Jahtet luksoze, në 8 muaj u ankoruan 230 të tillë në portin e Durrësit

6 Tetor 2017, 09:32Sociale TEMA

Porti më i madh në vend, ai i Durrësit ankoroi nga janari në gusht 1290 mjete lundruese.

Statisitkat zyrtare tregojnë së mes tyte në kalata janë ankoruar dhe kanë marrë shërbimet e tyre, 230 jahte e veliera turistikee si dhe 3 kroçera me turistë nga vende të ndryshme.

Autoriteti Portual Durrës raportoi se në Terminalin e Udhëtarëve janë përpunuar 680 tragete.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në Terminalin Perëndimor, në atë Lindor dhe atë të Kontejnerëve në periudhën janar-gusht janë përpunuar 377 anije gjithsej, ose 30 anije më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2016. Numri më i madh i anijeve tregtare, saktësisht 162, është ankoruar dhe përpunuar në Terminalin Perëndimor. 127 të tjera janë përpunuar në Terminalin e Kontejnerëve, ndërsa në Terminalin Lindor janë përpunuar 88 anije gjithsej.

Gjatë 8 muajve të vitit 2017 në port janë përpunuar 2.4 milion ton mallra gjithsej, si dhe 664 mijë udhëtarë, bëri me dije APD.

Jahtet

Tetëmujori 2017 mban edhe numrin më të lartë të jahteve te ankoruar në Portin e Durrësit me 230 të tillë nga 218 që ishte numri përgjatë gjithë 2016.

Nga të dhënat e raportuara bëhet me dije se gjatë këtij viti janë ankoruar për herë të parë në Durrës një numër i madh jahtesh luksoze, me gjatësi deri në 100 metra, të cilat përveç qëllimeve turistike dhe të shërbimit kanë sjellë mysafirë edhe për bisedime me autoritetet shqiptare.

Vetëm gjatë muajit gusht 2017 në portin e Durrësit janë ankoruar 71 jahte, numri më i madh i kësaj kategorie mjetesh lundruese që kanë mbërritur në një muaj.

“Kalliste”, “Mirana”, “Sea Dew”, “Lucipara 2”, apo “Moonlight”, “”Kingdom”, “Anemos”, “Oktegon”, “Smile”, “Carpe diem”, janë disa nga emrat e jahteve me gjatësi të ndryshme dhe nga porte të ndryshme, që kanë zgjedhur të ndalojnë nga disa orë në një javë në portin më të madh të vendit tonë./monitor/

1 komente në “Jahtet luksoze, në 8 muaj u ankoruan 230 të tillë në portin e Durrësit”

  1. Qifja ut says:

    Mos kane ndaluar per te zbrazur WC………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje