FOTOT/ Hiqen inertet tek Piramida, Veliaj: Nuk do lejojmë askënd që ndot objektet e trashëgimisë kulturore

5 Tetor 2017, 18:18Sociale TEMA
FOTOT/ Hiqen inertet tek Piramida, Veliaj: Nuk do lejojmë askënd

Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rehabilitimin e Piramidës dhe të zonës përreth saj, e cila ishte pushtuar nga mbetjet dhe inertet.

Që në orët e para të mëngjesit, punonjës të Bashkisë kanë nisur punën për heqjen e inerteve duke i kthyer kësaj hapësire të qytetit dinjitetin e munguar në sytë e turistëve të shumtë vendas dhe të huaj që vizitojnë Tiranën.

“Nuk mund të lejojmë askënd që ndot objektet e trashëgimisë kulturore! Nisëm aksionin e largimit të inerteve përreth Piramidës, për t’i kthyer dinjitetin qytetit”, shkruan Veliaj në Facebook.

Piramida do të jetë e hapur për këdo që ka një ide që do t’i shërbejë qytetit, duke u shndërruar në një hapësirë funksionale për qytetarët me aktivitete e evente të natyrës artistike e kulturore.

1 komente në “FOTOT/ Hiqen inertet tek Piramida, Veliaj: Nuk do lejojmë askënd që ndot objektet e trashëgimisë kulturore”

  1. Marin says:

    O idiot rregolloje pra piramiden ca doni te boni ka 20vjet qe nuk vendosni Eshte normale qe te hedhin mberurinat ne nje objekt te braktisur lali kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje