(Profil i shkruar nga gazeta zvicerane “Tages Zeitung”) – Donald Lu është ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Por, kjo nuk është e gjitha: zotëria është gjithashtu gjahtari më i lartë i mafies në vendin ballkanik.
Një diplomat duhet që taktikisht të heshtë, kur të gjithë presin që ai të flasë me një tekst të qartë. Ata shpesh duhet të thonë, atë që nuk mendojnë. Dhe kështu me radhë. Diplomatët e shkollës së vjetër e njohin këtë rregull. Donald Lu ngre zërin. Si per shembull këtë javë. Ambasadori amerikan në Shqipëri mbajti një fjalim para gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai foli plot energji, aspak në mënyrë diplomatike, me shumë gjeste.
Qeveria shqiptare duhet t’i shpallte qartësisht luftë kriminalitetit të organizuar, kërkon Lu. Koha ka ardhur për të arrestuar “peshqit e mëdhenj”. Vendi i tij mikpritës ndodhet i asfiksuar nga trafikantët e drogës dhe pastruesit e parave.
Atëherë duhet që diplomati të jetë më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë Shqipërinë sot. Lu përmendi me emër tre mbretër të botës së nëndheshme të krimit, të cilët shumë herë e kishin korruptuar drejtësinë shqiptare dhe ata janë: Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe Klement Balili. Çdo shqiptar i njeh emrat e tyre, mediet raportojnë karrierën e tyre si keqbërës, dhe politikanët hidhen kundër njeri-tjetrit për lidhjen me mafien. Është një spektakël pa fund për keqbërësit.
Baronët e drogës fitojnë miliarda
Shqipëria, vendi i vogël në Adriatik, është bërë gjatë viteve të fundit një nga prodhuesit më të mëdhenj botëror të kanabisit. Baronët e drogës fitojnë miliarda. Me para ata mund të blejnë parlamentarë, prokurorë dhe policë. Kryeministri socialist, Edi Rama, tashmë i zgjedhur për një mandat të dytë, flet në mënyrë teatrale, qeveria e tij do të fitojë luftën kundër industrisë ilegale të kanabisit.
Për ambasadorin amerikanë janë fraza bosh. Gjatë vitit të kaluar në Shqipëri u ndaluan 1349 persona në lidhje me tregtinë e drogës, por vetëm 100 prej tyre dolën para gjykatës. Kështu nuk gjendet asnjë bosi i mafias, kështu foli Lu gjatë fjalës së tij përpara gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në kryeqytetin Tirana. Ai e di se, qortimet e tij të shpeshta i trazojnë shumë politikanë në Shqipëri. Megjithatë, asnjë nuk ka guximin që, ta kundërshtojë amerikanin, edhe pse ai shpesh thotë të vërteta të pakëndshme.
Për publikun e gjerë vepron Donald Lu si një “Superalbaner” (Supershqiptar), i cili kujdeset më shumë për të ardhmen e vendit sesa frazat boshe të politikës vendase. Ai tregon me gisht zyrtarët e korruptuar, sulmon Prokurorin e Përgjithshëm, pasi ai saboton reformën në drejtësi, dhe ai inkurajon qytetarët, që t’i kërkojnë llogari qeveritarëve. Lu bubullin kundër vilave të shtrenjta të politikanëve, makinave të tyre luksoze dhe pushimeve jashtë shtetit. Nëse një gjykatës do që të heshtin gazetarët dhe t’u mbyllin gojën atyre, vetëm se ata, dëshirojnë të dinë, sesi është bërë pasuria e tyre, atëherë Dajë Lu është aty: “Beteja juaj është beteja jonë”, thotë diplomati – dhe reporterët e çojnë më tej punën e tyre.
Para se Lu të vinte në Tiranë në fund të vitit 2014, ai iu drejtua shqiptarëve me një videomesazh. Ai foli me një shqipe të rrjedhshme dhe fitoi zemrat e shumë njerëzve. Më në fund, dikush i morri shqetësimet e tij seriozisht, më në fund doli dikush që nuk e lë të qetë politikanët lokalë. Shumë shqiptarë mendojnë për Donald Lu, i cili pëlqen të bëhet personal në shfaqjet e tij. Si një fëmijë emigrant, ai i detyrohej shumë babait të tij. Ai kishte emigruar nga Kina dhe i kishte mundësuar familjen së tij që me punë të vështirë të përmbushte ëndrrën amerikane.
“Atëherë, ti je i korruptuar”
Tani ai po lufton, që ëndrra e tij shqiptare të bëhet e vërtetë: një shtet funksional që, një ditë të largët të bashkohet me BE. Lu ka triumfuar kundër rezistencës e shumicës së politikanëve, për të kaluar reformën për drejtësi në Parlament, por tani ai duhet të jetë i kujdesshëm që ajo të zbatohet. Qëllimi i reformës është që të shqyrtojë rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë për integritetin e tyre moral, kualifikimet profesionale dhe të vërtetojë kontaktet e tyre me botën e nëndheshme. Para fillimit të procedurës, disa oficerë gjyqësorë dhanë dorëheqjen. Sipas një studimi, pasuritë e 81 gjyqtarëve nga Gjykata e Apelit janë pesëfishuar që nga viti 2004.
Të tilla gjyqtarë ka Lu para sysh, kur ai tha në një takim: “Në qoftë se ju mbani një orë në dorë, e cila është më e shtrenjtë se limuzina ime zyrtare, atëherë ju jeni të korruptuar”. Për mbledhjen tjetër zëdhënësit e drejtësisë erdhën pa aksesorët e tyre luksozë. Për Lu nuk ka arsye për t’u çlodhur. Ai sheh dekriminalizimin e drejtësisë dhe të politikës si detyrën e tij më të rëndësishme në Shqipëri.
(Marrë nga gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger”)
(Burimi; https://bazonline.ch/ausland/europa/der-superalbaner/story/24824516)
TPZ.Al
Ah mor Lu nuk po dime sa e ke me gjithe mend per reformen ne drejtesi por me pare ka ardhe koha te behet reforma ne politike e dipllomaci pastaj gjyqtaret e prokuroret . Politiken ne Shqiperi ta kan bere lemsh ambasadoret tjere amerikan nga aj para teje nje fare Arvizu qe urdher dhenesit per vrasjen e 21 Janarit i thote burr shteti dhe zbatusit te urdherit per vrasje i thote ti je nje i ri me prespektive(a ka krim me te madh se kaq me u tall me 4 kufoma) e deri te ai i pari pra Rajersoni qe e dogji e vodhi dhe e shkatrroj shqiperine me antishqiptaret qe mbante per krah .
une kam beskim tek Donald Lu-ja.Makari ai te kishte me shume kompetenca dhe te sillte ketu FBI-ne amerikane qe te fillonte skanerin e politikaneve ne radhe te pare ,duke filluar nga Sali krimineli,Lul hollandezi,hajdut i klasit te pare,jesman i Berishes dhe zbatues i urdherit per vrasjet e 21 janarit si dhe genjeshtar klasi dhe njeri fallco e duke vazhduar me Medi gerdecin,me ilir presidentin e kapur ne flagrance per ryshfet 700 milionesh etjetj.Megjithate, me ngulminin dhe predispozicionin pozitiv te Donald Luse reforma ne drejtesi pavaresisht pengesave do shkoje perpara dhe te siperpermendurve do u vije dita te japin llogari para drejtesise.Bravo dhe respekt per Donald Lu-ne,i cili ne asnje menyre nuk mund te krahasohet jo vetem me Arvizu-ne por me asnje ish ambasador amerikan ne shqiperi dhe eshte e kunderta e Rajerson idiotit.Lu-ja dhe Vlahutini kane ne ndergjegjen e shqiptareve me shume respekt se sa per cdo politikan e pushtetar shqiptar ne qeveri apo ne parlament.
o tarabosh, Lu e ka me gjithe mend po nuk po dime a degjojne mire shqiptaret e varfer / populli se ata larte jane peshku I qelbur nga koka nuk duan te degjojne se nese do tendtonin te vinin drejtesi dhe te kapnin kriminelet do ti thoshin ne rradhe te pare burgut hapo e te hyjne vet se e kane ngjyer te gjithe gishtin me ate lloj M.. jalti. ne ate vend duhet nje revolucion jo me arme por me protesta per cdo event korruptiv duke filluar nga gjykatat kur lirojne nje kriminel Brenda 24 oreve apo keytar bashie apo minister qe jep tender abuziv dhe blen mercedesa e bmvera pa hesap sikur nderron breket cdo mengjes me paret e taxapaguesve shqiptare. keto duhet te shohi populli. nse nuk shtohet transparenca dhe ndergjegja e te berit shtet qe tu sherbeje popullit nuk do kemi kurre perparim ne ate vend sepse cdo biznes I ndershem nuk operon dot dhe te fitoje norma minimale fitimi pasi ai I korruptuari e godet dhe ja merr dhe ate pak fitim qe do merrte prandaj nuk shikon fabrika prodhimi apo industry te stabilizuar ne ate vend vetem tregtare tezgash sepse nuk humbet gje ai I tezgave nje cop derrase kurse ai I fabrikes humbet shume per nje fitim te zakonshem. keto jan te vertetat ne ate vend. Lu ka shume te drejte po nuk ka fuqine dhe moralin e vet te nderhyje me shume se cka bere deri me sot. dhe kaq sa Ambasadori po ben I ka tejkaluar kopetencat e veta vetem nga deshira e mire qe te shohe vendin tone te perparoje me shume se cka deshire gjith administrate shqiptare per te bere ate gje. shpresoj qe ambasoadori te vazhdoje tu nxjerri lakrat dhe me fakte e emra reale jo vetem keta vemjet e rruges si luli e shullazi se keta jan vegla po peshq vertet te medhenj si poitikanet dhe sa kan depozitat e tyre neper banka te fshehura se aty duken te korruptuarit. nese do te bejm shtet duhet filluar nga parate. tu pritet burimi dhe financa krimineleve politikane dhe do shikosh ti se sa kollaj kandidojne vetem te ndershmit dhe behet shteti I se drejtes ne vend te ketyre lapanjozeve qe hyp e zbrit e nbush xhepat me hajdutllik. pyet nje politikan shqiptar se ku I ka gjetur parate per 5 apo 10 apartamentet qe kane ssecili dhe pse nuk ka populli I thjeshte po aq sa ta se te gjithe njesoj filluam kur dolem nga diktatura me 800 lek te qelbura rroge. ja ketu fillon demokracia dhe zbatimi I ligjit. te gjithe vihen ne rresht nese I pari drejton me ndershmeri.
o gazeta zvicerane lu-ja i permendi ata, po jane vetem njerez te paguar koka e krimit jane saliu dhe pd-ja ne radhe te pare pastaj vijne ilir meta me shoke.
kta zvicerranet jan xheloze pse shqiptaret jane shqiponja ne krim kurse zvicerranet vet,qe jan edhe ata kriminela bankare,mafjoze me kollare dhe duar te buta si femnat,qe jane pra lope ne krim.,sepse zvicerranet s kan bole me bo dhun por bejn krime “te buta” si kurvat. dhe kur amerika ju trash zerin njicik zvicerranet zbythen dhe dorzohen si adolishente ne krevat. kujtoj ate rastin e pareve te cifutve qe amerika e detyroj zvicren te paguante 1 biljon ke cifutet.
pra kemi konkurrenc krimi. krimi “vajzeror” zvicerran ankohet kunder krimit burrnor shqiptar.
e njejta gje ndodhi ne koh te piramidave 1997. e para gazet e huaj qe shkruajti per fajdet ishte ajo e bazelit baz,shkruajti shum muaj para se te ndodhnin rremujat sepse u ben xheloz pse shqiptart po fitonin pare t shpejta dhe ato pare duhej te kalonin neper bankat e zvicres qe te pastroheshin atje qe zvicra te fitonte. pra kishte nje konkurrenc krimi. krimi banker zvicerran kunder krimit pyramidal shqiptar.
o shqiptare.
mos besoni te huajt se jua kan me t futme.