Astrit Patozi rrëfen marrëdhëniet e tij me Topallin dhe mungesën e saj në listën “anti-Basha”

7 Tetor 2017, 20:15Politika TEMA

Astrit Patozi ka folur në një intervistë për News 24, për mungesën e disa emrave të njohur si kritikë të Lulzim Bashës në platformën e Lëvizjes për pingritjen e PD-së.

I pyetur përse në këtë listë mungojnë emrat e Topallit, Imamit, Rulit etj, Patozi tha se ky dokument është nisja e lëvizjes.

“Për sa kohë platforma është një dokument dhe përderisa qëndron e hapur i mbyll diskutimet për emrat. Unë s’kam tagrin të flas sepse jam një nga nënshkruesit.

Ky dokument është nisja e një lëvizjeje. Unë kam respekt për çdo koleg, por çdo emër që përmendet është apo s’është e sposton vëmendjen nga dokumenti. Është një lëvizje politike që ka një platformë” , tha Patozi.

Ai është pyetur për marrëdhëniet e tij me ish-nënkryetaren tjetër të PD-së Jozefina Topalli.

“Kam marrëdhënie shumë korrekte si me shumë kolegë të tjerë.

Për publikun s’kanë asnjë lloj interesi marrëdhëniet personale.

A kontaktoj me të? Sigurisht që po.

Nuk kanë rëndësi  marrëdhëniet mes politikanëve. Unë sigurisht kam kontakt me çdo figurë dhe personalitet të PD-së dhe do vijoj të jem në kontakt me të gjithë dhe në nivele të ulëta dhe për anëtarësinë.

Vetëm një front i madh i bashkuar mund ta detyrojë zotin Basha që nëse ka ndërmend ta ringrejë PD-në.

Nëse ai dëshirë të ketë një PD të bashkuar dhe nuk ka mendjen e kolegut të Sali Berishës sigurisht që janë të gjitha mundësitë dhe ne i kemi shtrirë dorën”, tha Patozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje