Sekretari i organizimit administrativ, Bashkim Fino, ka nxjerrë disa dokumente të cilat përbëjnë analizën e zgjedhjeve të 4 viteve më parë me zgjedhjet e 25 qershorit të këtij viti.
Në këtë raport është bërë evdentimi i zonave të vendit të cilat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017 patën një rezultat më të ulët se 2013.
Në dokument përfshihen 120 njësi administrative vendore dhe 383 të tjera në shkallë vendi.
Në 16 bashki rezultati ka qenë 50% më i ulët ndërsa në bashkitë Devoll, Peqin e Kamëz të gjitha njësitë administrative janë më dobët se në vitin 2013.
Gjithashtu, Fino në këtë raport ka rreshtuar edhe shkaqet se pse është arritur një rezultat kaq i dobët në zgjedhjet e këtij viti.
Ndërkohë, nga foltorja e Asamblesë së PS-së, Bashkim Fino i kërkoi në mënyrë të prerë krerëve të PS-së në rrethe që mbajnë disa detyra apo postë të japin më mënyrë urgjente dorëheqjen.
“Kam një thirrje për kryetarët e PS-së, 61 të zgjedhur, nuk ka zgjedhje tani, por dua t’u them se ne jo pa qëllim kemi punuar e kemi vënë kryetarët funksionale me një pagë dinjitoze, me pagat e administratës, si asnjëherë tjetër më duhet të them që ata nuk janë funksionalë.
Ju kërkoj që brenda 10 ditëve të japin dorëheqjen, ta rishohin partinë, të bëjmë zgjedhje të reja në ato bashki.
Ne kryetarët i duam 24 orë në krye të detyrës.
Nuk bën dot të jesh edhe prefekt, edhe drejtor, edhe kryetar i PS.
Statusi ma njeh këtë të drejtë, po ju them që këta të japin dorëheqjen të hapim procesin për zgjedhjet edhe për kryetarin në ato njësi ku kanë edhe një mandat tjetër funksional”, tha Fino.
Po ky cpati? Vete ishte 2 vjet semure e vetem 2 muaj ka qw ka ardhur?