FOTO/ “Atomiumi” në Bruksel merr pamje tjetër, ja si duket në prag të 60-vjetorit

4 Tetor 2017, 20:36Bota TEMA

Monumenti ikonë i Brukselit, “Atomium”, me sferat që reflektojnë pamjet panoramike të qytetit poshtë tyre, po i nënshtrohet procesit vjetor të pastrimit.

Struktura e famshme që konsiston në 9 globe gjigante prej çeliku, secili me një diametër prej 18 metrash, po bëhet gati të festojë 60-vjetorin e krijimit.

Ajo përfaqëson një kristal prej hekuri, e është gjithashtu simbol i Belgjikës dhe kryeqytetit të Bashkimit Europian.

Drejtuesi i ekipit që po merret me pastrimin e “Atomiumit”, Olivier Delecosse tha se ndihej krenar për punën që po kryente në monumentin 100 metra të lartë, të ndërtuar gjatë panairit botëror të vitit 1958.

“Pastrimi i atomiumit është diçka shumë interesante. Secili prej nesh është krenar për këtë punë, pasi monumenti është simbol i Belgjikës. Është ndërtesa më e famshme në vend”, tha ai.

Procesi i pastrimit do të zgjasë dy javë. Ai zhvillohet zakonisht në verë, pasi solucionet nuk mund të përdoren në shi, e megjithatë ekipi është optimist se moti do të jetë në anën e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje