Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi ka treguar arsyet pse nuk do ta këndojë nesër himnin e Italisë.
Ai tregoi se edhe kur ka qenë lojtar nuk e ka kënduar, duke preferuar që ta mbaj brenda vetës këtë emocion.
“Preferoja ta mbaja përbrenda atë moment, gjithmonë me respekt, duke dëgjuar dhe ndjerë ato emocione brenda meje. Do të bëj të njëjtën gjë edhe të hënën”, deklaroi Panucci për “Mediaset Premium”.
Nesër Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit eleminatore të kampionatit Botëror kundër “axurrëve” në “Loro Boriçi”.