Shokon zyrtari i CIA-s: Peniani nuk kërkon luftë por...

5 Tetor 2017, 13:09Bota TEMA

Një zyrtar i lartë i CIA-s ka shokuar me deklaratën e tij se lideri koreano-verior është personi i fundit që kërkon luftë.

Sipas zv.drejtorit për misionin në Kore të CIA-s Lee Yong-suk, diktatori Kim Jong-un është një njeri racional dhe jo “i çmenduri” që presidenti amerikan Donald Trump përshkruan.

Të dy liderët janë përfshirë në një retorikë të ashpër në muajt e fundit.

“Kim Jong-un është një person shumë racional, i cili nuk kërkon luftë me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht provokimeve të bëra deri më tani”.

Kështu u shpreh Lee Yong Suk, zv.ndihmës drejtor i misionit më të ri të CIA-s për Korenë, në një konferencë në Uashington.

“Personi i fundit që kërkon konflikt në gadishullin korean, është Kim Jong-un,” u shpreh Lee, që gjithashtu shtoi se diktatori 35-vjeçar kërkon vetëm të udhëheqë për një kohë të gjatë dhe të vdesë i qetë në shtratin e tij, siç kërkojnë të gjithë liderët autoritarianë.

Sipas Lee, qëllimi i liderit Kim është të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që forcat amerikane të largohen nga gadishulli.

Diktatori koreano-verior dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë shkëmbyer ofendime mes tyre në muajt e fundit, teksa Shtetet e Bashkuara imponuan sanksione të reja ndaj Penianit për të frenuar testimet bërthamore.

Trump e ka përqeshur diktatorin duke e quajtur “njeriu raketë”, i cili rrezikon të asgjësojë kombin koreano-verior me politikat e tij.

4 komente në “Shokon zyrtari i CIA-s: Peniani nuk kërkon luftë por…”

  1. taraboshi says:

    Eshte ajo qe kam thene ne nje rast tjeter qe jane Amerikanet qe duan me sundu gjithe boten e me te drejte shqiptari madh ENVER HOXHA ka thene per Ameriken xhandar nderkombetare .Cfare duan bazat ushtarake amerikane ne te gjithe boten?.!!!!!!!. Trampi por jo vetem ai por te gjithe republikanet jane gjakatare me shume se tjeret.Ata mbajne ne kembe industrine e luftes sepse prej saj nxjerrin shuma te medha parashe pra para per te mbyt njerzimin ja pra ky eshte kapitalizmi me ne krye ate Amerikan se eshte kapitalizmi qe pjell luftra e jo socializmi Po i bie vete Amerika ne qafe Korese Veriut ,Venezueles sic i ka ra ne qafe para shume vitesh Vietnamit dhe Kubes me Embargo 50 vjecare .I bej nje pyetje Trampit embargon kush e vuan udheheqesi apo populli pergjigjen e dine qe populli e vuan por e bene per tu cu populli kunder udheheqes po pse nuk u cuan kunder ne Kube Korene e veriut pra populli ne asnje vend socialist nuk ngrihet kunder udheheqes vet vetem ne vende kapitaliste cohet populli kunder udheheqes vet qe gjoja trumbetoni si vende me demokraci te larte .

    1. Shkullaku Uturaku says:

      O ŕrusho osht hap llotaria Koreano-Veriore. Shif apliko ene mos te perzgjedhe Kim Yong Trapi. Ene shijoje Socializmin. Koqe

  2. taraboshi says:

    Botojeni more frikacake se ambasadori Lu eshte fjet e nuk e lexon

  3. nord.al says:

    Me te vertete bosh qenke Tare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje