Rama e nis ditën me një apel për krerët e spitaleve: 24 orë nga afati i fundit…

5 Tetor 2017, 09:10Sociale TEMA

Kryeministri Rama ne vend te urimit te sotem e ka nisur diten me nje ftese per gjithe te interesuarit per garen e krereve te rinj te spitaleve universitare dhe rajonale ne vend.

Ai ka rikujtuar thirrjen per pjesemarrje nga ana e ministrise dhe ben me dije se kane mbetur edhe 24 ore nga afati i fundit per te gjithe ata qe duan te garojne.

Postimi i Rames:

MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë ftesë të posaçme të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, drejtuar atyre që duan të sfidojnë veten dhe ndryshojnë realitetin, duke u bërë pjesë e bashkëqeverisjes përmes drejtimit të spitaleve tona?

Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga afati i fundit, po edhe për të promovuar këtë qasje të re në zgjedhjen e drejtuesve publikë, që do ta shtrijmë në çdo fushë shërbimesh për qytetarët:

Të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për pozicionet e drejtuesve të spitaleve universitare dhe rajonale në vend, janë të ftuar të aplikojnë sipas procedurave të shpallura në Shërbimin Kombëtar të Punësimit, faqen web www.puna.gov.al dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale www.shendetesia.gov.al

Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kandidatët do të testohen nga Komisioni i vlerësimit ad hoc, i cili do të përbëhet nga:

i. Përfaqësues i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
ii. Mjek me eksperiencë shumë-vjeçare në shërbimet spitalore;
iii. ​Dy menaxherë sipërmarrjesh të suksesshme;
iv.​ Drejtues i një Spitali jashtë vendit;
v. ​Ekspert ndërkombëtar në fushën e menaxhimit shëndetësor/spitalor, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
vi. Mjek i njohur me titull shkencor, i cili ushtron të drejtën e pensionit;

Suksese të gjithëve #përShëndetësinëQëDuam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje