Sulltani i Brunej, Hassanal Bolkiah ka festuar të enjten 50 vjetorin e ardhjes në pushtet.
Ai lëvizi në një karrocë mbretërore përmes kryeqytetit të vendit, ndërsa turma të shumta njerëzish ishin duke e pritur për orë të tëra nën diellin e nxehtë dhe brohorimave për sundimtarin e tyre.
Rreth 60 mijë njerëz kishin dalë në rrugore kryesore në zemër të kryeqytetit të vendi për të kapur momentin e paraqitjes së shkurtër të sulltanit të tyre si dhe për të shprehur mirënjohjen për kontributin e tij ndaj zhvillimit të vendit, stabilitetit dhe paqes.
Mes atyre që rreshtuan në rrugë ishin mësuesi Mohamad Zaidil Hayat Abdullah, 33 vjeç, gruaja e tij dhe dy fëmijët.
“Me zor pres që ta shoh Sulltanin. Ai ka qenë sundimtari ynë për 50 vjet dhe jam i kënaqur që jam këtu dhe jam pjesë e historisë. Ai është një sundimtar i drejtë dhe i mençur dhe mbështetës i popullit të tij “, tha ai.
Sulltani, i shoqëruar nga gruaja e tij, Raja Isteri Pengiran Anak Hajah Saleha dhe gjashtë fëmijë, ecin në karrocën prej floriri të shoqëruar nga 50 roje mbretërore.
Vendi ka një monarki 654 vjeçare.
Në fjalimin e tij, Sulltani tha se ishte “dita më historike” për veten dhe popullin e Brunejit. “Historia ime është gjithashtu historia e popullit dhe e kombit. Si Sulltan, nuk duhet t’i thyem lidhjet me popullin dhe kombin”, tha ai.
Sulltani Hassanal Bolkiah, është monarku i dytë më i jetëgjatë në pushtet, ndërsa konsiderohet si burri më i pasur në botë.
Me një monarki absolute dhe me ligje strikte islame, Brunei është një nga vendet më të pasura në botë falë rezervave të bollshme të naftës dhe gazit.
“Madhëria e tij kujdeset për njerëzit, mirëqenien, arsimin dhe shëndetësinë”, tha për AFP një punonjëse e linjës ajrore.
71-vjeçari u ngjit në fronin e vendit mysliman të vendosur në veri të ishullit tropikal Borneo në tetor 1967 ndërsa ka një popullsi prej 400 mijë banorësh.
Ai është sulltani i 29 i Bruneit nga një familje mbretërore që ka sunduar vendin vazhdimisht për më shumë se 600 vjet.
Standardet e jetës së banorëve janë ndër më të lartat në botë.
Festimet e së enjtes filluan teksa Hassanal ishte veshur me një stoli mbretërore të verdhë dhe me ar.
Çifti mbajti pastaj audiencën mbretërore në dhomën e fronit të pallatit, një kompleks të gjerë ndërtesash të bardha me kupolë të artë dhe me rreth 1,800 dhoma, ku morën pjesë qindra mysafirë, përfshirë anëtarët e ministrave.
Jetëgjatësia e qëndrimit të tij në fron, vjen pas mbretërimit të gjatë të mbretëreshës britanike Elizabeta II, e cila u ngjit në fron në vitin 1952.