Qeveria "Rama 2", Ministria e Brendshme bëhet me katër zv/ministra

6 Tetor 2017, 09:13Politika TEMA

Rreth një muaj pas marrjes së detyrës nga qeveria e re “Rama 2”, kabineti ka funksionuar pa zv/ministra. Vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi disa ditë më parë se emrat e zv/ministrave do zyrtarizohen në mbledhjen e Asamblesë së PS në 7 tetor. Një ditë përpara kësaj mbledhje, Shqiptarja.com ka mësuar se Ministria e Brendshme do ketë katër zv/ministra nga tre që kishte katër vitet e kaluara nën drejtimin e Saimir Tahirit.

Shtimi i një portofoli zv/ministror është bërë për shkak se kësaj ministrie i është shtuar si përgjegjësi edhe Pushteti Vendor pas shkrirjes së Ministrisë me të njëjtin emër.

Emrat e zv/ministrave të tjerë ende nuk bëhen të ditur, por e vetmja e sigurt duket Rovena Voda, ish-shefja e Kabinetit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj emëruar në këtë detyrë në muajin maj 2017. Voda është konfirmuar se do të jetë një nga zv/ministrat e Brendshëm, krahas tre të tjerëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje