, ka pasur probleme me infrastrukturën.

1 komente në “FOTOT/ Shtrohet një rrugë e re në Tiranë”

  1. alphade says:

    Mire e keni,zoti Veliaj qe shtroni rruget e Caukut,por te xhamia e TABAKEVE ,
    rruget jane per faqen e ZEZE., shikoji edhe keto rruge qe jane ne qender te
    qytetit !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje