Ndër 30 e kusur zv.ministra të qeverisë “Rama 2”, bie në sy emri i Dhimo Kotes, një mik personal i shefit të qeverisë, të cilin ky i fundit e ka njohur vite më parë nga ajo çfarë ka nxjerrë mendja dhe duart e mursiotit në kodrinat e e fushat e valëzuara të Xarës në cepin më jugor të Shqipërisë, një copëz atdhe që të gjithë do e dëshironim, por që të gjithë, veç atij dhe e ndoca të tjerëve, bëjnë çmos që ai mos bëhet.
Dhimo Kote i zgjedhur për të qenë në krah të Niko Peleshit në sfidën e madhe të bujqësisë, është arkitekti i plantacioneve të mandarinave, që padyshim përbën gjënë më të bukur që ka ndodhur në 27 vjet pluralizëm në Shqipëri; aq e bukur e madhështore, sa brezat e rinj, ato që edukohen në shkolla, duhet ta kenë në program sot vizitën në plantacionet e Xarës dhe një bisedë me Dhimon. Jo thjesht mbi bujqësinë, por mbi vizionin dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për të bërë gjëra të mëdha për veten dhe vendin.
I larguar së bashku me vëllezërit në Greqinë fqinje për të punuar si emigrant, aty nga fillimi viteve ’90, ai agronomi i lartë me sedër burri, nuk pranon të jetë argat i grekut, dhe kthehet së bashku më vëllezërit për t’ju futur aventurës së bujqësisë, në një kohë që bujqësia po merrte fund dhe kur agrumet e famshme të jugut po priteshin e digjeshin kriminalisht.
Por ai kthehet dhe i hyn tokës, me talent, aftësi, mençuri e vullnet, duke arritur që brenda disa vitesh të përfitojë prej saj, fillimisht shumë pak me grurë për pula, më pas me shalqij, e në fund hapur ciklin e mandarinave që sot vijon ta zgjerojë tregun në Europë pandalshëm. E bëri këtë duke kostuar dhe me xanxën “i çmendur”, të cilën ia ngjitën bashkëfshatarët, teksa e shihnin se si po shkonte kundër rrymës.
E sot, Xara, falë Dhimo Kotes, prodhon deri afro 20 mijë ton mandarina, ndërkohë që tregu i jashtëm i kërkon deri në 35 mijë ton. Po ashtu, ky fshat nuk njeh njerëz të papunë, ndërsa peisazhi që ofron me parcelat tejendanë, ngjan me një copës Zvicre reale në këmbët e Shqipërisë.
Gjatë viteve të qeverisjes së Berishës, ky i fundit financoi shtrimin e një rruge afro 10 km që lehtësonte aksesin e qarkullimit të mauneve me mandarina, nga pika e grumbullimit drejt aksit kryesor nacional, për të vijuar më pas drejt tregjeve shqiptare, kosovare e europiane, ku për herë të parë nuk pranoi ta priste vetë shiritin e inagurimit, duke ia dhuruar gërshërët Dhimo Kotes, punës të të cilit ia kishte dedikuar rrugën e financuar.
Për Dhimo Koten flitej që mund të zgjidhej dhe ministër nga Rama, porse në këtë mandat të dytë të mikut të tij edhe familjar, do jetë nr.2 i Bujqësisë. Përbetimi i tij, kur i thoshin që mund të jetë ministër, ishte se nuk do linte asnjë zyrtar në zyrë, por do iu mbathte çizmet për t’i nxjerrë në fushë, atje krah fermerit për çdo nevojë.
Ndër të tjera, ai ka një këshillë që ia thotë gjithnjë Ramës: “Mos thuaj ‘do bëj shtet’, se shtet bëri edhe Enver Hoxha; thuaj ‘do bëj treg”, duke nisur që nga ai i mendjes”
Edhe diçka tjetër: gjënë e fundit që mendon, ose që nuk e mendon fare, është largimi nga Shqipëria. Nuk e ka menduar as atëherë kur greku ia bënte me sy për xhepat plot dhrahmi, e ky fitonte vetëm 3 milion lekë në vit me grurë për pula. (Tesheshi.com)
Gjykoj si nji nga emerimet me racionale z. Kote. Eksporti, praktika e kooperimit modern perendimor, ferma edhe si nje destinacion turistik, ku te huaj habiten kur e vizitojne lidhen ne radhe te pare me filozofine e kthyer ne biznes racional ne Shqiperi, ne te njejtin mjedis si gjithe bizneset e tjera qe vetem ankohen, historikisht, por qe duhet ta marrin si model. Nuk eshte i vetmi!
ITe rinjve zv ministra dhe ministrit te nderuar, apo edhe kryeministrit ju sygjeroj degjojeni Dhimo Koten!
Respekt dhe optimizem!
Me ne fund lexuam nje artikull per nje njeri qe punon ne Shqiperi,pavaresisht se ky artikull u shkrua kur z.Dhimo (nuk besoj te jete ky emri I plote)u emerua zv.minister dhe me teper ka qellim te lartesoje ne syte e popullit kabinetin Rama . Nga ana tjeter hiqni dore nga mendime percmuese si ” argat I grekut” .Puna eshte pune dhe emigrantin Dhimo ne Greqi nuk do ta benin zv.minister . Po ata qe punijne ne Shqiperi ne firmat greke,italiane etj jane “argate te grekut,te italianit?” .Po z.Dhimo ne plantecionin e ti a nuk ka argate ? Dhe n.q.s. z.Dhimo eshte minoritar grek a nuk jane keta keta qe punojne tek ai “argat I grekut ” . Hiqni dore nga gjerat banale ,se nuk tregojne patriotizem sic e mendoni ju . Shkrimet ne gazeta duhet ti paraprijne mendimit europian ne Shqiperi . Ju lutem shume botoni komentin tim!
Perderi sa e lavderoni ju me siguri eshte nje mut rrenegati grekofon!
Per here te pare degjoj per kete njeri. E falenderoj me zemer. Te tille njerez duhen, jo denglaxhinj qe shullehen ne diell dhe s’ bejne asgje per vete e shoqerine, por vetem kritika keqdashese. Bravo!
Sec dalin disa te mencur dhe thone se SHqiperia paska mbetur te bujqesia (qe ne fakt e braktisi per shume vjet dhe akoma me keq vazhdon ta keqpedori token me shume perqindje,duke kultivuar bime narkotike). Tek bujqesia ne rradhe te pare qe ajo te mekembet mire drejt tregut,e pastaj le te ndertoje ”rraketa”
Gjithmone eshte folur se ne qote se e do punen gjeji njeriun qe din ta beje ate e thene ashtu sic thuhet rendom “Punes gjeji Njeriun jo njeriut ti gjesh pune” Mund ta themi me plot gojen se ky parim eshte zbatuar me se miri ne vendosjen e Agr.Dhimo Kokes si Zv.Minister i Bujqesise i cili si i dipllomuar ne ILB sotUBT nga kane dale specialiste te mbekullueshem dhe shume te afte shto dhe eksperiencen e fituar si emigrant ne Greqi beri te mundur venien ne jete te njohurive qe mori ne fakultetin e shkolles se DAKES (ne Kamezburg) keshtu e quamim me shaka ne ate kohe ILB) duke i kethyer ne nje mrekulli Shqiptare kodrat e Xares duke arritur te marri edhe 20.000 ton Agrume ne vit.Kjo edhe per mua eshte zgjedhja me e mire qe ka bere K/Ministri Rama dhe qe Niko Peleshi si Minister do e kete nje mbeshtetje te fuqishme per permbushjen e misionit qe i eshte ngarkuar.Me kete rrast dua te them se Z Dhimo ate Zaren e mbrekullushme ta zgjeroje por vemendja duhet te shkoje urgjent tek masivet e medhe si Lukova ,ksamili Bregdeti i Vlores te silat jane te gateshme me pak investime ato vihen ne funksion ashtu sic edhe kane qene por qe brenda “nates”u kethyen ne shkretetira per faqe te zeze te presish pemen per dru zjarri.Kjo ndodhi edhe ne vende te tjera por une po permend masivet e Luadhit te Celos dhe te Ploces ne Pogradec ku nje siperfaqe prej 2000 ha e gjitha e mbjelle me fruta te te gjidha llojeve “brenda Nates”u kethye ne shkretetire dhe u shnderrua ne dru zjarri kjo pasoje e politikes se jane mbjlle nga komunistet qe vetem ata e dine se cfare faji kishin pemet qe vetem fruta prodhonin.Ne nje mbledhje ne Ministrine e Bujqesise Ministrja e asaj Kohe Themie Thomaj ne fund te mbledhjes ngriti ne kembe Shefin e Bujqesise te Pogradecit dhe i tha:degjo ketu ti Fari Licko Daljen nga Qaf-plloca (ishin masivet e frutik.) e kini te mrekulluesme kurse Hyrjen ne Qaf-Thane per ne PG.e kini per faqe tuajen te zeze merrni masa me nje here. U tha dhe me nje here filloj puna u ngrit brigada e traktoristeve dhe personeli qe do merrej me masivin prej 150 ha peme frutore filoj puna qe edhe sot sa fillon zbritjen na qafen e thanes shiko tarracat e lena ne gjysem qe kerkojne te kethejne masivin ne peme frotore e kete bllok si dhe shume te tjere mund ti beje realitet MB ZNiko Peleshi dhe posacerisht Z.DHIMO KOTE duke i shderruar ashtu sic beri Xaren.Edhe nje hollesi piketimin e masiveve ne Plloce dhe ne qaf -thane e realizuam me nje ish te burgosur politik i cili kish piketuar edhe masivin e Lukoves ku punonin edhe te burgosurit dhe per tu habitur se piketimin e bente me nje PLUMCE TOPI jo me aparate e pra me ato duar te arta qendiste tarracat plloc dhe qaf-thane ai ishte i pa harruari ALI HOXHA nga fshati Cerrave.
Z. Alban te mos keq kuptohesh por ta mesojne edhe ata qe se dinje se fshati Mursi si dhe gjithe fshatrat e bregdetit jane te krishter orthodhoks qe gjuha e nenes eshte gjuha shqipe dhe besoje se autori me shpehjen ( argat i grekut) leper tu kuptuar ka punuar si emigrant.
Te lumt z. Dhimo
E po normal o njerez nuk eshte “vellau” i Klodian Zaimajt !! Eshte autoctonus nga ata qe dine vetem te ndertojne dhe ti japin kuptim jetes … nuk eshte i ardhur zaptues tokash qe per moto kane “erresiren” dhe perçundosjen e shpirtit njerezor. Fatkeqesisht kjo lloj “specie” si Kote eshte ne zhdukje e siper ne Shqiperi .. vertet per te ardhur keq !!! Ky eshte njeriu i “vjeter” i rritur dhe edukuar ne kohen e vlererave ne kohen e PPSH ose kohen e dulles si kane qejf te thone tani . Ndersa “njeriu i ri” i demokarcise njeriu i antivlererave sot behet deputet krietar partie drejtor dhe “ideator” . Ka mare per keq kjo pune or vellezer nuk ka kethim pas
Rama ka bere zgjedhjen e duhur.
Dhimo tani ka rastin ta shpalosi talentin ne nje plan kombetar, te filloje transformimin e bujqesise sipas filozofise dhe eksperienses se tij.
Krijimi i pikave te referimti ne te gjitha zonat e vendit.
Nuk do te jene ishuj te izoluar por diej te vejel qe do gjallerojne cdo gje reth tyre.
Natyrisht qe duhen para, duar e mendje punetore, por besoj se bankat gjermane do te binden qe kthimi I kredive do te jete i sigurte.
Mos eshte pak e ekzagjeruar 20 mije tonelata mandarin, vetem ne Xare?