Presidenti i Federatës së Italisë, Tavecchio: Kemi frikë nga Shqipëria

9 Tetor 2017, 18:34Sport TEMA

Në vigjilje të ndeshjes Shqipëri-Itali që do të luhet sot në orën 20:45 në Shkodër, u mbajt një ceremoni për ekspozitën e 4 trofeve të Kupave të Botës që ka fituar Italia. Në këtë ceremoni të zhvilluar në teatrin “Migjeni” në Shkodër mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, ambasadori i Italisë, por edhe dy presidentët e Federatave të Futbollit, Armand Duka i Shqipërisë dhe Tavecchio i Italisë.

Ky i fundit, në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie u shpreh: “Faleminderit për mikpritjen këtu në Shkodër. Jemi këtu në Shqipëri me një respekt të madh. Ndoshta edhe me pak frikë në fushën e lojës.

Kjo pasi duam të fitojmë, ashtu siç do edhe Shqipëria të fitojë. Le të fitojë më i miri. Jam i bindur se do të jetë një festë e madhe kjo sfidë, pasi është e para zyrtare që luhet në vendin tuaj mes Shqipërisë dhe Italisë”, tha presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Carlo Tavecchio.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje